Alarmohet Paris SG, pas Neymar edhe Mbappe në pikëpyetje për Real-in

684
Dy ndeshje radhazi të fituara me të njëjtin rezultat ndaj një kundërshtari dhe po me të njëjtat pasoja, Paris SG me shumë mundësi ndaj Real Madrid do të paraqitet e gjymtuar.
Në të njëjtën ditë që Neymar lajmëroi se do të kryente operacionin dhe do të humbiste ndeshjen me “galktikët” duket se ka marrë me vete edhe shokun e skuadrës, Mbappe-n.
Në ndeshjen e fituar mbrëmë me shifrat 3-0 kundër Marseille-s për Kupën e Francës Mbeppe e nis nga minuta e parë, por talenti francez nuk zbriti në fushë për pjesën e dytë.
Lojtari u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes, por, edhe pse vazhdoi deri në pushim, trajneri Emery vendosi ta zëvendësojë atë. Edhe pse shkalla e lëndimit të tij nuk dihet, ai ka frikësuar ambientin në klub, të paktën derisa të kryhen vizitat përkatëse në orët e ardhshme.
Ndërkohë, duke folur pas ndeshjes, Unai Emery u mundua t’i qetësojë të gjithë, duke thënë: “Kylian u godit në kyçin e këmbës, kërkoi të largohej dhe të mos luante në pjesën e dytë. Goditja nuk është e rëndësishme, ai mund të luajë kundër Real Madridit”. Duke marrë parasysh dallimet midis vlerësimeve të Emery dhe realitetit me dëmtimin e Neymar, ne do të duhet të presim për deklaratën zyrtare të klubit, duke specifikuar shkallën e goditjes së marrë nga Mbappé.
Kujtojmë se për blerjen e këtyre dy lojtarëve në verë Paris SG pagoi 402 mln euro.
Sigal