Alban Pambuku (specialist i sporteve, Bashkia Barat) Bashkia është në krah të këtij shqetësimi qytetar

666
Edhe në Bashkinë e Baratit ishin në ritmikën e opinionit qytetar, lidhur me ndeshjen “ekstra”që FSHF-ja e kohës shpiku në fundin e edicionit futbollistik 1999-2000. Këtë e konfirmon specialisti i sporteve në bashki, Alban Pambuku, i cili njëherësh shprehu gatishmërinë e institucionit për këtë shqetësim qytetar. “Nëse ka diçka tani, kjo është normale të përflitet për atë moment që ndoshta është dukur i harruar. Ajo ndeshje “esktra”që sajoi FSHF-ja nuk ishte (dhe nuk është) ligjërisht e rregullt. Ne si bashki jemi të gatshëm që të lobojmë kudo në rrugë ligjore, për të marrë atë që padrejtësisht na është vjedhur”.
Sigal