Sigal

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është shfaqur shumë i mërzitur pas hedhjes së shortit, sepse UEFA i dha çmimin e futbollistit më të mirë Modric dhe jo Cristianos. Agjenti portugez e konsideron të padrejtë fakti që ylli i Juventusit nuk ka marrë çmimin.

“Futbolli luhet brenda katër kuadrateve të fushës dhe kjo është ajo ku fitoi Cristiano. Ai shënoi 15 gola, duke marrë Realin në shpinë dhe duke fituar përsëri Championsin. Është vetëm qesharake; një turp. Fituesi nuk duhet të kishte asnjë dyshim se kush ishte, Cristiano është më i miri në pozicionin e tij”, tha Jorge Mendes për Record.

Cristiano për shkak se e dinte që nuk kishte marrë këtë çmim refuzoi të merrte pjesë në ceremoninë e zhvilluar në Montecarlo.