Akuzoi arbritrat, Komisioni i Disiplinës dënon Shpëtim Duron

573
Ashtu siç parashikohej, Shpëtim Duro nuk i ka shpëtuar dënimit nga Komisioni i Disiplinës. Trajneri i Flamurtarit është pezulluar me dy ndeshje dhe me 100 mijë lek gjobë për sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve fair play duke fyer zyrtarin e ndeshjes gjatë konferencës për shtyp pas ndeshjes Kukësi-Flamurtari.
Ky është argumenti i Komisionit të Disiplinës pasi trajneri Duro akuzojë gjyqtarin Hamiti dhe asistentët e tij si kamikazë të cilët vendosen fatet e atij takimi. Pak përpara këtij vendimi trajneri Duro theksoi dhe një herë se nuk tërhiqet nga deklaratat e tij.
Objekt hetimi nga Komisioni i Disiplinës kanë qenë dhe ekipet e Skënderbeut dhe Flamurtarit të cilët për sjellje të gabuar të tifozëve janë dënuar me 100 mijë lek gjobë ndërsa për të njëjtin motivacion, klubi i Lushnjes është dënuar me një ndeshje pa spektatorë.
Sigal