Agron KAJA/ Rruga e duhur është fitorja!

509
Do shkojmë apo jo në Evropianin 2016? Ky togfjalësh më kujton thënien hamletiane: “Të rrosh apo të mos rrosh, kjo është çështja”. E vërtet kështu duket me rrugën e Kombëtares sonë drejt kualifikimit direkt për në Evropianin 2016, i cili do t’i luajë ndeshjet e tij finale në Francë në periudhën 10 qershor-10 korrik 2016. Si asnjëherë tjetër në historinë e Kombëtares sonë në 11 pjesëmarrjet e saj në grupet eliminatore të Evropianëve, nuk ka ndodhur që të jemi në këto kuota përfaqësimi me pretendime për kualifikim. Kemi qenë mësuar më parë që të “çimentonim” vendin e parafundit, apo edhe të fundit në grup, dhe kjo ka qenë për Shqipërinë partitura që nga Evropiani i parë që ka marrë pjesë në vitin 1964 dhe deri sot që bëhemi gati ta “atashojmë” edhe Shqipërinë kuqezi në Kampionatin Evropian të 15-të në historinë e tij. Dhe nëse do të ecim në këtë autostradë evropianësh, qartazi vaçojmë se sot në “epokën De Biazi” (kështu dëshiroj ta quaj në këto radhë), flasim ndryshe, sepse Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk është më një debutuese që e mundnin të gjithë kundërshtarët në grup. Sepse sot ne nuk kënaqemi me një barazim një herë në 30 vjet me Gjermaninë, me ndonjë fitore me Maltën apo Andorrën. Sot statusi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka ndryshuar në kahun cilësor, duke qenë se jemi duke u matur me kundërshtarë që kanë fituar evropianë (Danimarka), apo kanë qenë finalistë (Portugalia). Me këtë realitet do të luhet sot ndeshja e 7-të kundër Portugalisë, me të cilën kemi bilancin negativ 1 fitore, 1 barazim e 4 humbje, me golavarazhin negativ 5-12. Në këto situata, skuadra përfaqësuese e Portugalisë mbërriti në Aeroportin e Rinasit në orën 20:30 të ditës së shtunë nën masa të forta sigurie. Asnjë nga tifozët apo gazetarët e pranishëm në atë orë në aeroport nuk patën mundësinë të takoheshin apo të intervistonin futbollistët, e në veçanti fituesin e tre herë të Topit të Artë, Kristiano Ronaldon. Dita e dielë ka qenë pushim absolut në ambientet e akomodimit të Hotel Sheraton, ndërsa në orën 18:00 portugezët zhvilluan stërvitjen e zakoshme para ndeshjes zyrtare me Shqipërinë. Edhe Kombëtarja shqiptare, pas peripecive rrugore në Danimarkë me autobuzin, u kthye në Shqipëri në mbrëmjen e së shtunës në një qetësi sa i përket tifozerisë e gazetarëve në Aeroportin “Nënë Tereza”. Trajneri Xhani De Biazi e ka mbajtur skuadrën larg syrit të tifozerisë e të gazetarëve të interesuar gjatë ditës së dielë ku në ora 11:00 zhvilloi një seancë starvitore 60 minutëshe në një resort turistik në periferi të Elbasanit. Duke u mbyllur kështu të dyja skuadrat në atmosferën para ndeshjes, bëhet edhe më tërheqëse loja 90 minutëshe, për të cilën janë shitur online të gjitha biletat në mënyrë elektronike, 12.500 vende. Shqipëria kërkon rezultatin pozitiv me synim maksimal fitoren, e po kështu edhe luzitanët të cilët janë në krye të Grupit I eliminator me 12 pikë. Një fitore e skuadrës sonë e bën edhe më të sigurtë vendin e dytë në grup që e kalon direkt në Francë 2016, por edhe një barazim me Portugalinë, vendimtare për Kombëtaren tonë do të mbetet përballja direkte e 8 tetorit 2015, Portugali-danimarkë nga rezultati i së cilës do të përfitojë Shqipëria që atë ditë do të ndeshet me Serbinë. Këto do të jenë 90 minutat që na konformojnë për në Francë 2016, e kësisoj Elbasani sot do të bëhet kryeqyteti i futbollit shqiptar. Ndeshje historike dhe rruga e duhur mbetet vetëm fitorja e saj.
Somario
Nëse do të ecim në këtë autostradë evropianësh, qartazi vaçojmë se sot në “epokën De Biazi” (kështu dëshiroj ta quaj në këto radhë), flasim ndryshe, sepse Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk është më një debutuese që e mundnin të gjithë kundërshtarët në grup. Sepse sot ne nuk kënaqemi me një barazim një herë në 30 vjet me Gjermaninë, me ndonjë fitore me Maltën apo Andorrën
TRAJNERI PORTUGALISË
Fernado Santos: Të motivuar për tri pikët
Trajneri i skuadrës portugeze Fernando Santos, në konferencën e shtypit që dha për mediat dje në mesditë, ka shprehur respektin për kundërshtarin e sotëm, por ka theksuar se skuadra e tij do të largohet nga Shqipëria vetëm me tri pikët. Äskush nga ne nuk ka dyshim se Shqipëria është një skuadër e fortë, por ne do të tregohemi më agresivë në fushë për të shfrytëzuar çdo rast. Besoj se kualitetet tona do të bëjnë diferencën në favorin tonë. Objektivi ynë është vetëm tri pikët dhe Kristiano Ronaldo do të jetë shumë i motivuar që ta ndohmojë skuadrën për arritjen e këtij objektivi”, kështu ka deklaruar dje dje trajneri i Portugalisë, në konferencën për shtyp ku doli së bashku me futbollistin Rikardo Kuaresma.
Masat e Policisë, “rrethohet” Elbasani
Një ditë para zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Portugali që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”të Elbasanit sot në ora 20:45, Policia e Qarkut ka bërë publike masat organizative për sugurinë e rendin para e gjatë ndeshjes.
Për këtë arsye, nga ana e policisë është bllokuar qarrkullimi nga stadiumi te lulishte 1 Maji, nga Bashkia në dalje në Unazë dhe në sheshin para Pallatit të Sportit. Ndërsa sot hyrja e tifozëve në stadium do të bëhet 2 orë para me biletat elektronike të porositura online, për herë të parë sportdashësit do të jenë të identifikuar nga kjo formë bilete. Po me këtë lloj bilete duhet të hyjnë edhe fëmijët e të miturit të shoqëruar me prindër e të afërm të tyre ndërkohë që për sigurinë e rendin janë angazhuar 811 forca policie. Nga ana e tyre u kërkohet tifozëve që të mos kenë me vete gjatë ndeshjes sende të forta, fishekzjarre apo shishe plastike, në të kundërt ata nuk do të lejohen të futen në stadium.
Ndeshjet/ Grupi I
Janë luajtur
Datë 7 shtator 2014
Danimarkë-Armeni 2-1
Portugali-Shqipëri 0-1
Serbi-Francë 1-1
Datë 11 tetor 2014
Armeni-Serbi 1-1
Shqipëri-Danimarkë 1-1
Francë-Portugali 2-1
Datë 14 tetor 2014
Danimarkë-Portugali 0-1
Serbi-Shqipëri 0-3
Armeni-Francë 0-3
Datë 14 nëntor 2014
Portugali-Armeni 1-0
Serbi-Danimarkë 1-3
Francë-Shqipëri 1-1
Datë 29 mars 2015
Shqipëri-Armeni 2-1
Portugali-Serbi 2-1
Francë-Danimarkë 2-0
Datë 13 qershor 2015
Armeni-Portugali 2-3
Danimarkë-Serbi 2-0
Shqipëri-Francë 1-0
Datë 4 shtator 2015
Danimarkë-Shqipëri 0-0 
Serbi-Armeni 2-0 
Portugali-Francë 0-1
RENDITJA/ GRUPI I
Skuadrat Nd Pikë
1.Portugalia 5 12
2.Danimarka 6 10
3.Shqipëria 5 10
4.Serbia 6 1
5.Armenia 6 1
Shënim: Ndeshjet e Francës
nuk pikëzohen, janë miqësore
Do të luhen
Sot, datë 7 shtator 2015
Armeni-Danimarkë 18:00
Shqipëri-Portugali 20:45
Francë-Serbi 20:45
Datë 8 tetor 2015
Shqipëri-Serbi 20:45
Portugali-Danimarkë 20:45
Francë-Armeni 20:45
Datë 11 tetor 2015
Armeni-Shqipëri 18:00
Serbi-Portugali 18:00
Danimarkë-Francë 20:45
Federata Shqiptare e Futbollit
F SH F
Viti themelimit: 1930
Pranuar në FIFA: 1932
Pranuar në UEFA: 1954
President: Armand Duka
Trajner i Kombëtares: Xhani De Biazi
Kapiten i Kombëtares: Lorik Cana
Stadiumi: “Elbasan Arena”
Kapaciteti: 12.500 vende
Federata Portugeze e Futbollit
F F P
Viti themelimit: 1914
Pranuar në FIFA: 1923
Pranuar në UEFA: 1954
President: Fernando Gomez
Trajner i Kombëtares: Fernando Santos
Kapiten i Kombëtares: Kristiano Ronaldo
Stadiumi: “Estadio Do Jamor”
Kapaciteti: 37.500 vende
HISTORI / SHQIPËRIA
Takimi i parë ndërkombëtar
Në Tiranë, 7 tetor 1946 
Shqipëri-Jugosllavi 2-3
Fitorja më e thellë
Në Bastia H, Itali, 12 shkurt 2003
Shqipëri-Vietnam 5-0
Humbja më e thellë
Në Budapest, 24 shtator 1950
Hungari-Shqipëri 12-0
Takimi i fundit ndërkombëtar
Në Kopenhagen, 4 shtator 2015 
Danimarkë-Shqipëri 0-0
HISTORI / PORTUGALIA
Takimi i parë ndërkombëtar
Në Madrid, 18 dhjetor 1921 
Spanjë-Portugali 3-1
Fitorja më e thellë
Në Lisbonë, 18 nëntor 1994 
Portugali-Litehshtein 8-0
Humbja më e thellë
Në Lisbonë, 18 maj 1947
Portugali-Angli 0-10
Takimi i fundit ndërkombëtar
Në Lisbonë, 4 shtator 2015
Portugali-Francë 0-1
FITUESIT E EUROPIANËVE
Viti Zhvilluar Fitues
1960 Francë Ish-BRSS
1964 Spanjë Spanja
1968 Itali Italia
1972 Belgjikë RFGJ-ja
1976 Jugosllavi Çekosllovakia
1980 Itali RFGJ-ja
1984 Francë Franca
1988 Gjermani P Holanda
1992 Në Suedi Danimarka
1996 Angli Gjermania
2000 Belgj-Holan Franca
2004 Portugali Greqia
2008 Austr-Zvic Spanja
2012 Polon-Ukra Spanja
2016 Francë ?
FORMACIONI/ SHQIPËRIA
Kaçe pritet titullar, dyshime për Hysajn
Për formacionin titullar, sot trajneri Xhani De Biazi ka shfaqur disa dilema. Kështu, në pritje të Hysajt që beson në rikuperimin e tij për krahun e djathtë të mbrojtjes, ai do të bëjë ndryshimin e vetëm në mesfushë duke i besuar Ergys Kaçes vendin e Abrashit. Në repartet e tjera nuk do të ketë ndryshime nga formacioni që luajti të premten kundër Danimarkës, por këtë herë ai ka menduar taktikisht një mesfushë më të përforcuar dhe me Cikalleshin e vetëm në sulm.
Renditja taktike: 1-4-5-1
Berisha
Gjimshiti Ajeti Cana Agolli
Xhaka Kukeli Kaçe 
Gashi Lenjani 
Cikalleshi
GJYQTARI
Shqipëri-Portugali nga bilbili i Erikson
Ndeshjen e sotme që Shqipëria do të luajë kundër Portugalisë, i është besuar suedezit Jonas Erikson, i njohur në vendin e tij edhe si një milioner. 41 vjeçari Erikson është gjyqtar futbolli që prej vitit 1994 dhe për Shqipërinë është i njohur 8 vite më parë teksa e ka drejtuar në Sofje në barazimin 0-0 me Bullgarinë. Sot në “Elbasan Arena” do të gjykojë treshe suedeze, së cilës UEFA i ka besuar një nga takimet më të vështirë në Grupin I eliminator të “Euro 2016”, Shqipëri-Portugali.
Sigal