Agjenti nuk i kurseu ofendimet, ironia e Guardiolës: Raiola i ofroi Pogba-n një ‘qeni’

621
Pak ditë më parë superagjenti Mino Raiola nuk u kursyer me fjalët për trajnerin spanjoll të Manchester City-t, Pep Guardiolën. Italo-holandezi mbi të tjera e quajti ‘qen’ teknikun spanjoll, për shkak se sipas tij nuk mund të negociohej me të.
Në konferencën për shtyp në prag të derbit kundër Manchester United, Pep Guardiola është shprehur me ironi se Raiola i ofroi Pogba-n dhe Mkihtaryan një ‘qeni’.
“Dy muaj më parë, Raiola më ofroi të blej Pogba dhe Mkhitaryan. Ai është agjent dhe kërkon më të mirën për futbollistët e tij, ndaj nuk mund të mi ofrojë mua, sepse jam një qen”, tha Guardiola, duke ironizuar me fjalët që Raiola ka thënë për të.
Më tej tekniku i Cityt zbuloi se e kishte refuzuar ofertën, duke thënë se nuk kishte mjaftueshëm para për të paguar kartonin e mesfushorit francez.
Ndërkohë, vetëm pak minuta më pas ka ardhur edhe replika e Mino Raiolës, që ka thënë se nuk ka folur kurrë me Guardiolën për klientët etij, por vetëm me klubin e Manchester Cityt.
Sigal