Agron KAJA/ Në start, çalojnë stadiumet në “karantinë”

524
Në mjediset e FSHF-së u hodh shorti i Kampionatit Kombëtar të Kategorisë Superiore, ku veç përballjeve interesante në javët e para, ajo që mbetet për t’u parë është infrastruktura, stadiumet ku do të luhen ndeshjet përgjatë sezonit 2015-2016. Ky është kampionati i 77-të i futbollit të elitës, por ende ky futboll po çalon në infrastrukturë, pra në standardet e stadiumeve ku do të luajnë 10 skuadrat pjesëmarrëse. Një fakt të tillë e pranoi edhe Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku, i pranishëm në hedhejn e shortit, i cili qartësoi edhe kushtet që kjo infrastrukturë të jetë në stadarde normale të zhvillimit të ndeshjeve. Problem në këtë aspekt janë dy skuadrat që u futën rishtas në Superiore, Bylis i Ballshit dhe Tërbuni i Pukës, por nëse për ballshiotët puna mund të jetë më e lëhtë në përmirësimin e kushteve në stadiumin “Adush Muça”, për Tërbunin duket se puna duhet të nisë nga e para. “Ne si FSHF kërkojmë që dy skuadrat që hynë këtë sezon në Kategorinë Superiore, Bylisi i Ballshit dhe Tërbuni i Pukës, të fillojnë punimet në stadiumet e tyre përkatëse. Nëse deri në datën 31 korrik 2015 këto punime do të kenë nisur, FSHF-ja do të kërkojë mbylljen e tyre deri me fillimin e fazës së parë, 22 gusht. Por, nëse deri më 31 korrik nuk do të kenë nisur punimet në stadiumet e Ballshit dhe të Pukës, skuadrat e tyre nuk do të jenë pjesë e Superiores dhe vendin e tyre do ta zenë skuadrat që janë renditur më poshtë gjatë sezonit të kaluar”, kjo ishte deklarata e Shulkut, e cila këtë herë duhet të bjerë në veshët që dëgjojnë. Kësisoj, këtë herë FSHF-ja e ka venë dorën mbi plagë, ku veç përmirësimit të kushteve të stadiumeve, Komisioni i Etikës në FSHFka marrë masa për lidhje direkte me Prokurorinë, që do të thotë se kur të ketë raste dhune apo manipulime të ndeshjeve, prokuroria e ka të hapur rrugën e hetimit të tyre. Të tilla masa kanë ekzistuar edhe në të kaluarën, por më shumë se të shkruara e zeza mbi të bardhën, mangësi ka qenë zbatueshmëria e tyre për raste të tilla që në futbollin tonë superior kanë qenë evident nga sezoni në sezon. Dhe ky kalendar i Kategorisë Superiore 2015-2016 zbardhet në një kohë që Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet e reja lokale, ku sipas Hartës së re Administrative Territoriale, ka zgjerim gjeografik të bashkive të reja, një mundësi që për sportin të gjenerohen më shumë të ardhura. Pra, këto zgjedhje kanë rëndësi edhe për mbarëvajtjen e futbollit duke parë ligjërisht peshën e pushtetit lokal në administrimin e skuadrave respektive të futbollit. Deri tani duket se është “peng” i bashkisë vetëm Vllaznia e Shkodrës, e cila ka disa sezone që endet në borderotë e ish-kryetarit të të kësaj bashkie. Të gjitha skuadrat e tjera kanë në ndrejtimin e tyre president, por duke qenë se janë në marrëdhënie me bashkitë, stadiumi plus përqindjet në financa, këto zgjedhje do të zbardhin edhe enigmat e vazhdimësisë së futbollit tonë, jo vetëm atij superior. Veç infrastrukturës dhe financave që gjithmonë kanë qenë “Thembra e Akilit” në gjithë futbollin tonë, në këtë sezon, Tërbuni është skuadra që luan për herë të parë në Kategorinë Superiore pas më shumë se 70 viteve ekzistencë në kategoritë inferior të futbollit shqiptar, ndërkohë që kalendari nuk ka patur shumë “xixa” në startin e tij sa i përket ndeshjeve “derbi” dhe atyre mes skuadrave të mëdha. Me të gjitha këto dukuri, futbolli do të vazhdojë lojën e tij edhe në Kampionatin e 77-të të elitës shqiptare, ku Skënderbeu vjen si kampione në fuqi dhe Bylisi e Tërbuni si skuadra që erdhën nga Kategoria e Parë.
SKUADRAT PJESËMARRËSE
KATEGORIA SUPERIORE 2015-2016
Skuadrat Qytetet Stadiumet
1.Skënderbeu (Korçë) Skënderbeu
2.Kukësi (Kukës) Zeqir Ymeri
3.Partizani (Tiranë) Qemal Stafa
4.Tirana (Tiranë) Selman Stërmasi
5.Laçi (Laç) Laç
6.Flamurtari (Vlorë) Flamurtari
7.Vllaznia (Shkodër) Loro Boriçi
8.Teuta (Durrës) Niko Dovana
9.Bylis (Ballsh) Adush Muça
10.Tërbuni (Pukë) Ismail Xhemali
VERDIKTET E SEZONIT
Kategoria Superiore
Në sezonin 2015-2016 të Kategorisë Superiore marrin pjesë 10 skuadra, të cilat do të ndeshen së pari sipas kalendarit në katër faza me sistemin vajtje-ardhje. Në tre fazat e para skuadrat ndeshen me system vajtje-ardhje dhe në fazën e katërt ato ndeshen sipas renditjes. Në përfundim, skuadra që renditet në vendin e 1-rë, del kampione dhe merr pjesë në Turin e Dytë të Ligës së Kampioneve; skuadrat e vendeve 2 dhe 3 marrin pjesë në Turin Eliminator të Europa Ligë, së bashku me fituesen e Kupës së Shqipërisë; ndërsa skuadrat që renditen në vendet 9,10 zbresin direkt nga Kategoria Superiore.
Kategoria e Parë
Në sezonin 2015-2016 të Kategorisë së Parë do të marrin pjesë 20 skuadra të ndara në dy grupe: A me 10 skuadra dhe B me 10 skuadra. Kampionati do të zhvillohet në tre faza. Në dy fazat e para skuadrat do të ndeshen me sistem vajtje-ardhje, në fazën e tretë do të ndeshen sipas renditjes. Në përfundim të Kampionatit, skuadrat që renditen në vendin e 1-rë në çdo grup ngjiten automatikisht në Kategorinë Superiore, ndërkohë që skuadrat që renditen në vendin e 10-të në të dy gruet zbresin automatikisht në Kategorinë e Dytë. Skuadrat që renditen në vendin e 9-të në çdo grup luajnë ndeshje play-off me skuadrat që renditen në vendin e dytë në të dy grupet e Kategorisë së Dytë 2015-2016.
SUPERKUPA 2014-2015
Ndeshja për Superkupën e Shqipërisë për sezonin 2014-2015 do të zhvillohet në stadiumin e Elbasanit një javë para fillimit të Kategorisë Superiore, më 16 gusht 2015. Këtë Kupë do ta diskutojnë Skënderbeu si skuadër kampione e Kategorisë Superiore dhe Laçi si skuadër fituese e Kupës së Shqipërisë.
KAMPIONË NË VITE
Tirana 24 herë
Dinamo 17 herë
Partizani 15 herë
Vllaznia 10 herë
Skënderbeu 6 herë
Elbasani 2 herë
Teuta 1 herë
1968-169 pa titull
KALENDARI KATEGORIA SUPERIORE
SEZONI 2015-2016
FAZA E PARË
JAVA 1 / 22.08.2015 
NDESHJET ORA REZ.
Partizani-Laçi 
Flamurtari-Teuta 
Vllaznia-Skënderbeu 
Kukësi-Bylis 
Tërbuni-Tirana 
JAVA 2 / 29.08.2015 
NDESHJET ORA REZ.
Partizani-Flamurtari 
Bylis-Tërbuni 
Skënderbeu-Kukësi 
Teuta-Vllaznia 
Laçi-Tirana 
JAVA 3/ 
NDESHJET ORA REZ.
Flamurtari-Laçi 
Vllaznia-Partizani 
Kukësi-Teuta 
Tërbuni-Skënderbe 
Tirana-Bylis 
JAVA 4 / 
NDESHJET ORA REZ.
Partizani-Kukësi 
Flamurtari-Vllaznia 
Skënderbeu-Tirana 
Teuta-Tërbuni 
Laçi-Bylis 
JAVA 5 / 
NDESHJET ORA REZ.
Vllaznia-Laçi 
Kukësi-Flamurtari 
Tërbuni-Partizani 
Tirana-Teuta 
Bylis-Skënderbeu 
JAVA 6 / 
NDESHJET ORA REZ.
Partizani-Tirana 
Flamurtari-Tërbuni 
Vllaznia-Kukësi 
Teuta-Bylis 
Laçi-Skënderbeu 
JAVA 7 / 
NDESHJET ORA REZ.
Kukësi-Laçi 
Tërbuni-Vllaznia 
Tirana-Flamurtari 
Bylis-Partizani 
Skënderbeu-Teuta 
JAVA 8/ 
NDESHJET ORA REZ.
Partizani-Skënderbeu 
Flamurtari-Bylis 
Vllaznia-Tirana 
Kukësi-Tërbuni 
Laçi-Teuta 
JAVA 9 / 
NDESHJET ORA REZ.
Tërbuni-Laçi 
Tirana-Kukësi 
Bylis-Vllaznia 
Skënderb-Flamurtari 
Teuta-Partizani 
Sigal