Akuzat për përdhunim/ Flet për herë të parë presidenti i Juventusit: Dera është e hapur nëse Ronaldo…

443
Sigal

Presidenti i skuadrës së Juventusit, Andrea Agnelli, i ka dalë në mbrojtje yllit të skuadrës, Cristiano Ronaldo, që akuzohet për përdhunim.

Kohët e fundit ka pasur disa raste ku gra të ndryshme kanë akuzuar yllin portugez për ngacmime seksuale, akuza këto që në shumicën e rasteve janë mohuar nga vetë Ronaldo.

“Kur ka probleme, unë prirem t’i shoh njerëzit në sy. U bëj atyre pyetje të drejtpërdrejta dhe përgjigjen e gjykojnë vetë. Unë jam shumë i qetë, pasi kam folur drejtpërdrejt me të, menjëherë sapo ka dalë çështja. Pozicioni dhe sjellja e Ronaldos në ditët dhe javët që pasuan vetëm konfirmuam ndjenjën time fillestare.

Është një rast personal, por kam folur me Pavel Nedved dhe Fabio Paratici, të cilëve iu kërkova t’i thonë Cristianos se dera dhe porta e Juventusit do të jenë gjithmonë të hapura, sa herë që të ketë nevojë për diçka.

Ne jemi këtu për ta përkrahur atë dhe e njëjta gjë vlen për çdo njeri te Juventusi, kur ata kanë nevojë për ndihmë dhe kur jemi të bindur se sillen si duhet”, tha Andrea Agnelli.