Ajax kalon në avantazh, super gol i Van de Beek

470
Sigal

Ajax ka shtangur të gjithë në Londër pasi ka kaluar në avantazh 1-0 në përballjen ndaj Tottenhamit.

Në minutën e 15’ ishte Donny van de Beek ai i cili nuk gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Prej minutash skuadra mike po dominon lojën ndaj Tottenhamit që është mbyllur në gjysmëfushën e saj.