Agnelli: Ajax e meritoi kualifikimin, kemi të ardhme të madhe përpara

349
Sigal

Presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli, ka folur për “Sky Sport” pas eliminimit nga Champions League të Juventus-it. Numri një i bardhezinjve ka pranuar se holandezët e merituan kualifikimin.

“Ajax e meritoi plotësisht kualifikimin, por njëkohësisht ne jemi të vetëdijshëm se në pesë ose gjashtë vitet e fundit kemi qenë të pranishëm në çerekfinalet e Champions League dhe duam të vazhdojmë të përmirësohemi vit pas viti.

Ajax-i është një klub që punon me cikle dhe ky aktuali ka nisur dy vite më parë. Ata e meritojnë, jo vetëm për takimin e sotëm, por për mënyrën si kanë luajtur në të dy takimet. Natyrisht, ky është një kompeticion ku  30 minuta të luajtura në mënyrën e duhur mund të bëjnë diferencën mes eliminimit dhe fitores së trofeut.

Jemi afër titullit të tetë radhazi në kampionat dhe kjo është një gjë e jashtëzakonshme. Juventus ishte në vendin e 43-të në renditjen e UEFA-s dhe tani është në të pestin, kështu që duhet ta vlerësojmë situatën në përgjithësi. Do të vazhdojmë punën me Paraticin dhe Nedved të cilët po punonë shumë mirë në merkato dhe me Agnellin në pankinë”, deklaroi Agnelli.