Alexandër Khatskeviç: Në Shqipëri, shkojmë për të fituar

556
Nga Agron KAJA
UEFA EUROPA LIGË/ Nesër në “Elbasan Arena” luhen ndeshja e kthimit me Dinamon e Kievit, trajneri ukrainas deklaron objektivin
Nesër në “Elbasan Arena”, skuadra e Skënderbeut do të luajë ndeshjen e katërt në Grupin B të UEFA Europa Ligë. Ukrainasit e Dinamos së Kievit do të jenë mysafirët e korçarëve, të cilët në ndeshjen e parë në Kiev, kanë fituar me rezultatin 3-1. Në një ndeshje të nisur mirë për Skënderbeun, por që u mbyll me humbje, trajneri i Dinamo Kievit, Alexandër Khatskeviç, e sheh të domosdoshme vëmendjen ndaj korçarëve. Për mediat ukrainase, tekniku i Dinamos së Kievit ka deklaruar se, pavarësisht që skuadra e ka arritur tashmë kualifikimin, ata do të jenë në Shqipëri vetëm për fitore. “Ne jemi të kualifikuar tashmë, por kjo nuk na bën që ndeshjet e radhës t’i nënvleftësojmë. Të enjten shkojmë në Shqipëri për t’u ndeshur me Skënderbeun, dhe për ne do të jetë sfidë për t’u fituar dhe për të marrë tre pikët. Ne duam që të forcojmë pozitën tonë si vend i parë në grup, dhe nuk duam që t’ia lëmë në dorë Partizanit të Beogradit apo Young Boys-ve. Në Shqipëri do të shkojmë për fitore”, kështu ka deklaruar dje trajneri i ukrainasve, për ndeshjen e nesërme me Skënderbeun, që do të nisë në orën 21:05, në “Elbasan Arena”. Dinamo ndodhet në vend të parë në grup dhe e ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Europa League, faktor ky që shton shpresat te kampi korçar për një fitore të mundshme, pasi ukrainasit nuk janë të motivuar. Por ka qenë trajneri vetë i Dinamos së Kievit, Alexandër Khatskeviç, ai që ka dhënë një deklaratë që u ka “prerë shpresat” korçarëve. “Të dy skuadrat i kanë shanset për ta fituar këtë ndeshje, por ne mbetemi në synimin tonë për tri pikët”. Në takimin e parë në Kiev, kujtojmë që golat u shënuan, së pari nga Muzaka për Skënderbeun në minutën e 39-të, ndërsa me fillimin e pjesës së dytë, ukrainasit shkarkuan tre golat e fitores, me autorë Sidorçuk në minutën e 47-të, Zhunior Moraes në minutën e 49-të dhe Mbokani në minutën e 65-të me penallti. Ky është takimi i fundit i Skënderbeut që do ta luajë në Elbasan, ndaj mendohet se do të ndiqet nga një numër i madh tifozësh, kryesisht ata korçarë, të cilët nuk kanë munguar edhe në transfertën e ndaluar për ta në Beograd.
Ne jemi të kualifikuar tashmë, por kjo nuk na bën që ndeshjet e radhës t’i nënvleftësojmë. Të enjten shkojmë në Shqipëri për t’u ndeshur me Skënderbeun, dhe për ne do të jetë sfidë për t’u fituar dhe për të marrë tre pikët
UEFA EVROPA LIGË
Grupi B/ Ndeshjet nesër
E enjte, 23 nëntor 2017 
Partizan-Jang Bojs 21:05
Skënderb.-Dinamo K 21:05

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Dinamo K 4 10
3.Partizan B 4 5
2.Jang Boys 4 3
4.Skënderbeu 4 2
Ndeshjet e mbetura
Datë 7 dhjetor 2017 
Jang B-Skënderbeu 19:00
Dinamo K-Partizan B 19:00
Ndeshjet e Skënderbeut
Datë 14 shtator 2017 
Dinamo K-Skënderb. 3-1
Datë 28 shtator 2017 
Skënderbeu-Jang B 1-1
Datë 19 tetor 2017 
Skënderbeu-Partizan 0-0
Datë 2 nëntor 2017 
Partizan-Skënderbeu 2-0
BILANCI
Nd 4, F 0, B 2, H 2, G 2:6
Sigal