Agron KAJA/ Tironsit po hipotekojnë dhunën në stadiume!

551
Sigal

KOMENT/ Ja pse skandali në “Elbasan Arena” meriton ndëshkim më të gjerë me ndihmën e shtetit e të politikës

Viti kalendarik 2014, me rastet skandaloze që kanë ndodhur në disa stadiume futbolli (Ballsh, Shkodër e Elbasan, etj), ndoshta mund të etiketohet edhe si viti i dhunës, por …, me autorë të rinj dhe me versione të reja. Nga 1 shkurti që rinisi sezoni 2013-2014 e deri më 23 nëntor të këtij viti që vazhdon me ndeshjet e sezonit 2014-2015, kudo ku futbolli shqiptar është luajtur, si faqen më të zezë të tij ka shkruar dhunën. Përjashtuar Kombëtaren e ndonjë skuadër me qytetari në fushën e lojës dhe në shkallët e stadiumeve, për të tjerat konsideratat mbeten si ato të dy dekadave më parë kur Shqipëria dhe shqiptarët u përballën me një nga vitet më të mbrapshtë të shekullit të kaluar. Këtë përfundim na e jep së fundmi edhe bëma që ndodhi në stadiumin “Elbasan Arena”, në impiantin e vetëm që Shqipërinë e bashkon me Europën e futbollit. Në këtë sezon futbollistik radha e dhunës erdhi shumë shpejt, pikërisht në javën e tretë të Kategorisë Superiore në ndeshjen Vllaznia-Tirana, ndërsa kulmoi të dielën e shkuar në ndeshjen Elbasani-Tirana. Një vëmendje e lehtë dallon se në dy rastet ka një emër: “Tirana”, e cila mban mbi shpinë 24 tituj Kampionë në futbollin tonë elitar. Dhe në të dy rastet, protagonistë në njërën palë konfrontuese kanë qenë tifozët e Tiranës, të cilët nuk dua që tí ngatërroj me “Fanatics”-at, por me keqardhje e trishtim them se në Elbasan e baltosën me atë që bënë. Nuk përjashtohen edhe tifozët e Elbasanit, se pikërisht me këta u ndeshën tironsit duke ja nxjerrë inatin stolave dhe rrethimit të stadiumit, ndërkohë pas kësaj katrahure një pyetje vërdalloset në partiturën njerëzore e qytetare: Po …, me stadiumin ç’ patën këta?! Këtu ndalet vëmendja, e cila shkon në një gjykim edhe më të thellë, më konkret dhe më të ashpër, sepse këta njerëz po na e vështirin futbollin. Me këta tifozë të ardhur anë e kënd Shqipërisë në kryeqytet, të vjen turp dhe ndjehesh i fyer kur mendon se me ta duhet t’i  tregojmë Europës se jemi të denjë për të qenë pjesë vitale e saj. Jo, me këto marka si në Shkodër dhe në Elbasan, Tirana qytetare nuk ka asgjë të përbashkët. Një dhunë import alla-beogradase, sikundër luftojnë mes tyre “gladiatorët” e Partizanit me ata të Crvena Zvezdës në Serbi, nuk duhet të bëhet kulturë edhe në stadiumet tona. Më keq akoma kur këtë dhunë po na e shpalosin disa njerëz pa integritetin e duhur moral e qytetar dhe ardhur kësisoj, ndoshta duhet parë në një këndvështrim të tillë kjo dhunë “alla-shqiptarçe” në stadiumin “Elbasan Arena”, duke thënë së pari se masat organizative të tifozerive kanë qenë në parametra shumë amatore. Kjo për të dy klubet e futbollit, Elbasani e Tirana, pasi janë ato që zyrtarisht koordinojnë angazhimet e tyre në çdo ndeshje, brenda e jashtë fushës. Ky detyrim nuk është përmbushur dhe gjëma ndodhi, kësisoj duhet thënë se ky ishte njëri nga shkaqet që e prodhoi këtë dhunë, për të  pasuar me selektimin që duhet të bënin klubet e futbollit në radhët e tifozerisë. Edhe kur ndodhi në Shkodër e kërkuam një listë të klubeve të futbollit për tifozët më të veçantë që ato kanë, për karakteristikat e tyre në stadium, të shoqëruar edhe më CV-në e tyre qytetare, por deri në Elbasan kjo nuk u arrit. Kjo ndoshta nuk mendohet, por kështu duhet të ndodhë në këto kushte kur edhe demografia shqiptare ka pësuar ndryshime shumë të mëdha. Sepse në radhët e tifozëve elbasanas mund të kenë hyrë edhe cërrikas e librazhdas, të cilët bashkë me ata halabakë vendas kanë formuar “skalionin verdheblu”, ndërkohë që në radhët e tifozëve të Tiranës mund të kenë hyrë nga çdo cep i Shqipërisë që së bashku e turpëruan “skalionin bardheblu”. Të gjithë këta luftëtarë pa objekt logjik sulmi e kanë devijuar qytetarinë e tyre në fushat e stadiumet e futbollit. E gjithë kjo përzierje në Elbasan ka bashkuar rastësisht me pjesën vitale të tifozerisë edhe njerëz me precedentë penalë, njerëz të alkoolizuar, pse jo edhe të droguar, e të tjerë problematikë për komunitetin ku jetojnë, të cilët u bënë “fitili zjarrpërcjellës” i dhunës. Këta e katranosën, ndërkohë që në këtë dhunë u pa se policia u gjend e papërgatitur për t’i bërë ballë, edhe pse deklarimet mediatike të  forcave blu të Elbasanit e hedhin topin në fushën pa lojtarë. Nëse themi se kemi shtet, ai duhet të ndjehet edhe në stadium, pasi edhe kontrata e përbashkët polici-klub futbolli për këtë arsye është nënshkruar. Kjo dhunë ndoshta duhet parë edhe në këndvështrimin e protagonizmit të saj, sepse aty në shkallët e stadiumit ajo u bë e rrezikshme jo vetëm për futbollin që luhej qetësisht në fushë. Ky protagonizëm la edhe një faturë të kripur për dëmin financiar që shkaktoi, ku jo vetëm “Elbasan Arena”, por edhe Tirana për së dyti, kanë marrë një goditje që do të ndikojë doemos në xhepat e futbollistëve, do të ndikojë më shumë edhe në infrastrukturën e stadiumit, një nga më të kompletuarit në Shqipëri. Kjo është panorama e zezë e dhunës që u shfaq të dielën në stadiumin e Elbasanit, ku Tirana po hipotekon dhunën në stadiume, e cila nga mediat po bëhet më evidente ndërsa nga faktori politik dhe ai shtetëror nuk po kurohet si duhet ky fenomen. Sepse kjo politikë duket se i ka ngatërruar detyrimet që ka ndaj sportit në përgjithësi e futbollit në veçanti, duke ja u lënë topin federatave. Atyre u hedh ndonjë “kockë” çdo vit si grand financiar dhe ua mbyll gojën, ndërsa futbolli është më i madh dhe në këtë rast i ka zhveshur ata më shumë se lakuriq. Nuk duhet harruar edhe FSHF-ja, e cila përgjegjësinë më të madhe e ka në masat ndëshkuese ndaj këtyre elementëve, e cila këtë herë duhet të veprojë me një dorë më të “hekurt” në ndëshkime, ndërsa forca e ligjit duhet ta ndihmojë futbollin për t’ia hequr skorjet e shkallëve të stadiumeve që dhunojnë. Stadiumet nuk duhet të jenë peng i dhunës, sepse ato janë arena që duhet mbeten peng i lojës për të argëtuar këdo që e ndjek në stadium e në ekrane televizive. Këtë herë, dhuna e Elbasanit meriton ndëshkimin anglez të 30 viteve më parë, të cilët dhunës ju përgjigjën me dhunën e ligjit, e sot aty stadiumet duken si institucione ku prodhohet njëherësh futboll e qytetari.

Liga e Kampioneve/ Ligjin e bëjnë të mëdhatë, kualifikimet pothuajse vendosen

 Liga e Kampioneve po i drejtohet fundit të fazës së parë, me vetëm një ndeshje të ngelur për fazën e grupeve, ku shumë skuadra e kanë realizuar qëllimin kualifikim, duke mos e lënë çdo gjë në dorën e ndeshjes së fundit, ndeshje që do të luhen me 9/10 dhjetor. Takimet e mbrëmshme në Ligen e Kampioneve sollën edhe një herë përpjekjet e parafundit për një vend në çerekfinale në të gjitha grupet. Ashtu siç edhe u parashikua, ndeshjet do të ishin shumë të vështira për të gjitha skuadrat, e sidomos kjo u vu re edhe në grupin A, ku janë tre skuadra që luajnë shanset e tyre për kualifikim. Juventus vinte në takimin me Malmon në kuotën e 6 pikëve, tre më shumë sesa suedezët që edhe pse nuk kanë nivelin e torinezëve në futboll, treguan se nuk janë skuadër aq e lehtë për tu mundur. Në ndeshjen tjetër, mes Atletiko Madrid dhe Olimpiakos, pritësit ndodheshin në një situatë shumë të favorshme, kjo edhe për shkak të pozicionit dhe pikëve të grumbulluara. Në grupin B, Bazeli dhe Liverpuli luanin shanset e tyre për kualifikim, duke lënë mënjanë Realin që tashmë ndeshja e mbrëmshme shërbente vetëm për statistika. Ndërkohë që Liverpul i bëri një vizitë në shtëpi, skuadrës bullgare, që në ndeshjen e parë i nxori shumë punë, duke mos marrë një fitore shumë të lehtë. Në grupin C, Leverkusen vinte si superiore duke ja dalë mbanë në një grup shumë të vështirë, ndërkohë që lufta më e madhe në këtë grup, bëhet nga tre skuadrat e tjera që akoma nuk është qartësuar se cila do të shkojë më tej. Në grupin D, Dortmundi vendosi që në fillim diktatin, duke ja dalë të kualifikohej e para, ndërkohë që edhe Arsenali e ndjek nga pas, në sajë edhe të rezultateve jo shumë të mira të dy skuadrave të tjera, si Anderleht edhe Gallatasarai.

Grupi A

Atletiko Madrid-Olimpiakos

Malmo-Juventus

Grupi B

Bazel-Real Madrid

Ludogorets-Liverpul

Grupi C

Zenit-Benfica

Bajer Leverkusen-Monaco

Grupi D

Anderleht-Gallatasarai

Arsenal-Dortmund