Agron KAJA/ Nuk ka “degdisje” stadiumesh, përplasje “big” në Korçë

547
Ndërkohë që Kategoria Superiore do të luajë javën e dytë të saj për sezonin 2015-2016, të dhjetë skuadrat pjesëmarrëse nuk kanë hequr dorë edhe nga merkatua e verës, e cila zyrtarisht do të mbyllet në datën 31 gusht në ora 24:00. Të përzjera së bashku me lëvizjet brenda tyre, në tri ditë do të luhen pesë ndeshjet e javës së dytë, e më pas do të kemi një shkëputje më shumë se 10 ditore, pasi Kombëtarja jonë e futbollit në Grupin I do të luajë dy ndeshje eliminatore për “Euro 2016”, me Danimarkën më 4 shtator dhe me Portugalinë më 7 shtator. Por në përgatitjet për këtë javë të dytë nuk kanë munguar edhe problematikat te skuadrat, ku veç stadiumeve që në javën e parë e zhvendosën futbollin vetëm në transfertë, këtë javë Flamurtari e Vllaznia janë në pole-position me atë që kanë gatuar në këtë hark kohor. Madje për vlonjatët atmosfera duket edhe më delikate, pasi pas humbjes në javën e parë me Teutën, administratori Sinan Idrizi ka paraljmëruar masa ndëshkuese, ndoshta edhe në bankinë. Trajneri Lëvi ndjehet nën presion të dyfishtë në përballjen e sotme me Partizanin, ndeshje e cila do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” në ora 20:00. Ndryshe është situata te Vllaznia, sepse skuadrës shkodrane duket se një “ylber korean” i ka dalë mbi krye. Por edhe këtu ka një handikap që ndoshta do ta bëjë më të zbehtë vendimmmarrjen e bashkisë së Shkodrës si pronarja e ligjshme e skuadrës së Vllaznisë. Biznesmeni Ji Uon Çoi nga Korea e Jugut, pasi është bërë president te skuadra malazeze Otrant, me ndërmjetësinë e ish-futbollistit e ish-trajnerit të Vllaznisë, Rudi Vata, kërkon që të marrë përqindjen e administrimit edhe të skuadrës shkodrane, duke kërkuar fillimisht të njihet me të gjitha borxhet që janë akumuluar ndër vite në administrimin e kësaj skuadre. Vetëm sot mund të qartësohet bashkëpunimi me koreano jugorin, ndërkohë që këto “ethe” ndoshta do të zhduken për futbollistët, të cilët të dielën në mbrëmje do të luajnë në “Niko Dovana” kundër Teutës së Durrësit. Këtë javë do të kemi edhe një “shtegëtim” të vogël, ku Laçi ndeshjen e radhës me Tiranën nuk do ta luajë në stadiumin e tij për efekt të rikonstruksionit e shtrimit të tapetit të fushës, duke “bujtur” në Krujë. Në këto kushte do të luhet tre përballjet e mësipërme, ndërsa java e dytë ka një përplasje “big”, sepse do të ndeshen kampionia Skënderbeu me nënkampionen, Kukësin. Ndeshja do të luhet në mbrëmjen e nesërme në Korçë në stadiumin “Skënderbeu” dhe ky ndoshta është një nga momentet që mund ta bajë favorite skuadrën korçare për të marrë tri pikët. Por ka edhe një arsye që Kukësin e ka bërë entuziast për të shpresuar fitoren, pasi Skënderbeu vjen i lodhur në këtë përballje, sepse në mesjavë u mund 4-0 nga Dinamo e Zagrebit në ndeshjen play-off të Ligës së Kampionëve. Dhe jo vetëm 90 minutat e Korçës do të jenë emocionuese për javën e dytë, sepse edhe në Ballsh ka një tjetër emocion. Në stadiumin “Adush Muça” për herë të parë në Superiore do të ndeshen dy debutueset e këtij sezoni: Bylis i Ballshit ndaj Tërbunit të Pukës. Të dyja skuadrat vijnë pas humbjeve në javën e parë, ndërsa fusha duket se do të jetë favorite për vendasit. Këto jan të veçantat në prag të ndeshjeve të javës së dytë të Kategorisë Superiore, ku Skënderbeu e Vllaznia që nuk luajtën mes tyre në javën e parë, këtë javë e bëjnë sefte për Kampionatin 2015-2016.
TIRANA
Rikthimi i Bakajt, “çështje dashurie”
Java që po mbyllim ka dalë fatlume në merkaton e skuadrës së Tiranës, së cilës ju kthye nga “emigrimi” në Izrael sulmuesi Elis Bakaj. Këtë “zbarkim” dje e konfirmoi edhe Presidenti i skuadrës bardheblu, Refik Halili, i cili sot do ta presë në bisedë futbollistin. Por, tek ky rikthim i Bakajt nga kampionati në Izrael, më shumë kanë influencuar dozat e dashurisë, sepse vetë lojtari është shprehur në mediat izraelite se shkak për largimin ka qenë e dashura e tij që nuk përshtatet me klimën dhe atmosferën në Tel Aviv. Për trajnerin e Tiranës, Shkëlqim Muça, ky do të jetë një përforcim serioz në këtë merkato vere, pasi Bakaj në sezonin e kaluar në përbërjen e Tiranës ishte golashënuesi më i mirë me 14 gola.
Ndeshjet-Java e dytë
Datë 28 gusht 2015
Partizani-Flamurtari 20:00
Datë 29 gusht 2015
Laçi-Tirana 17:00
(Luhet në Krujë)
Skënderbeu-Kukësi 20:00
Datë 30 gusht 2015
Bylis-Tërbuni 17:00
Teuta-Vllaznia 20:00
Renditja
Skuadrat Nd Pikë
1.Kukësi 1 3
2.Tirana 1 3
3.Teuta 1 3
4. Laçi 1 1
5.Partizani 1 1
6.Skënderbeu (-1) 0 0
7.Vllaznia (-1) 0 0
8.Flamurtari 1 0
9.Tërbuni 1 0
10.Bylis 1 0
Golashënuesit
1 gol: Çela (Laçi-goli i parë i Kampionatit, Partizani-Laçi 1-1, në 56’), Sukaj (Partizani), Mihani (Teuta), Lima, Flores (Kukësi), Malindi (Tërbuni), G. Lika, Fukui (Tirana)
SHORTI CHAMPIONS LEAUGE
Real-PSG, grupi i “zjarrit”
Dje në Monako morri fund kurreshtja se si do të ndaheshin skuadrat më të mira në Europë pas shortit e turit në grupet e Ligës së Kampionëve. Në këtë shorte morrën pjesë 22 skuadra të cilat ishin kualifikuar automatikisht në këtë tur, si edhe 10 skuadrat që u kualifikuan në turin play-off, të cilat ishin ndarë në katër vazo sipas koefiçientëve të tyre në këtë kompeticion. Dhe që në Grupin A duket që shorti është treguar “cinik” për Realin e Madridit teksa e ka vënë përballë PSG-së; në Grupin D, Juventusi do të ketë kundërshtarin numër një Mançester Sitin, ndërsa Bajern Mynih si rivalin e parë në Grupin F do të ketë Arsenalin e Londrës. Për Barcelonën në Grupin E dhe për Çelsin në Grupin G, shanset duken më të mira për kualifikim pasi ndaj Leverkusenit, Romës dhe Bate Borisov për katalanasit janë të kalueshëm, po kështu edhe Porto, Dinamo Kiev e Makabi Tel Aviv për Çelsin. Dinamo e Zagrebit që eliminoi Skënderbeun do të jetë në Grupin F me Bajernin e Mynihut, Arsenalin e Londrës dhe Olimpiakos të Pireut . Grupi C është vlerësuar dje nga më të lehtit në këtë short, pasi marrin pjesë skuadra që nuk kanë qenë pretendente në Champions. Këto ndeshje do të startojnë në datën 15-16 shtator dhe do të mbyllen më 8-9 dhjetor 2015.
GRUPI A
ParisParis(FRA)
Real Madrid (ESP)
Shaktar Donetsk (UKR)
Malmoe (SUE)
GRUPI B
PSV Eindhoven (HOL)
Man. Junaited (ENG)
CSKA Moskë (RUS)
Volsfburg (GJER)
GRUPI C
Benfika (POR)
Atlétiko Madrid (SPA)
Gallatasaraj (TUR)
Astana (KAZ)
GRUPI D
Juventus (ITA)
Man. Siti (ANG)
Savilja (SPA)
Mynshengladbah (GJER)
GRUPI E
Barcelona (SPA)
Leverkusen (GJER)
Roma (ITA)
Bate (BJE)
GRUPI F
Bayern Mynih (GJER)
Arsenal (ANG)
Olimpiakos (GRE)
Dinamo Zagreb (KRO)
GRUPI G
Çelsi (ANG)
Porto (POR)
Dinamo Kiev (UKR)
Makabi T-Aviv (IZR)
GRUPI H
Zenit (RUS)
Valencia (SPA)
Lion (FRA)
Gent (Bel)
Sigal