Ambasada e SHBA pranë Kombëtares: Forca Shqiponja!

523
Në ditën e përballjes me Zvicrën, Ambasada amerikane në vendin tonë i jep zemër kombëtares shqiptare të futbollit. “Suksese skuadrës kombëtare shqiptare të futbollit në ndeshjen e sotme kundër Zvicrës. Forca shqiponja!”, shkruan ambasada në faqen zyrtare në Facebook. Ndërkohë pak orë para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Zvicrës, qyteti francez i Lens ku do të mbahet sfida, është mbushur me tifozë shqiptarë të mbërritur nga vende të ndryshme të Europës dhe natyrisht nga Shqipëria e Kosova. Kjo është hera e parë që Shqipëria luan në një Kampionat Europian futbolli dhe veçanërishtsfida me Zvicrën pritet me një interes të madh, për shkak të disa futbollistëve shqiptarë që luajnë me kombëtaren helvete.
Sigal