Agim Çiraku: Thyerja e rekordeve kombëtare, tregues që noti është në rrugë të mbarë

528
Që në ditën e parë të garave të këtij Kampionati Noti, ndarë në tre kategori, janë fiksuar tetë rekorde kombëtare. Spikasin emrat e Vivian Xhemollari, Gresi Koxhakut, Hubert Çurçisë, Sonia Kapedanit dhe Endi Kolës në kohët e reja të fiksuara dje. Pishina e Akuadromit në kryeqytet ka ngritur siparin e saj në këtë verë të nxehtë – për fatin e mirë dje temperaturat në kryeqytet nuk janë ngjitur më shumë se 29 gradë celsius – jo vetëm për pushuesit, por dhe për notarët. Pikërisht Kampionati Kombëtar i Fëmijëve, në konkurrim kanë qenë tre kategori: 
A) Datëlindja 2002-2003,
B) Datëlindja 2004-2005 dhe 
C) Datëlindja 2006 e më të vegjlit) ka sjellë gëzimin e sportistëve të ujit, trajnerëve, por dhe prindërve, që janë tifozët më të mëdhenj të fëmijëve të tyre, sidomos kur bëhet fjala për not. Ishin pjesëmarrëse 12 ekipe. Pikërisht Stela, Teuta, Uillson, Nobis, Partizani, Tirana, Shoqata e Sporteve të Ujit, Vlora Not, Vllaznia, Tradita, Saranda Not dhe Tirana Delfina Sport kanë sjellë mbi 200 fëmijë dje në pishinë. Një kampionat që ka pasur vëmendjen e presidentit të Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, por dhe të sekretares së përgjithshme Suela Haxhija. E mbi të gjitha të gjyqtarisë, ndonëse kryegjyqtari Emin Lishi në përfundim të garave të ditës së parë ka kërkuar më tepër vëmendje në startin e gajës, apo dhe në fundin e saj. Sepse duhen eliminuar nisjet përpara, apo prekjet e fundit me një dorë, që janë automatikisht faull e skualifikim. Ajo që duhet pranuar është se Stela e trajnerit Sadik Mema ka dominuar në të tre kategoritë e moshave, meshkuj dhe femra, ndërsa kështu është potencial për të qenë ajo kampione e Shqipërisë për fëmijët.
Rekordet/Tetë rekorde janë fiksuar dje në ditën e parë të garave për fëmijë
Vivian Xhemollari e Stelës, në kategorinë C për femra, në stafetën 4×100 metra stil i lirë ka fiksuar kohën e re 1’15”16. 
Po kështu e njëjta notare në 400 metra stil i lirë ka fiksuar kohën rekord 5’41”43. 
Në 400 metra stil i lirë në Kategorinë B, Hubert Çurçia do të fiksonte kohën e re 5’02”03. 
Në 200 metra bretkosë, kategoria B, Sonia Kapedani do të ishte rekordmene me kohën 2’54”84.
Jo vetëm kaq, por dhe Gresi Koxhaku në 400 metra stil i lirë në Kategorinë C do të ishte rekordmen me kohën 5’42”30.
Mandej në Kategorinë C për meshkuj në 200 metra delfin Endi Kola do të fiksonte kohën e re 3’12”44. 
E Stela do të ishte dyfish rekordmene në Kategorinë C, femra e meshkuj, në stafetën 4×100 metra stil i lirë me kohët e reja 5’58”34 dhe 5’20”56. 
Parë kështu, kur pavarësisht se nuk janë rekordmenë, por janë kampionë të dyfishtë, Kampionati i Fëmijëve në Not, gjithnjë nën dominimin e Stelës, po prodhon dhe cilësi. Që do të thotë se ky sport ka të ardhme në vend… 
Rezultatet teknike të ditës së parë të Kampionatit të Fëmijëve në Not 
Meshkuj – Kategoria A
400 m stil i lirë Kledi Kadiu (Teuta) 4’58”53 200 m bretkosë Fabio Daizmaili (Nobis) 3’03”37 100 m shpinë Joel Gjini (Nobis) 1’11”36 200 m delfin Junus Fuga (Stela) 2’42”59 4×100 m stil i lirë Tirana 4’25”16 200 m shpinë Joel Gjini (Nobis) 2’39”27 4×50 m stil i lirë Tirana 1’56”94 100 m stil i lirë Kledi Kadiu (Teuta) 1’01”44 50 m bretkosë Kliti Këlliçi (Stela) 38”13 1500 m stil i lirë Darti Papinova (Nobis) 21’42”28 4×100 m stil i lirë Stela 5’03”19 .
Femra – Kategoria A 
400 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 5’05”34 200 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 3’11”05 100 m shpinë Alesia Neziri (Tirana) 1’14”56 200 m delfin Aries Rama (Stela) 3’12”00 4×100 m stil i lirë Teuta 4’50”44 200 m shpinë Gloria Ndoja (Stela) 2’54”94 4×50 m stil i lirë Teuta 2’10”95 100 m stil i lirë Alesia Neziri (Tirana) 1’03”84 50 m bretkosë Alesia Daja (Stela) 40”81 1500 m stil i lirë Arsinda Dervishi (Nobis) 19’53”29 4×100 m stil i lirë Stela 5’35”44. 
Meshkuj – Kategoria B
400 m stil i lirë Hubert Çurçia (Stela) 5’02”03 200 m bretkosë Klesti Ndoja (Stela) 3’21”37 100 m shpinë Elio Veli (Stela) 1’22”00 200 m delfin Zeki Metalla (Stela) 3’01”22 4×100 m stil i lirë Stela 4’58”34 200 m shpinë Elio Veli (Stela) 2’57”29 4×50 m stil i lirë Stela 2’07”70 100 m stil i lirë Devi Bardhi (Stela) 1’07”03 50 m bretkosë Devi Bardhi (Stela) 39”18 1500 m stil i lirë Hubert Çurçia (Stela) 20’43”25 4×100 m e përzier Stela 5’30”78.
Femra – Kategoria B
400 m stil i lirë Sara Dande (Stela) 6’14”68 200 m bretkosë Sonia Kapedani (Stela) 2’54”84 100 m shpinë Rea Cenko (Stela) 1’28”13 200 m delfin Anastasia Dhimoshi (Stela) 3’21”96 4×100 m stil i lirë Stela 5’39”00 200 m shpinë Rea Cenko (Stela) 3’08”00 4×50 m stil i lirë Stela 2’26”03 100 m stil i lirë Sara Limaj (Stela) 1’19”81 50 m bretkosë Telma Harshova (Stela) 44”78 4×100 m e përzier Stela 6’08”01 
Meshkuj – Kategoria C
400 m stil i lirë Gresi Koxhaku (Stela) 5’42”30 200 m bretkosë Leal Bulku (Nobis) 3’35”45 100 m shpinë Dion Daja (Stela) 1’28”35 200 m delfin Endi Kola (Stela) 3’12”44 4×100 m stil i lirë Stela 5’20”56 200 m shpinë Dion Daja (Stela) 3’07”73 4×50 m stil i lirë Stela 2’24”38 100 m stil i lirë Gresi Koxhaku (Stela) 1’14”75 50 m bretkosë Leal Bulku (Nobis) 44”72 4×100 m e përzier Stela 6’12”78. 
Femra – Kategoria C
400 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Stela) 5’41”45 200 m bretkosë Uendi Memaj (Uillson) 4’21”87 100 m shpinë Ema Kola (Stela) 1’44”94 200 m delfin Kalera Meçe (Stela) 3’52”31 4×100 m stil i lirë Stela 5’58”44 200 m shpinë Ema Kola (Stela) 3’42”63 100 m stil i lirë Vivian Xhemollari (Stela) 1’15”18 50 m bretkosë Uendi Memaj (Uillson) 55”25 4X100 m e përzier Stela 7’08”09.
Flet Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Agim Çiraku, në ditën e parë të kampionatit kombëtar për fëmijë, u shpreh për mediat mjaft i kënaqur që këtë vit pati rezultate shumë më të larta se në kampionatet e tjera.
Zoti Çiraku, si i vlerësoni startin e këtij kampionati?
Garat që u zhvilluan në seancën e parë të ditës së parë të Kampionatit të Fëmijëve nga mosha 10-14 vjeç, ishin në përgjithësi gara të suksesshme. Pati rekorde si gjithmonë në garat kombëtare që zhvillohen në Shqipëri dhe këtë radhë në garat e fëmijëve pati disa rekorde. Vetëm në ditën e parë të zhvillimit të garave janë thyer 10 rekorde kombëtare. Shpresojmë që edhe sot të ketë rekorde të tjera kombëtare.
Po për pjesëmarrjen në këtë kampionat ç’mund të thoni?
Në përgjithësi nëkëtë kmapionat u zhvilluan gara të qeta, pjesëmarrja ishte shumë e mirë, pati shumë notarë pjesëmarrës edhe nga ekipe të tjera përveç Tiranës dhe Durrësit, që janë dy qytete që bëjnë bazën e notarëve të Shqipërisë. Pishina ishte në kushte shumë të mira, optimale përgjatë gjithë ditës së zhvillimit të garave. Presim që të ketë rezultate edhe më të mira në ditët e ardhshme.
Ka disa kohë që edhe fëmijëve edhe të rinjve i kushtoni shumë vëmendje. Cila është arsyeja?
Patjetër që i kushtojmë rëndësi të madhe të rinjve dhe fëmijëve, sepse janë perspektiva e notarëve në Shqipëri dhe po ta marrësh tamam-tamam, rekordet më të mira që thyhen dhe numri më i madh i rekordeve janë të arritura nga fëmijët. Kjo tregon që cilësia e fëmijëve dhe të rinjve është shumë herë më e mirë se ato që kanë arritur më përpara. Sepse duke thyer rekorde shumë, kjo tregon që rezultatet që kanë patur viteve të tjera kanë qenë më të dobëta. Dhe rezultatet e sivjetshme janë akoma edhe më të mira. Fëmijët dhe të rinjtë janë e ardhmja e notit shqiptar, presim që këta të kenë pjesëmarrje akoma edhe më të madhe, sesa janë në ditët e sotme. Arsyeja e vetme është që fëmijët dhe të rinjtë, duke marrë pjesë në garat e notit, do largohen nga rruga, do braktisin nga veset e këqija, do largohen nga betoni që është në Shqipëri dhe që nuk kanë mjedise sportive ku të lozin. Kështu ata gjejnë një relaksim, gjejnë një gjë shumë të mirë edhe për trupin e tyre duke bërë not dhe duke u stërvitur në pishinat tona.
Sigal