Agron KAJA/ Futbolli rilidh këpucët, gati “kësti” i dytë i sezonit

548
Sigal

KATEGORIA SUPERIORE/ Pas “agjërimit” zyrtar, këtë fundjavë topkëmba do të ridalë në fushë

Më në fund, pas 48 orësh, pikërisht në datën 1 shkurt do të jetë dita kur kalendari sportiv i futbollit shqiptar do të rindezë përsëri “zhurmën” në fusha e në stadiume, për të hapur kështu fletën e parë zyrtare të vitit 2014. Ka qenë një shkëputje e gjatë që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar, një hapësirë kohe kjo e munguar vetëm pa kampionat, sepse të gjitha skuadrat kanë lëvizur në këto ditë pushimi duke mos e lënë bosh kohën pa aktivitet zyrtar. Dhe si zakonisht në këtë interval në mes sezoni, kanë qenë pikërisht lëvizjet në merkato dhe faza përgatitore ato që i mbajtën në tonusin e lojës së futbollit të gjitha skuadrat e Superiores, dikush më shumë e dikush më pak, dikush në Shqipëri e dikush jashtë saj, për t’i treguar në këtë fundjavë “live” se çfarë kanë gatuar gjatë kësaj periudhe. Le të themi si fillim se, në këtë gjysmë të dytë të sezonit 2013-2014 do të ketë shumë ndryshime në pjesën më të madhe të skuadrave, pas të cilëve do të ballafaqohemi me formacione e taktika të reja, me emra të vjetër e të rinj që janë bërë objekt i merkatos dhe kanë plotësuar boshllëqet, të cilët vetë skuadrat i kanë menduar si të tillë në gjysmën e parë të sezonit. Sa për kujtesë, ky është një sezon ndryshe për Superligën shqiptare, ku luajnë 12 skuadra në 33 ndeshje të ndara në 3 faza, nga të cilat, veç kampiones dhe dy skuadrave të tjera që do të  renditen në vendet e kreut e do të luajnë në Evropë, katër skuadrat e vendeve të fundit në renditje do të zbresin në Kategorinë e Parë. Kjo formulë e re e Kampionatit e ka bërë edhe më interesant dhe të vështirë rrugëtimin e 12 skuadrave, ku secila prej tyre në fund të fazës së tretë do të kërkojë që të jetë në elitë edhe për sezonin tjetër. Kësisoj, kjo fletë e 17-të e kampionatit do të nisë me ndeshje sa të bukura aq edhe të vështira për t’i përcaktuar, aq sa nuk mund të selektosh lehtë më të vështirën, apo më të lehtën. Gjithsesi, veçohet si një ndeshje rivalësh ajo që do të luhet në Tiranë mes Partizanit e Kukësit. Vetëm 1 pikë është diferenca mes tyre, ku Partizani renditet dy vende më sipër kuksianëve, por kjo ndeshje bëhet edhe më interesante në prognozën e saj sepse të dyja skuadrat kanë bërë përforcime cilësore në përbërjet e tyre gjatë merkatos së dimrit. E tillë mund të quhet edhe përballja e Korçës mes Skënderbeut e Vllaznisë, pavarësisht diferencave të tyre në tabelën e renditjes. Nga ana tjetër, nuk mund të nënvleftësohen edhe çiftet e tjera ku mes tyre ka skuadra të renditura në zonën e ftohtë të renditjes. Tirana e vendit të fundit do të jetë mysafire në Krujë, ku përballë Kastriotit vendas do të kërkojë rehabilitimin. Bardheblutë kanë lëvizur me kujdes në merkato, ndërkohë që krutanët më shumë kanë plotësuar largimet që pësuan vitin e kaluar, se sa kanë menduar për përforcime cilësore. E këtij niveli mendohet të jetë edhe ndeshja që do të luhet në Ballsh mes Bylisit e Flamurtarit, ku vihen përballë dy skuadra që kërkojnë të pozicionohen në zonën e Evropës. Vlonjatët kanë deklaruar përmirësim të financave për gjysmën e dytë të sezonit, ndërkohë që ballshiotët kanë pasur disa largime cilësore në fundin e vitit të kaluar dhe merkatoja e tyre nuk dihet nëse do të plotësojë emrat e larguar dhe boshllëqet e konstatuara në 16 javët e luajtura. Besa-Laçi mund të quhet edhe më e vështira për skuadrat e mbijetesës, ndërkohë që Teuta-Lushnja duket se anon 100% nga durrsakët, pasi gjatë merkatos së janarit “djemtë e detit” janë fuqizuar thuajse në të gjitha repartet dhe kanë bërë një fazë përgatitore cilësore, ndërsa Lushnja ka qenë e “ngujuar”vetëm në stadiumin e saj dhe me pak lëvizje të reja në përbërje. Pra, këto do të jenë 540 minutat e para të vitit 2014, ku pas “agjërimit” zyrtar, këtë fundjavë topkëmba do të ridalë në fushë. Futbolli po rilidh këpucët dhe është gati për “këstin” e dytë të sezonit, por nuk është keq që veç urimit për mbarësi, le të urojmë që në këtë pjesë të sezonit me ndeshje të Kampionatit dhe të Kupës të mos dëgjojmë për ndeshje të trukuara, për dhunë e për elementë që futbollit  nuk i bëjnë punë. Kjo pjesë e dytë e sezonit ka brenda saj edhe zhvillimin e Asamblesë Zgjedhore të FSHF-së, e cila veç analizës për çka është punuar dhe si është punuar, do të zgjedhë edhe organet e saj drejtuese për një mandat të ri katër vjeçar. Ja pse katër muajt e ardhshëm për futbollin shqiptar do të jenë sa interesantë, aq edhe të vështirë.

KATEGORIA SUPERIORE

Java XVII

1 shkurt 2014

Besa-Laçi                   14:00

Kastrioti-Tirana         14:00

Partizani-Kukësi        17:00

2 shkurt 2014

Bylis-Flamurtari        13:00

Skënderbeu-Vllaznia 13:00

Teuta-Lushnja           17:00

RENDITJA

1     Skënderbeu         16   +12 33

2     Partizani             16   +3   26

3     Laçi                     16   +3   25

4     Kukësi         16   +1   25

5     Flamurtari           16   +4   24

6     Teuta                  16   +0   24

7     Besa                    16   -3    21

8     Vllaznia       16   +1   21

9     Bylis                   16   +2   21

10   Lushnja        16   -6    18

11   Kastrioti             16   -6    16

12   Tirana          16   -11  12

– Flamurtarit i janë zbritur tri pikë nga Komisioni i Disiplinës

Dunkoviç: “Te Partizani, për titullin”

 Partizani prezantoni në ambientet e klubit katër afrimet e fundit në skuadër, Antun Dunkoviçit, Mario Saçerit, Almir Pliskës dhe Dragan Antanasijeviçit. Drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Eduard Prodani, tha për mediat se, afrimet e reja e kanë rritur cilësinë e skuadrës. Ardhjet e reja tek Partizani duket të jenë ambientuar menjëherë jo vetëm më skuadrën por edhe jetën në kryeqytet. Pa zbritur ende në fushë ata lëshojnë sfidën ndaj Skënderbeut kryesues, duke ndezur garën për titull

“E dimë që kemi ardhur në një skuadër të rëndësishme. Personalisht e njoh Partizanin, por atë të Beogradit. Mendoj se do të punojmë shumë dhe do të përpiqemi që brenda pak javëve të shkurtojmë diferencën me Skënderbeun kryesues”, tha Dunkoviç. Falë eksperiencës së tij mesfushori Dunkovic ndalet më në detaje, duke nisur nga sfida e fundjavës me Kukësin. “E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë, por për ne çdo sfidë është një betejë. Duhet ti marrim ndeshjet një e nga një, por sfida e parë është gjithmonë më e rëndësishmja, pasi nëse fitojmë atëherë do të kemi dhe moralin e duhur për të përballuar ndeshjet e ardhshme”. Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Eduard Prodani, deklaroi se merkatoja është e mbyllur me përjashtim të ndonjë elementi që mund të bëjë ndryshimin.

MERKATOJA E JANARIT

SKËNDERBEU

Afrime (0): S’ka

Largime (1): Mario Morina

PARTIZANI

Afrime (8): Ersen Sali, Liridon Ahmeti, Almir Pliska, Fatmir Hysenbelliu, Migen Memelli, Dragan Antansjeviç, Mario Saçer, Antun Dunkoviç;

Largime (4): Onome Sodje, Salvator Sulçe, Jozef Thana, Vladimir Buac.

TEUTA

Afrime (8): Joel Apezteguia, Amadou Samb, Behar Berisha, Eni Imami, Pajtim Badalli, Durim Badalli, Maodo Malik Mbaje, Aleksanda Bezmaveriç;

Largime (8): Erjon Mustafaj, Bledar Mancaku, Vedat Muriqi, Altin Hoxha, Alfred Delliallisi, Ermir Rezi, Rexhep Memini, Rejnaldo Troplini.

FLAMURTARI

Afrime (0): S’ka

Largime (0): S’ka

VLLAZNIA

Afrime (6): Mateo Zefi, Stivi Shaba, Antonio Marku, Amir Tafa, Sasha Paunoviç, Vedran Jese;

Largime (1): Behar Ramadani

TIRANA

Afrime (9): Ilion Lika, Mario Morina, Ivan Deliç, Gilberto Fortunato, Francis Kahata, Erlind Koreshi, Selemani Ndikumana, Medie Kagere, Daniel Uellngton;

Largime (11): Fatmir Hysenbelliu, Vedran Gerc, Ervis Çaço, Milan Jovanoviç, Hoze Semedo, Jurgen Mumajesi, Bledar Vashaku, Denis Kurti, Ilir Kastrati, Ilirjan Çaushaj, Roland Peqini.

KUKËSI

Afrime (9): Egland Haxho, Solomon Izuçuku, Artan Thorja, Henri Uçe, Olaunmi Olabisi, Ismail Gata Adeshina, Peter Terna Susuam, Pierr Boya, Dorde Dikanoviç;

Largime (6): Kristian Dragoi, Davor Bratiç, Lazar Popoviç, Lukas Malarkane, Gentian Manuka, Antonio Marku.

LAÇI

Afrime (1): Rejnaldo Troplini

Largime (5): Henri Ndreka, Jurgen Kulli, Jetmir Nino, Elio Shazivari, Elton Gjoni.

BYLISI

Afrime (10): Bledion Guga, Lulëzim Doshlaku, Vangjel Mile, Orjand Abazaj, Alban Shillova, Enea Sulkja, Klaudio Llënga, Armend Kastrati, Kate Fonseka, Riste Markosvki

Largime (10): Egland Haxho, Kire Ristevski, Xhunejt Çutra, Solomom Izuçuku, Elton Basriu, Kehinde Oueje, Xhejms Adeniji, Kristofer Omoseibi, Ruhan Foniqi, Romario Prifti.

BESA

Afrime (6): Bledar Mancaku, Alfred Deliallisi, Altin Hoxha, Vedat Muriqi, Ahmet Haliti, Geri Lika;

Largime (4): Idriz Batha, Endri Çako, Vangjel Mile, Simo Goranoviç.

LUSHNJA

Afrime (5): Erion Xhafa, Hekuran Koreshi, Mateo Hasa, Ledion Ruço, Klodian Arbri;

Largime (6): Albert Fataki, Semiran Çela, Danijel Morariju, Rigers Hysko, Erdid Metushi, Erlind Koreshi.

KASTRIOTI

Afrime (5): Lazar Popoviç, Semiran Çela, Gentian Manuka, Davor Bratiç, Mlladen Kukrika;

Largime (6): Ilion Lika, Kate Fonseka, Orjand Abazaj, Eleandro Pema, Stivi Shaba, Spartak Elmazi.

MERKATOJA E JANARIT

MERKATOJA E JANARIT

Ekipi            Afrime Largime

SKËNDERBEU       0            1

PARTIZANI              8            4

TEUTA              7            1

FLAMURTARI        0            0

VLLAZNIA        2            0

TIRANA            9            11

KUKËSI            9            6

LAÇI                  1            5

BYLISI        10          10

BESA                 6            4

LUSHNJA         5            6

KASTRIOTI             5            6

Gjithsej        67          62

Totali i lëvizjeve 169

Lojtarët e huaj

Ekipi            Afrime Largime

SKËNDERBEU       0            0

PARTIZANI              6            2

TEUTA              8            8

FLAMURTARI        0            0

VLLAZNIA        6            1

TIRANA            6            3

KUKËSI            7            4

LAÇI                  0            0

BYLISI        2            6

BESA                 2            1

LUSHNJA         0            2

KASTRIOTI             3            1

Gjithsej        40          28

Totali i lëvizjeve 68

KATEGORIA E PARË

Ekipi            Afrime Largime

Elbasani             3            1

APOLONIA              3            2

DINAMO           6            7

TOMORI           3            7

TËRBUNI          2            1

SHKUMBINI           5            0

BUTRINTI        4            1

POGRADECI           0            0

BURRELI          0            1

HIMARA           0            1

ADA                   0            1

ALBPETROLI         4            3

VELEÇIKU              0            0

KAMZA                    0            0

LUFTËTARI            3            3

MAMURRASI          6            4

Gjithsej               39          32

Totali i lëvizjeve 71

 Valmir Berisha nënshkruan me Romën

 Valmir Berisha është zyrtarisht lojtar i Romës, duke firmosur një kontratë pesëvjeçare me klubin italian. Sulmuesi me kombësi shqiptare, por me pasaportë suedeze u bë i njohur në arenën ndërkombëtare me Suedinë U-17 është një prej talenteve më të mëdhenj në Suedi ku konsiderohet edhe si pasardhësi i Zlatan Ibrahimovic. Drejtuesit e Romës kanë arritur të bindin Halmstadin, duke marrë firmën e djaloshit që do të aktivizohet fillimisht me skuadrën e të rinjve dhe më pas mund të bashkohet me ekipin e parë të drejtuar nga Rudi Garcia. Klubi verdhekuq i ofroi sulmuesit me origjinë shqiptare një kontratë 5-vjeçare, termat ekonomikë të së cilës nuk janë publikuar. Valon Berisha u shpall “Këpuca e Artë” në botërorin e zhvilluar përpara disa muajsh ku Suedia mori medaljen e bronztë. Te Lacio, skuadra rivale e Romës në kryeqytetin italian, luajnë tre shqiptarët Etrit Berisha, gjithashtu i ardhur nga Suedia, Lorik Cana e Thoma Strakosha, ky i fundit është djali i legjendës së portës kuqezi, Foto Strakosha.