Akuzat ndaj Neymar, modelja: Më kanë vjedhur videon e përdhunimit

467
Sigal

Neymar vijon të jetë në qendër të skandalit seksual ku akuzohet se ka abuzuar me modelen, Najila Trindade Mendes de Souza. Ylli i PSG e ka mohuar diçka të tillë duke u shprehur se janë gjëra normale që ndodhin mes një çifti por video e fundit e publikuar nga mediat braziliane tregon qartë se mes tyre ka pasur një përplasje fizike.

Në video, të dy shfaqen në një moment teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore.
Ndërsa ditën e sotme Najila Trindad ka deklaruar se i është vjedhur tableti, brenda të cilit ndodhej videoja e përdhunimit. Modelja ka treguar se ditën e hënë i është marr nga apartamenti i saj prova që mund të fundoste Neymar shkruan Tg.com.

27-vjecarja, e cila nuk e ka bërë menjëherë denoncimin ka thënë se përvec tabletit i janë vjedhur edhe një orë dhe para. Menjëherë pas denoncimit në apartamentin e saj shkoi policia, e cila përveç gjurmëve të modeles dhe të sanitares nuk gjeti asnjë shenjë tjetër.