Akuzat e Atletikos në drejtim të Barcelonës për Grizmanin, merret vendimi në dëm të katalanasve

504
Sigal

Ditën e sotme është marrë vendimi për sa i përket akuzave te Atletikos, se Barcelona kishte nisur bisedimet me Grizmanin që në shkurtin e këtij viti, kur ai kishte një klauzolë largimi 200 milionë euro.grizman

Sulmuesi francez kaloi te katalanasit për 120 milionë euro, pasi nga 1 korriku i verës së kaluar klauzola e lojtarit ishte pikërisht aq sa pagoi Barcelona. Si pasojë e kësaj drejtuesit e Ateletiko Madridit kërkonin 80 milionë euro dëmshpërblim, për shkak se thuhej se “Blaugranat” kishin arritur marrëveshjen me lojtarin para 1 korrikut kur hynte në fuqi klauzola tjetër.

Megjithatë vendimi që ka dalë ditën e sotme në dëm të Barcelonës është me të vërtetë qesharak. Gjykatësi Huanto Landaberea, ka propozuar këtë zgjidhje: 300 euro gjobë, ose mbylljen e stadiumit “Kamp Nou” për një ndeshje.Masa ndëshkimore ekonomike është me të vërtetë qesharake, kur e mendon se Barcelona është një klub me financa shumë të mëdha.Antoine-Griezmann-190804-Smiling-G-1050

Sigurisht që drejtuesit e katalanasve do të paguajnë gjobën financiare, pasi në rast se do të zgjedhin të mbyllin stadiumin atëherë do të kishin humbje shumë herë më të mëdha. Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, kjo masë kaq e lehtë është marrë, për shkak se drejtuesit e Atletikos nuk kishin fakte bindëse, që vërtetonin akuzat e bëra prej tyre.