Sigal

Elseid Hysaj dhe Thomas Strakosha do të vihen ballë përballe me njëri tjetër në sfidën Lazio-Napoli.  Përveç se do të jetë ndeshja e parë për të dy ekipet në Serie A për sezonin e ri, kjo sfidë përkon edhe me debutimin e Carlo Ancelotti-t si trajneri i ri i nën-kampionëve të Serie A sezonin e kaluar.

Kjo sfidë mund të quhet një derbi shqiptarësh pasi tekniku Simone Inzagi do të ketë në ekipin e tyre tre shqiptar, Riza Durmishi, Valon Berisha, Thomas Starkosha, ndërsa nga ana tjetër rival i tyre do të jetë Elseid Hysaj. Durmishi dhe Berisha nuk do të luajnë për shkak se janë të dëmtuar, ndërsa Strakosha pritet të jetë një nga titullarët e sfidës.

Në një deklaratë për mediat tekniku u Napolit është ndalur dhe ka folur për sfidën e sotme. Për debutimin e tij Ancelotti është shprehur:

“Jam i emocionuar, mjaft i lumtur sepse rikthehem në Itali pas 9 vitesh. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Sa kohë do të duhet për të parë Napolin e vërtetë? Mendoj se që me Lazion do të jemi të balancuar. Disa teste kanë shkuar mirë, disa të tjerë më keq, por kur ndryshon, koha është e domosdoshme dhe mos prisni ndonjë revolucion nga unë. Sfida me Lazion? Nuk do të jetë e lehtë, sepse do të kemi përpara një skuadër që luan shpejt, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm nëse duam që ta nisim mirë.”