Aktivizuan rezervat në Kupë, të shtunën Skënderbeu “ndez” motorët

527
Dje, të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore që morën pjesë në ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, në formacionet e tyre pjesën më të madhe e kishin nga lojtarët rezervë, duke treguar se kampionati është me më shumë rivalitet e rëndësi. Përjashtuar ndeshjen e mbrëmjes, ku dy “zonjat” e vjetra në futbollin shqiptar, Tirana e Vllaznia, hodhën në fushë që nga minuta e parë formacionet më të mira të momentit. Java e 13-të e Superiores do të nisë në mesditë me ndeshjen Luftëtari-Flamurtari, ndërkohë që mbrëmja ka dy sfida interesante, në Korçë, Kukësi-Skënderbeu dhe në Durrës, Teuta-Kamza. Ndoshta dita e shtunë ka ofruar sfidat e veçanta, por jo pak të tilla mbeten edhe Lushnja-Partizani, ku në fazën e parë lushnjarët morën barazimin, dhe Vllaznia-Laçi, i quajtur si “derbi i Veriut”.
Ndeshjet-Java e 13-të
Të shtunën, 2 dhjetor 2017
Luftëtari-Flamurtari 14:00
Skënderbeu-Kukësi 17:00
Teuta-Kamza 17:00
Të dielën, 3 dhjetor 2017 
Lushnja-Partizani 14:00
Vllaznia-Laçi 14:00

RENDITJA
Skuadrat Nd P
1. Skënderbeu 12 28
2. Kukësi 12 22
3. Flamurtari 12 21
4. Kamza 12 20 
5. Laçi 12 15
6. Partizani 12 15
7. Teuta 12 15
8. Vllaznia 12 12 
9. Luftëtari 12 9
10. Lushnja 12 5
Sigal