Akuza e Berishës: Rama fajtor për humbjen

480
Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për humbjen e Shqipërisë përballë Serbisë në “Elbasan Arena”. Berisha shkruan se arrestimi i Ballsit Morinës se ai “paska dashur të vrasë Vuçiçin janë të turpshme”. Ish-kryeministri deklaron edhe se vizita e Ramës në dhomën e zhveshjes së lojtarëve serbe ka ndikuar në moralin e Serbisë.
Sigal

Statusi i Sali Berishës

“Rama nuk është duarjashte?!
Te dashur miq, politizimi ekstrem dhe me te gjitha mjetet, për dite me radhe i ndeshjes, anulimi i mijëra biletave te shitura kuqezinjve, zëvendësimi i tyre me asi tipash qe nuk kishin shkelur kurrë ne stadium, arrestimi i Morines me akuzën e turpshme se donte ti bënte atentat Vuçiçit, shkuarja dy – tre here ne dhomat e veshjeve te futbollisteve kundërshtar, fjalimi i tij i sotëm gjer ne neveri, si një larje duarsh, nuk nxjerrin duar jashtë Ramën nga rezultati i ndeshjes dhe dëshmojnë për një kompleks te tij ose provojnë se nuk është aspak ne gjendje ekuilibri psikik normal. Ju ftoj te dashur miq t’i urojme fitore kombëtares tone ne Yerevan si dhe te urojme qe basketbollisti i bankines mos ta ndjeke mbrapa ekipin tone ne Armeni! Sb”.