Alban Bushi: Në fitoren me Islandën, skuadra tregoi vlerat më të mira

567
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Pas fitores së parë për kualifikueset e Evropianit të moshës 21-vjeçare, flet tekniku kuqezi
Keni fituar ndeshjen e parë në kualifikueset e Evropianit për moshat U21 vjeç, si ndjeheni?
Një fitore që më ka bërë shumë entuziast. Skuadra tregoi vlerat e saj më të mira në fitoren me Islandën, vlera të cilat kanë qenë prezent edhe në dy ndeshjet e para. Por, nëse në to nuk ka qenë fati me ne, në këtë fitore të merituar, fati ishte në plan të dytë.

Përpos fitores, pse ndjeheni i kënaqur me skuadrën?
Sepse në këtë ndeshje, gjithçka shkoi mirë. Ne luajtëm me 1-4-4-2, ku mesi i fushës funksionoi shumë mirë, por edhe krahët hapeshin. Jam i kënaqur sepse skuadra u paraqit mirë në lojë, dhe këtu shoh se kemi shumë lojtarë premtues për ekipin e parë përfaqësues.

Motivimi i skuadrës pas humbjes me Irlandën, ky ishte faktori kryesor i fitores me Islandën? 
Para kësaj ndeshjeje, thuajse nuk u fola fare lojtarëve, por ju dhashë kurajën me pak fjalë, se “…Ju do ta fitoni këtë ndeshje, sepse jeni më të mirë se kundërshtari. Sepse Islanda nuk ka as Mesi dhe as Ronaldo…”. Ndaj unë ndjehem krenar që drejton lojtarë të tillë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Natyrshëm që nevojitet edhe kualiteti, të cilin Shqipëria ka nisur ta ketë.

Si u paraqit skuadra në këtë fitore me islandezët?
E rëndësishme është që kemi krijuar raste, edhe në ndeshjen e parë edhe ndaj Irlandës. Por, ndonjëherë shpërblehesh kur mundohesh dhe krijon raste. Nuk shpërblehesh kot. Për këtë jam edhe më i lumtur, sepse bëmë një lojë shumë të mirë, një paraqitje fantastike. Nuk i lamë hapësira kundërshtarëve.

E kishit njohur më parë kundërshtarin, apo njohjet ishin vetëm në fushën e lojës?
Kundërshtarët i kishim pak të vështirë t’i analizonim përpara ndeshjes, sepse analizuam vetëm një ndeshje të përpara gjashtë muajve me Gjeorgjinë dhe ishte e vështirë. Menduam që topin ta luanim gjithmonë poshtë, ndryshe nga sa ndodhi në Irlandë, ku provuam topat e gjatë.

Po pësimi i golave nga goditjet standarde, sa ju ka shqetësuar ju si trajner?
Kam shqetësim për këtë fakt, dhe gjithë kohën u kërkoj lojtarëve të mos shkaktojnë faulle. Goli i dytë u pësua shumë lehtë, por problemi lindi që në momentin e shkaktimit të faullit. Nëse me Irlandën shkaktuam shumë faulle, ndaj Islandës më pak, e kjo tregon përmirësimin në këtë tregues.

Keni pretenduar se në skuadrat e tjera ka lojtarë me moshë më të madhe, pse ndodh kështu me skuadrën tonë?
Aktualisht, ne po luajnë me kundërshtarë dy vjet më të mëdhenj. Të tillë ishin edhe islandezët, të cilët janë edhe në mesin e sezonit, por sërish ne e dominuan ndeshjen. Tek ne, pjesa më e madhe e ekipit është e ditëlindjes 1998, të cilët do të jenë bazë edhe për edicionin e ardhshëm.

Data 4 shtator ju bën supersticioz, apo ju besoni në realitetin e skuadrës që drejtoni?
Për mua është një datë fatsjellëse, më kujton atë fitore të madhe me Greqinë. Por, uroj që të kemi fat edhe në data të tjera, ndërkohë që tani mendojmë për ndeshjen me Islandën, këtu në fushën tonë.

Edhe këtë ndeshje të kthimit, mendoni që ta fitoni përsëri?
Tashmë na duhet që të shijojmë këtë fitore që arritëm, dhe më pas të mendojmë për dy ndeshjet e tjera. Por, edhe pse nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, synimi ynë do të jetë vetëm për të fituar, si me Islandën më 10 tetor, ashtu edhe me Irlandën e Veriut në datën 10 nëntor 2017.
Mendoj se në këtë ndeshje, gjithçka shkoi mirë. Ne luajtëm me 1-4-4-2, ku mesi i fushës funksionoi shumë mirë, por edhe krahët hapeshin. Jam i kënaqur, sepse skuadra u paraqit mirë në lojë, dhe këtu shoh se kemi shumë lojtarë premtues për ekipin Kombëtar
U21/ Evropiani 2019
Grupi 2/ Ndeshjet
Datë 12 qershor 2017
Shqipëri-Estoni 0-0
Datë 31 gusht 2017 
Irlanda V-Shqipëri 1-0
Datë 4 shtator 2017 
Islandë-Shqipëri 2-3
Dje, datë 5 shtator 2017 
Estoni-Spanjë 
Sllovaki-Irlanda V 

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Irlanda V 2 /6
2.Shqipëria 3 4
3.Sllovakia 2 /3
4.Estonia 4 /1
5.Islanda 1 0
6.Spanja 1 /0
Ndeshjet e tjera
Datë 10 tetor 2017 
Shqipëri-Islandë
Datë 10 nëntor 2017 
Shqipëri-Irlanda V
Sigal