Alban Bushi: Fitorja me Kosovën na motivon, të japim 150 për qind ndaj Anglisë

442
Sigal

Trajneri i Shqipërisë U21, Alban Bushi doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Ish-sulmuesi i kombëtares foli për ndeshjen e foli për duelin që do të luhet në “Loro Boriçi” duke u shfaqur optimist për një rezultat pozitivë.

“Anglia është një ekip i fortë dhe i ka fituar të gjitha ndeshje. E dimë forcën e tyre dhe çfarë duhet të bëjmë. Duhet të shmangim çdo dyluftim, fizikisht janë më të fortë. Janë të shpejtë dhe i kemi marrë masat. Kam shumë besim se ekipi nesër do të bëjmë maksimumin. Një ekip si Anglia përballohet vetëm nëse jep 150% nga vetja.

Është një ndeshje që do shumë durim. Është një ndeshje që duhet pritur. Kemi përballë një ekip që e kontrollon topin, nuk të lë hapësira dhe për këtë jemi përgatitur. Duhet durim dhe sakrificë. Duhet të luftojmë për njëri-tjetrin, dukë dhënë maksimumin.

Anglia ka objektiv fitimin e Kampionatit Europian. Kanë një ekip të rinj në moshë dhe me vlera. Luajnë me ekipe shumë të mëdha. Jemi të përgatitur për këtë gjë. Do të jetë një Shqipëri shumë e fortë. Rezultatin nuk e kemi ne në dorë, por duhet të luftojmë, t’i bëjmë hyzmetin dhe të sakrifikojmë për njëri-tjetrin, për veten tonë, për ekipin, për Shqipërinë.

Fitorja e parë në kualifikuese ishte ndaj Kosovës. Na motivon ky 3 pikësh. Pse mos pretendojmë një rezultat pozitiv ndaj Anglisë, për të pasur idetë e qarta përse po pretendojmë. Gjithsesi duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të dimë kush është Anglia dhe kush jemi ne. Unë e kuptoj çfarë pret publiku. Pret që ne të luftojmë dhe të luajmë futboll të bukur. Tifozët dhe ne jemi të kënaqur nëse kemi djersitur bluzën, pavarësisht nga rezultati. Kemi menduar strategjinë tonë. Do mundohemi të luajmë topin poshtë dhe shpejt, si dhe të jemi sa më të qartë në sulm. Mund të dalim dhe me një rezultat pozitiv pse jo”, deklaroi Bushi.