Alarm te Dortmund, 9 futbollistë përfundojnë në spital

46
9 futbollistë të klubit gjerman të Borussia Dortmund kanë përfunduar sot në spital. Ekipi ndodhej në Marbella të Spanjës për fazën përgatitore kur disa prej lojtarëve kanë shfaqur probleme shëndetësore.
Mediat gjermane raportojnë se arsyeja ka qenë ushqimi i konsumuar gjatë drekës, vakti kolektiv me mish pule.
Lojtarët që kanë zënë shtratin janë Roman Burki, Roman Weidenfeller, Marc Bartra, Andre Schurrle, Christian Pulicis, Omer Toprak, Jacob Bruun Larsen, Sahin dhe Dominik Reimann.
Gjithsesi për ndeshjen e së dielës që do të zhvillohet kundër Ëolsburg të gjithë futbollistët pritet të jenë të disponueshëm.