Alternativa e Javier Pastore-s, Inter në negociata me Manchester United

596
Mes tyre nuk mund të thuhet se ka një raport pozitiv duke i shtuar këtu edhe refuzimin apo këmbënguljen e zikaltërve për të mos iu shitur në verë kroatin Ivan Perisiç, por duke iu referuar “FcInterNews” dy skuadrat, Inter dhe Manchester United po diskutojnë për kalimin e armenit Mkhitaryan në Milano.
Sipas “FcInterNews” objektivi primar mbetet futbollisti i Paris SG Javier Pastore por në rast dështimi të këtij transferimi alternativa është Henrik Mkhitaryan.
Më tej edhe “sportmediaset” shkruan se Walter Sabatini ka biseduar për këtë operacion me Mino Raiola, agjentin e lojtari, duke marrë edhe sinjale pozitive. Për më tepër, as Manchester United nuk do të kundërshtonte transferimin në formën e huasë në Milano, si një klauzolë në këto negociata.
Sigal