Agjërimi shtyn finalet e Kupës së Afrikës

400
Sigal

Në vitet e fundit shpesh herë ka pasur debate në lidhje me futbollistët që agjërojnë gjatë ndeshjeve të futbollit dhe kompeticioneve elitare, e madje ka pasur edhe përjashtime për ata lojtarë të cilët kanë agjëruar. Në lidhje me këtë debat, Konfederata e Futbollit Afrikan ka njoftuar se Kupa e Botës do të shtyhet me 1 javë. Kompeticioni që do të mbahet në Egjipt gjatë muajit qershor-korrik duhej të niste në datën 15 qershor por tashmë pas vendimit të dytë, data zyrtare për fillimin e këtij kompeticioni, është data 21 qershor. Futbollistët do të kenë mundësi disa ditë që të pushojnë dhe të arrijnë gjendjen e tyre më të mirë pas agjërimit. Ramazani mbyllet në datën 4 qershor dhe vetë futbollistët do të kenë 17 ditë pushim para se kompeticioni do të vazhdojë, ndërkohë që pak ditë para fillimit, do të bëhen grumbullimet e skuadrave dhe stërvitjet e para. Finalja e madhe luhet në datën 19 korrik, ndërkohë që ishte planifikuar të luhej më 13