Altin Përgjegji: Në Lezhë, xhudon po e ushtrojmë si “shkollë” të arteve marciale

777
Nga Preng GJIKOLA 
XHUDO/ Flet për “Telegraf” trajneri i ekipit Kombëtar të këtij sporti, ja rezultatet e fundit në “Prilep-City. Hero 2017” 
Edhe pse në vështirësi ekonomike, xhudistët e Besëlidhjes nën drejtimin teknik të trajnerit lezhjan Altin Përgjegji, po arrijnë rezultate të mira në aktivitetet ndërkombëtare. Ditë më parë, ata morën pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Prilep-City. Hero 2017”, i cili u mbajt në Prilep të Maqedonisë. Mes 7 shteteve ballkanike, Besëlidhja si i vetmi ekip shqiptar pjesëmarrës në këtë aktivitet ndërkombëtar, u përfaqësua nga tre xhudistë: Luigj Vataj, Martin Prendi dhe Aleksandër Gjeçi. Xhudistët lezhjanë në këtë turne ballkanik ja dolën që të fitonin 3 medalje, 2 ari dhe 1 bronzi. Xhudisti Luigj Vataj, në tri ndeshje të zhvilluara mori tre fitore dhe u shpall kampion duke marrë Medaljen e Arit.

Ndërkohë, xhudistët e Besëlidhjes që nga organizimi i tyre profesionist nën drejtimin teknik të trajnerit lezhjan Altin Përgjegji, kanë marrë shumë trofe, jo vetëm në Shqipëri e Ballkan, por edhe në Evropë. Tani ata janë duke u përgatitur për Kampionatin Botëror të U 21, që do të zhvillohet së shpejti në Kroaci, ku do të përfaqësohen nga xhudisti 15 vjeçar Luigj Vataj, ku janë të bindur se nuk do të dalë nga zona e medaljeve. Trajneri Altin Përgjegji, i cili që nga viti 2010 është me licencë të Klasit A, njëherësh edhe trajner i ekipit Kombëtar të xhudos, për gazetën “Telegraf” theksoi se, gjatë veprimtarisë “Prilep-City. Hero 2017” që u mbajt në Prilep të Maqedonisë, xhudistët tanë bënë një paraqitje dinjitoze, duke fituar dy medalje të arta dhe një të bronztë. “Kjo është një arritje impresionuese për ne, dhe për më tepër, për vetë sportistët që ende janë në një moshë shumë të re. Unë si trajner jam i kënaqur me paraqitjen e sportistëve, të cilët janë mjaft premtues dhe japin garanci për të ardhmen e këtij sporti luftarak. Mendoj se, sporti është aktiviteti kryesor që ia kalon edhe diplomacisë në promovimin e vlerave dhe të simbolit tonë kombëtar, pasi në çdo start aktiviteti shpaloset flamuri kombëtar dhe këndohet himni, si edhe kur sportistët futen në zonën e medaljeve”, kështu theksoi fillimisht Përgjegji, duke mos harruar edhe kërkesat për vazhdimësinë. “Si të gjitha disiplinat e tjera, shumësportëshi në Lezhë, por edhe në mbarë Shqipërinë, kanë një mbështetje fare të vogël, apo aspak. Ndërsa te ne, me sponsorizimin e prindërve të xhudistëve mbulohen të gjitha shpenzimet, të cilët na kanë nderuar në arenën ndërkombëtare. Tani jemi duke u përgatitur për aktivitetin e radhës, që është kampionati Botëror i Xhudos për moshat U-21, i cili do të mbahet së shpejti në Kroaci. Besëlidhja do të përfaqësohet nga xhudisti 15 vjeçar Luigj Vataj, dhe unë jam i bindur se do të mbetet në zonën e medaljeve. Vataj është një sportist i kësaj disipline sportive që i përket zhanrit luftarak të sporteve marciale, është një sportist mjaft premtues për të ardhmen, ndaj po punojmë intensivisht, jo vetëm me këtë sportist, por me të gjithë ata që janë të grumbulluar me Besëlidhjen”. 
 
Xhudistët e Besëlidhjes janë të organizuar në këto grupmosha: 6-12 vjeç, grupi i fëmijëve; 13-18 vjeç, grupi i të rinjve; mbi 18 vjeç të rriturit. Grupmoshat e vogla trajnohen nga zëvendës-trajneri i Besëlidhjes, Enrik Koca, ndërsa të rinjtë dhe të rriturit trajnohen nga trajneri i Besëlidhjes, dhe njëkohësisht edhe i ekipit Kombëtar të Xhudos, Altin Përgjegji
NDESHJET DHE REZULTATET
Xhudisti Luigj Vataj zhvilloi këto ndeshje:
1.Vataj (Besëlidhja, Shqipëri)-Mustafa (Kosovë)/ Fitues doli Luigj Vataj.
2.Vataj (Besëlidhja, Shqipëri)-Side (Bullgari)/ Fitues doli Luigj Vataj.
3.Vataj (Besëlidhja, Shqipëri)-Todorov (Bullgari)/ Fitues doli Luigj Vataj.
Me 3 fitore në 3 ndeshje, xhudisti Luigj Vataj u shpall kampion dhe mori Medaljen e Arit.
Xhudisti Martin Prendi zhvilloi këto ndeshje:
1.Prendi (Besëlidhja, Shqipëri)-Zarogos (Greqi)/ Fitues doli Martin Prendi.
2.Prendi (Besëlidhja, Shqipëri)-Petrovski (Bullgari)/ Fitues doli Martin Prendi.
3.Prendi (Besëlidhja, Shqipëri)-Katzanristovs (Greqi)/ Fitues doli Martin Prendi.
Me 3 fitore në 3 ndeshje, xhudisti Martin Prendi u shpall kampiona dhe mori Medaljen e Arit.
Xhudisti Aleksandër Gjeçi zhvilloi këto ndeshje:
1.Gjeçi (Besëlidhja, Shqipëri)-Mustafa (Kosovë)/ Fitues doli Aleksandër Gjeçi.
2.Gjeçi (Besëlidhja, Shqipëri)-Veliu (Kosovë)/ Fitues doli Veliu, Kosovë.
3.Gjeçi (Besëlidhja, Shqipëri)-Bejto (Kosovë)/ Fitues doli Aleksandër Gjeçi.
Me 2 fitore në 3 ndeshje, xhudisti Aleksandër Gjeçi zuri vendin e 3-të dhe mori medalje Bronzi. 
RENDITJA E FIFA-s
Shqipëria zbret 5 vende, goditje pas dy humbjeve
Dje, FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare për muajin tetor 2017, e cila zakonisht publikohet pas datës 10 të çdo muaji. Duke qenë se janë mbyllur të gjitha ndeshjet kualifikuese në grupe dhe sot hidhet shorti i ndeshjeve play-off, FIFA nuk mungoi t’u tregojë skuadrave kombëtare se si janë paraqitjet e tyre në renditjen e saj. Ndërkohë, Kombëtarja jonë ka humbur 5 vende në këtë renditje, duke zbritur në pozicionin e 71-të. Natyrisht që kjo rënie vjen pas dy humbjeve të pësuara me Spanjën dhe Italinë, por në këtë vend Shqipëria kishte kohë që nuk kishte zbritur. Kosova i humbi ndeshjet me Ukrainën dhe Islandë, por në këtë renditje ka fituar 1 pozicion, duke mbajtur vendin e 183-të. Nga skuadrat që ndodheshin në Grupin G kualifikues të zonës së Evropës, Spanja ka ngjitur 3 vende, Franca 1 vend, ndërsa Maqedonia bën kërcimin më të madh me 18 vende. Izraeli dhe Litehshteini, nuk patën lëvizje. Ndërsa renditja në krye (Top 10), nuk ka pësuar ndryshime, teksa 6 vendet e para vazhdojnë të mbahen nga Gjermania, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika dhe Polonia.
RENDITJA TOP 10
Skuadrat Pikë +/-
1.Gjermania 1631 0
2.Brazili 1619 0
3.Portugalia 1446 0
4.Argjentina 1445 0
5.Belgjika 1333 0
6.Polonia 1323 0
7.Franca 1226 +1
8.Spanja 1218 +3
9.Kili 1173 0
10.Peru 1160 +2
GRUPI G/ BOTËRORI 2018
Skuadrat Pikë +/- 
7.Franca 1226 +1
8.Spanja 1218 +3
71.Shqipëria 498 -5
82.Izraeli 420 0 
85.Maqedonia 410 +18
187.Litehshtei 54 0
Sigal