Agron Kaja: Të emancipojmë stadiumet, futbolli jo “pronë” e meshkujve

686
FSHF/ Institucioni i futbollit shqiptar organizon tryezën më të veçantë, kërkon praninë e më shumë femrave në stadiumet tona
Në gjithë historinë 87 vjeçare të Federatës Shqiptare të Futbollit, nuk mbahet mend që një tematikë e tillë, që kërkon të emancipojë stadiumet e futbollit, të diskutohet me nisiativën e institucionit tonë të futbollit. Në këtë këndvështrim, Federata Shqiptare e Futbollit organizoi dje tryezën e debat-diskutimit në lidhje me emancipimin e stadiumeve, ku në këtë tryezë ishin pjesëmarrës gazetarë, politikanë, tifozë dhe përfaqësues të FSHF-së, çka e bëri edhe më të hapur jo vetëm diskutimin e temës në fjalë, por edhe idetë e ndryshme që u hodhën, ishin konkrete dhe interesante për afrimin e femrave në stadium, duke identifikuar ofendimet tej masës si shkakun kryesor të prezencës së tyre të ulët aktualisht. Presidenti Armand Duka përshëndeti panelin që iu bashkëngjit nismës së FSHF, i cili në këtë tryezë citoi se kjo është një temë shumë e rëndësishme, sepse kemi një ndarje të dukshme në futbollin e Kombëtares dhe në futbollin shqiptar. “Sot loja e futbollit është shumë e rëndësishme, kjo është loja më e bukur në botë dhe këtë e vërtetojnë tregues të ndryshëm. Ne kemi zgjedhur këtë temë, sepse është shumë e rëndësishme, pasi kemi një ndarje të dukshme në dy pjesë, në futbollin internacional dhe atë nacional. Kemi një stadium relativisht të emancipuar me prezencë femërore në ndeshjet ndërkombëtare, por kjo është më e pakët në ndeshjet kombëtare”, theksoi fillimisht në fjalën e tij Presidenti i FSHF-së, i cili përmirësimin e këtij treguesi e shikon edhe në investimet që bëhen në futboll apo edhe në organizimin e tij. “Ne si institucion futbolli në Shqipëri, mendojmë se investimet dhe organizimi janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në lojën e futbollit. Duke qenë se këtu jemi për të folur për pjesën subjektive, atë që varet nga ne, do të thosha se në një ambient kryesisht mashkullor, duhet bërë më shumë për të mundësuar prezencë më të madhe të femrave në stadium. Kjo nuk duhet vetëm për të mbushur stadiumet, por edhe sepse futbolli nuk u përket vetëm meshkujve, por është një sport për të gjithë”, u shpreh Presidenti i FSHF-së, Armand Duka në fjalën e tij hapëse të tryezës për emancipimin e stadiumeve. Gjatë kësaj tryeze, të ftuarit në panel kanë shkëmbyer edhe opinionet e tyre në lidhje me hapat që duhen ndërmarrë për të shtuar ritmin e prezencës së tifozeve femra në stadium. Gjithsesi, ky ishte një hap, pasi vetë FSHF-ja në diskutimet e shumta e pranoi se duhen të tjerë hapa që ky element i rëndësishëm në futbollin shqiptar të jetë prezent në stadium e fusha futbolli. Në këtë veprimtari veçohej edhe pjesëmarrja e deputeteve Jorida Tabaku dhe Kejdi Mehmetaj, e psikologut Edmond Dragoti, Sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Plarent Ndreca, për të përmendur më pas: Vilma Masha, moderatore, Anila Basha, drejtore e neësbomb, gazetari i njohur sportive Fatmir Mneri, Ermira Çausholli, moderatore TV, Prof. Dr. Agron Cuka, Rektor i Universitetit te Sporteve, Ina Zhupa, pedagoge në UET, Trevisa Tufa, tifo-grupi guerrils, tifo-grup “Tirona fanatics”. 
Somario
Sot loja e futbollit është shumë e rëndësishme, kjo është loja më e bukur në botë dhe këtë e vërtetojnë tregues të ndryshëm. Ne kemi zgjedhur këtë temë, sepse është shumë e rëndësishme, pasi kemi një ndarje të dukshme në dy pjesë, në futbollin internacional dhe atë nacional. Kemi një stadium relativisht të emancipuar me prezencë femërore në ndeshjet ndërkombëtare, por kjo është më e pakët në ndeshjet kombëtare
TAKIMI
Elseid Hysaj në “ëndërr”, takon Maradonën
Në shumë intervista të tij, futbollisti i Napolit dhe i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, e ka patur si një nga prioritetet e pasionit të tij takimin me Legjendën e futbollit botëror, Diego Armando Maradonën. Futbollisti shqiptar, ka postuar një foto me të në rrjetet sociale me nënshkrimin “Thjesht Maradona”, duke mos fshehur entuziazmin për takimin me argjentinasin, i cili në ditët e fundit ka qëndruar në Itali dhe po ndjek hap pas hapi skuadrën e Napolit, për të cilën pritet të emërohet ambasador në botë. “Të luaj në skuadrën e Maradonës, të cilën e ndiqja që fëmijë, është një ëndërr”, janë këto disa nga janë fjalët me të cilat Elseid Hysaj është prezantuar te Napoli, në momentin kur hodhi firmën për këtë skuadër. Dhe dje ai e ka plotësuar këtë ëndërr, pasi është takuar live me Maradonën.
RISIA NË FSHF
Gerti Çarçani moderon tryezën, stil i veçantë profesional
Ndoshta do të dukej si një “përkëdhelje” që kolegët zakonisht bëjnë mes tyre, por kur ndeshesh live me ndryshime që tregojnë profesionalizëm, ky është vetëm një detyrim profesional për të shkruar disa radhë. Fjala është për gazetarin sportiv Gerti Çarçani, i cili ka vetëm pak ditë që drejton sektorin e medias në FSHF, dhe dje, në tryezën për emancipimin e stadiumeve, nuk ka harruar pasionin e tij të moderatorit. Edhe pse ky moderim i djeshëm ndryshon nga ai i ekranit të televizionit ku Çarçani ka vite që bën të veçantën me stilin e tij, lirshmëria, thjeshtësia e mënyra e komunikimit me auditorin, e bënë edhe më të afërt problematikën. Kjo ishte e para veprimtari e Gerti Çarçanit si punonjës në FSHF, por ndoshta prej këtej do të presim edhe të tjera të tilla, pse jo, edhe në tematika që asnjëherë nuk është menduar e guxuar që të trajtohen, kryesisht të përmasave të tilla.
ka bërë një drejtim 
Platforma “Van Basten”, 10 ide për të ndryshuar futbollin
Ish-futbollisti i njohur holandez, Marko Van Basten, tashmë drejtor teknik i FIFA-s, ka shpalosur një plan idesh, që sipas tij mund të ndryshojnë lojën e futbollit për ta bërë atë më argëtuese. Ai ka treguar idetë e tij në një intervistë të dhënë për ”Bild”, duke shpresuar që ndonjë prej tyre të bëhej efektive sa më shpejt.
1. Heqja e pozicionit jashtë loje. 
Jam shumë kureshtje të shoh se si do të funksiononte futbolli tani pa pozicionin jashtë loje.
2. Penalizime kohore në vend të kartonëve të verdhë
Ideja është që të zëvendësojmë kartonin e verdhë me një penalizim për të qëndruar jashtë fushe. 
3. “Shoot out” në vend të penalltive
Çdo ekip do të ketë 5 tentativa. Kjo është spektakolare për tifozët dhe interesante për lojtarët.
4. Caktimi i kohës neto në 10 minutat e fundit
Ka skuadra që në minutat e fundit bëjnë gjithçka për të vonuar lojën. Tifozët duan gola e dyluftime.
5. Zëvendësime pa ndalur lojën
Sigurisht që po mendojmë edhe për gjyqtarin, i cili duhet të dijë se kush është në fushë.
6. Më shumë se tre zëvendësime
Po mendojmë për një apo dy zëvendësime ekstra në shtesa, loja nuk duhet të vuajë nga një faktor i tillë.
7. Proteston vetëm kapiteni
Ka shumë ankesa rrotull gjyqtarëve, ndaj është një ide e mirë që vetëm kapiteni të flasë me gjyqtarin.
8. Numër maksimal faullesh
Unë jam i mendimit që një mbrojtës, të largohet nga fusha e lojës pasi të ketë kryer 5 faulle.
9. Të luhet 8 kundër 8 në një fushë më të vogël
Për futbollin profesionist duhet të vazhdojmë të luajmë 11 kundër 11, te të rinjtë 8 kundër 8.
10. Më pak ndeshje gjatë vitit
Duhet të fokusohemi te cilësia dhe duhet të reduktojmë numrin e ndeshjeve që luan një lojtar. 
Sigal