Agjenti pohon gjithçka: Emre Can një lojtar i Juventusit

588
Një merkato e nxehtë parashikohet të jetë ajo e verës në shtëpinë e Juventusit.
Siç bëjnë me dije mediat italiane, se “Zonja e vjetër ” ka arritur një marrëveshje me Emre Can i cili do të mbetet gjatë verës lojtar i lirë pas mbarimit të kontratës me Liverpoolin.
Kështu thotë agjenti i disa futbollistëve, italiani Federico Patorello, i cili pohon se vlera aktuale e lojtarit kap shifrat prej 40 milionë euro.
“Juve u përpoq të nënshkruajnë gjatë janarit me Emre Can, por nga ajo që dëgjoj, ai sigurisht do të jetë lojtari i tyre në sezonin e ardhshëm. Lojtari dëshiron të bashkohet me Juventusin. Mendoj se është e mençur, sepse Juve për momentin është klubi më i madh italian. 
“Emre Can do të jetë një vlerë e madhe për klubin italian, pasi ai është një lojtar me vlerë prej 40 milionë eurove në treg dhe duke e marrë atë falas, meriton një rrogë të mirë”, përfundoi Pastorello.
Sigal