Ajeti në formë: Kënaqësi t’i shënosh Leverkusenit

470
Sigal

Të shtunën dhe të dielën (me 18-19 korrik) starton edicioni i ri në elitën e futbollit zviceran. Sulmuesi shqiptar nga Kosova, Albian Ajeti, anëtar i kampionit zviceran, Baseli, paralajmëron se është në formë të mirë dhe i lumtur që shënoi golin e fitores (2:1) në miqësore kundër Leverkusenit, e cila u luajt në stadiumin ‘St. Jakob-Park’, ku ishin të pranishëm 13.224 shikues.

Futbollisti Ajeti për gazetën kombëtare “Bota sot”, thotë se ishte kënaqësi t’i shënosh një ekipi të madh siç është Bayer Leverkuseni. Ai shënoi gol në minutën e 52-të, duke i siguruar fitoren Baselit. “E falënderoj Zotin që jam në formë të mirë dhe ishte kënaqësi e madhe t’i shënosh një ekipit të madh si Leverkuseni”, tha Ajeti, i cili beson e shpreson se do të ketë më shumë minuta lojë në edicionin e ri zviceran. Ai e ndjen veten në formë dhe premton se do të jap maksimumin.

“Besoj se do të kam më shumë minuta, pasi kam treguar vlera si në përgatitje po ashtu edhe në ndeshjet miqësore”, ka thënë futbollisti. Në fanellën e ekipit zviceran luajnë dhe shqiptarët Shkëlzen Gashi (shënuesi më i mirë në ligë dhe anëtar i kombëtares së Shqipërisë), Arlind Ajeti e Taulant Xhaka, që të dytë anëtar të kombëtares së Shqipërisë.