Sigal

Presidenti i Juventusit, Andrea Agneli e adhuron Marion Mandzukicin. Ai dëshiron që ai të fitoi në çdo garë që merr pjesë.

Kroati bashkë me ekipin e tij arriti në finale të Botërorit 2018 dhe është duke gjetur rrugën drejt golit më shumë se Cristiano Ronaldo, tani pas largimit të Higuain.

“Mario është një djalë i jashtëzakonshëm. E adhuroi atë”, tha Agnelli për Gazetta dello Sport.

“Nuk ka shumë gjëra për të thënë për të. Ai dëshiron të fitoi çdo ndeshje që merr pjesë dhe çdo garë, ashtu si në Juventus”.

Pasi mori medaljen e argjendtë në Botëror, Mandzukic lajmëroi se do të pensionohet nga Kombëtarja dhe do të fokusohet te Bianconeri.

“Ai e debatoi këtë situatë disa herë me lojtarët tjerë dhe me ne, kështu që në fund reflektoi. Ne duhet që të duartrokasim çfarë kanë arritur Kroacia, pasi që ishin në finale edhe pse nuk kanë popullsi të madh. Kroacia janë kampionë në shumë sporte dhe tashmë njihet niveli global i tyre. Mario është njëri prej talenteve të tyre më i madh dhe ai tregon disiplinën që kanë ata”.