Agron Kaja: Futboll Superior, me dhe pa drita!

477
Sigal

FOKUS/
Topkëmba shqiptare e mbylli me tundjen e rrjetave për vitin kalendarin 2016, në
gjysmën tjetër të sezonit çfarë do të presim?

 

Nga Agron KAJA

 

Futbolli shqiptar,
sikundër kudo në Botën e futbollit sot, ditë më parë e mbylli gjysmën e parë të
sezonit 2016-2017 në të gjitha kategoritë e tij. Në mbi 150 ditë kalendarike
janë luajtur dy fazat e para të Superiores, që ndryshe quhet edhe futbolli
elitar shqiptar, dhe duke u fokusuar tek kjo kategori javë pas jave e ndeshje
pas ndeshjes, le të sjellim në kujtesë se çfarë u “prodhua” në to. Le të themi
së pari se, starti i Kategorisë Superiore 2016-2017 erdhi me një lajm të keq për
skuadrën kampione Skënderbeu, e cila akuzohej nga UEFA për trukime ndeshjesh.
Madje që në ndeshjen e dytë të Ligës së Kampioneve, Skënderbeu u përjashtua
duke u zëvendësuar me Partizanin nënkampion. Një situatë kjo, e cila e pështjelloi
sado pak kampionen, duke i ulur disa “spaleta” që në sezonet e kaluara i kishte
të rënda. Në yllin e gjashtë rresht, dhe të shtatin në histori (me fjalën “yll”
nënkuptohen kampionatet e fituara), korçarët e vunë në dyshim një pjesë të këtyre
sukseseve, sikundër thuhej nga UEFA me trukime, çka bëri që futbolli shqiptar
ta ruajë këtë vazhdimësi të keqe në trukimin e ndeshjeve. Partizani luajti në
dy turet e tjera të Ligës së Kampioneve, dhe realisht u përfaqësua me dinjitet,
por shpërblimi që jepet në kësi rastesh nga UEFA ju dha Skënderbeut. Kjo ishte çudia
e parë që e nisi Superiorja këtë sezon, ndërkohë që në javët e para të saj,
disa trajnerë u larguan nga bankinat, si për të thënë se presidentët e Klubeve
janë ata që pëlqejnë ose jo rezultatet e tyre. Nuk është pak numri, që në mesin
e garës ndryshohen trajnerët në gjashtë nga dhjetë skuadra, çka është quajtur
nga specialist si një nga handikapet që nuk e ka ndihmuar progresin në këtë
kategori. Dhe bashkë me trukimet, apo dyshimet për trukime, të dy këta tregues
e bënë edhe më intrigante garën, sepse përpos tyre ndeshjet vazhduan me ritmin
e kalendarit. E këtu le të ndalemi tek një tregues tjetër që nuk ishte efiçent
në sensin pozitiv, shënimi i golave. Nëse i shohim nga java në javë, nuk mund të
mos thuhet së pari se në javën e katërt në pesë ndeshje u shënua vetëm një gol,
java në skandal në shënimin e golave. Mungojnë sulmuesit tipikë, apo mungon diçka
tjetër, këto kanë qenë ato justifikimet që nuk e kanë mbuluar këtë tregues,
ndoshta më negativi në këto dy fazat e para të Kategorisë Superiore 2016-2017.
Dhe si për ironi, dy golashënuesit më të mirë në këto 18 javë janë futbollistë
të huaj, Pejiç i Kukësit me 11 gola dhe Ekuban i Partizanit me 9 gola. Hamdi
Salihi, golashënuesi i sezonit të kaluar, ndoshta ka kaluar në pit stop, me 6
golat që ka shënuar. Ndërkohë, në këto 18 javë, nuk mund të mos kujtohen tifozët,
kryesisht ata të skuadrave kryesuese, të cilët në disa ndeshje e kanë ngatërruar
keq vendin ku luhet futbolli me |gladiatorët” e shekujve të shkuar. Dëmet
materiale që ata kanë shkaktuar të paktën në katër ndeshje, mund të ishin të ardhura
në shërbim të futbollit, kryesisht tek moshat që për financat mbeten “peng” i
“arratisjes” nga Shqipëria. Dhe, ai momenti i ndërprerjes së dritave në “Selman Stërmasi” në ndeshjen
Tirana-Partizani, ndoshta ishte kulmi i mangësive që e shoqëruan këtë Superiore
në 18 javët e para, në gjysmën e parë të sezonit 2016-2017.
Nëse themi
futboll me dhe pa drite, kjo të sjell në kujtesë gjithçka që është pështjellë në
gjysmën e parë, ndërsa ajo që vret më shumë është se: çfarë do të presim në
gjysmën tjetër? Ndoshta merkatua e dimrit do të kthjellojë mendjet e
drejtuesve, të trajnerëve, futbollistëve e tifozëve, që këtë futboll ta
orientojnë nga progresi i objektivave, jo nga regresi.


KATEGORIA SUPERIORE 2016-2017

RENDITJA

Skuadrat     Nd     Pikë  

1.Kukësi     18      36     

2.Partizani  18      35     

3.Skënderbe         18      32     

4.Tirana      18      27     

5.Luftëtari   18      22     

6.Vllaznia   18      21     

7.Flamurtari         18      17       

8.Teuta       18      16     

9.Laçi          18      14     

10.Korabi   18      11     

Shënim: Flamurtari -6
pikë

 

 

RENDITJA

Skuadrat     Nd     F       B       H       G+     G-      Pikë  

1.Kukësi     18      9        9        0        23      8        36     

2.Partizani  18      9        8        1        19      5        35     

3.Skënderbe         18      9        5        4        16      9        32     

4.Tirana      18      6        9        3        16      10      27     

5.Luftëtari   18      5        7        6        16      23      22     

6.Vllaznia   18      4        9        5        13      14      21     

7.Flamurtari         18      6        5        7        20      20      17       

8.Teuta       18      4        4        10      13      20      16     

9.Laçi          18      3        5        10      8        20      14     

10.Korabi   18      2        5        11      8        23      11     

Shënim: Flamurtari -6
pikë

 

Golashënuesit më të mirë: 

11 gola: Pejiç (4p) (Kukësi)   

9 gola:
Ekuban (Partizani)

7 gola:
Taku (Tirana)

6 gola:
Salihi (1p) (Skënderbeu), Rexhinaldo (Luftëtari)

5 gola:
Shkodra (Flamurtari), Shtubina (Vllaznia), Emini (Kukësi)…

 

 

Tregues në dy faza

Janë luajtur 90
ndeshje

Janë shënuar 142 gola

 

Faza e parë

Në 45 ndeshje

U shënuan 67 gola

Java më e mirë

Java e 7-të me 14
gola

Java më e dobët

Java e 4-ët me 1 gol

 

Faza e dytë

Në 45 ndeshje

U shënuan 75 gola

Java më e mirë

Java e 10-të me 13
gola

Java më e dobët

Java e 12-të me 5
gola

 

Tregues në ndeshje

Rezultati më i thellë

Java e dytë

Flamurtari-Luftëtari       5-0

Rezultatet më të dobëta

22 barazime 0-0

 

Shënuar më shumë gola

Kukësi 23gola

Shënuar më pak gola

Laçi, Korabi 8 gola

 

Pësuar më shumë gola

Luftëtari, Korabi 23
gola

Pësuar më pak gola

Partizani 5 gola

 

Ndeshja me probleme
elektrike

Tirana-Partizani, java e 13-të

 

 

Trajnerët e
Superiores

Sezoni 2016 – 2017

SKËNDERBEU/ A.
Agostineli

PARTIZANI/ A.
Sormani, S. Starova

KUKËSI/ A. Gjoka       

TIRANA/ I. Daja, M.
Josa

VLLAZNIA/ A. Cungu

FLAMURTARI/ G.
Magani, G. Mezani

LAÇI/ M. Troisi, R.
Ndreu

LUFTËTARI/ M.
Milinkoviç

KORABI/ A. Mergjyshi,
G. Haxhiu

TEUTA/ Ç. Bexhi, G.
Magani