Aleko Bregu: Nuk ngurroj ta quaj Skënderbeun, Kampion. Kampionati do ashpërsohet në vazhdimësi

718
Nga Agron KAJA
KATEGORIA SUPERIORE/ Mbyllet java e 23-të, flet ish-futbollisti i Dinamos dhe Kombëtares, veçon ndeshjet në Gjirokastër dhe në Shkodër
Dje u mbyllën ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, cilën do të veçoni si më të mirën nga të pesta këto sfida?
Nga të gjitha ndeshjet, mund të veçoj lëvizjet e Vllaznisë për t’i shpëtuar rënies nga Kategoria Superiore. Edhe Luftëtarin ke kënaqësi ta shohësh se sa i harmonizuar luan, ndërsa skuadrat e tjera janë në luftë për synimet e tyre.

Me rezultatet që u arritën, mendoni se ato ishin në logjikën e lojës që prodhuan skuadrat?
Të gjitha skuadrat u munduan të jepnin maksimumin, por më shumë treguan se nuk kanë stabilitet nga java në javë. Kështu thuhet për Flamurtarin e Partizanin sot, por edhe Kukësin disa javë më parë. Rezultatet erdhën si rrjedhë e lojës, i mendoj të drejta.

Cila skuadër ka zhgënjyer në këtë javë, dhe arsyet pse?
Natyrisht që janë Flamurtari me Partizanin, jo vetëm se nuk arritën rezultatet e synuara, por edhe se loja e tyre nuk ka qenë në nivelet e ndeshjeve të kaluara. Të dyja këto skuadra duhet të kenë stol më të fortë për të përballuar ngarkesën që sjell Superiorja në 36 javë.

Po skuadra që për ju meriton notën më të mirë të javës, cila është?
Për javën e 23-të unë do të veçoj dy skuadra: Luftëtarin e Vllazninë. Luftëtari po tregohet një skuadër simpatike dhe dora e Hasan Likës po jep efekte pozitive. Ndërsa për Vllazninë, them se duhet të besojë më shumë në potencialet që ka brenda saj.

Skënderbeu u shkëput +14 pikë nga vendi i dytë, mund ta quajmë skuadrën korçare që tani Kampione të këtij sezoni?
Unë nuk do të nguroja ta quaj Kampione, madje këtë mendim e kam pasur që kur Skënderbeu luante paralelisht edhe në Evropë, por edhe në Superiore me rezultate pozitive. Me shkëputjen që ka krijuar, korçarët duhet ta mbajnë këtë pozicion, sepse ka një skuadër të nivelit evropian.

Lushnja tashmë e ka “prerë” biletën për në Kategorinë e Parë, po skuadrën e dytë që do ta shoqërojë atë, për cilën mendoni?
Më vjen keq që në këtë “valle” janë dy nga skuadrat më të vjetra e më të mira të futbollit shqiptar, Vllaznia me Teutën. Lufta mes tyre do të vazhdojë, por edhe ndonjë skuadër tjetër duhet të ketë kujdes, sepse në 13 javët e mbetura janë edhe 39 pikë në lojë.

Me këto diferenca që kanë krijuar skuadrat në renditjen e 23 javëve, ku e mendoni se do të zhvillohet luftë më e ashpër në vazhdimësi?
Më shumë në vendet e fundit të renditjes, por edhe në ato të kreut. Sepse vetë pozicionet e tyre dhe afërsia në pikë, e bëjnë edhe më të ashpër e më të fortë vazhdimësinë, duke përjashtuar Lushnjen e zbritur nga kategoria, ndoshta edhe Skënderbeun në krye të tabelës.

Si kanë qenë gjykimet e arbitrave në këtë javë të 23-të të Superiores?
Veç pretendimit të Partizanit që u ankua pas ndeshjes me Teutën, se arbitri kishte shtuar dy minuta më shumë nga shtesa që u dha në tabelë nga arbitri i katërt, në të gjitha ndeshjet e tjera nuk u pa ndonjë gabim që të ndikonte në rezultatin e ndeshjes. E mendoj një javë të mirë për gjykimet, ndërsa gjatë këtij sezoni, gabimet e tyre kanë qenë vetëm njerëzore.
Për ndeshjet e javës së 24-të, do të veçoj si më interesante Partizani-Luftëtari, jo vetëm për pozicionet e afërta mes tyre në renditje, por edhe pse gjirokastritët e kanë mundur thellë 5-0 në fazën e dytë
Bregu për shkarkimin e Starovës
“Mendoj se drejtuesit e Partizanit po tregohen të padurueshëm, nuk po tregohen objektivë në realitetin dhe perspektivën. Këtë nuk e shohim në futbollin evropian, e në këtë rast, drejtuesit e Partizanit nuk duhet të rendin pas Evropës, pa pasur mundësitë reale ta kapin atë”.
13 gola
Ky ishte numri i golave të shënuar në pesë ndeshjet e javës së 23-të të Kategorisë Superiore, mesatarja 2.6 gola për ndeshje
Rezultatet-Java e 23-të
Datë 4 mars 2018 
Lushnja-Kukësi 1-2
Shënues: Canka 45+1’/ 
Idrizi 42’, Guri 43’
Skënderbeu-Laçi 4-0
Shënues: Aliti 4’, 
Soue 36’, 56’, Krasniqi 84’
Teuta-Partizani 1-1
Shënues: Moçka 90+5’/ 
Progni 25’
Dje, datë 5 mars 2018 
Luftëtari-Kamza 1-0
Shënues: 
Vllaznia-Flamurtari 3-0
Shënues: Vucaj 13’, 
Sukaj 37’, 48’

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 23 53
2. Kukësi 23 39
3. Flamurtari 23 36
4. Luftëtari 23 34
5. Laçi 23 33
6. Partizani 23 32
7. Kamza 23 32
8. Vllaznia 23 25
9. Teuta 23 22
10. Lushnja 23 10

Ndeshjet-Java e 24-t
Datë 10 mars 2018 
Partizani-Luftëtari 
Kukësi-Teuta 
Skënderbeu-Lushnja 
Kamza-Vllaznia 
Laçi-Flamurtari 
Sigal