Agim Çiraku: Rekordet do ta kthejnë notin në elitën e sporteve

491
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Për organizmin dhe zhvillimin e Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rinj e të rritur (meshkuj-femra), flet Presidenti i FSHF-në. “Te Stela” pishinë rekordesh
Në ambientet e pishinave të Resortit “Te Stela”, për dy ditë më radhë, uji u trazua nga të rriturit e të rinjtë, që thyen edhe 15 rekorde Kombëtare. Në datat 22 e 23 prill 2017, në këtë Resort sa komod aq edhe profesional, u zhvilluan garat e Kampionatit Kombëtar të Notit për të Rritur e të Rinj, meshkuj e femra. “Pritshmëritë tona si federatë ishin për më shumë. Ka një fakt këto vitet e fundit, pasi në veprimtari të tilla si ky Kampionat Kombëtar në pishinën me distancën 25 m, janë thyer 10 apo 15 rekorde kombëtare, për meshkuj e femra. Mendoj se këtu është evident serioziteti që tregojnë ekipet e notarët e tyre, pse jo, qartazi themi se në mes tyre është edhe menaxhimi serioz i FSHN-së”, kështu deklaroi mes të tjerash Presidenti i FSHN-së, Agim Çiraku, në bashkëbisedimin e tij me gazetën “Telegraf”, duke ju referuar zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të Notit.
Në mbyllje të këtij Kampionati Kombëtar, dukeni sikur diçka e mirë u mbyll shpejt, apo gabohemi në këtë konstatim?
Ndoshta ma keni lexuar mendimin tim, sepse në këto dy ditë këtu në pishinën “Te Stela”, jo vetëm që u zhvillua një Kampionat Kombëtar masiv, por më shumë ishte edhe një event cilësor i ofruar në kushte optimale. Resorti “Te Stela” ka kushte shumë të mira organizimi e garimi, dhe ky ishte një detaj që na ndihmoi pozitivisht, madje sa herë që këtu zhvillojmë eventet tona ne si federatë noti.

Në përgjithësi me rezultatet që u arritën, si për meshkuj dhe për femra, sa shërbeu ky Kampionat Kombëtar?
Me çka dhanë notarët e notaret gjatë garimit, u reflektua qartë rëndësia që i kishin kushtuar këtij Kampionati Kombëtar të gjitha ekipet që morën pjesë, për meshkuj e femra. Madje, ajo çka ne mendojmë se i shërben më shumë rritjes së cilësisë, është fakti se u zhvilluan njëherësh garat për të rritur e të rinj, meshkuj e femra, duke e bërë kështu edhe më nxitëse rivalitetin në të gjitha garat.

Kishte ndonjë problem që mundet të ketë penguar vijueshmërinë e garave në këtë Kampionat Kombëtar?
Më duhet ta ripërsëris edhe një herë çka ju thashë më sipër se, Resorti “Te Stela” ka kushte të mira infrastrukturore për garim, e duke ju bashkangjitur ne si federatë me organizimin tonë, mendoj se probleme nuk pati. Më duhet të falënderoj të gjitha ekipet për garimin e tyre shumë serioz, njëherësh edhe për kulturën që treguan të gjithë, në gara e jashtë tyre. Dhe natyrisht që, po këto konsiderata shkojnë edhe për gjyqtarinë e këtij eventi, të cilët ishin në lartësinë e duhur në çdo garë.

Në dy ditë u thyen 13 rekorde kombëtare, ishin pritshmëritë tuaja për këtë “lumë” rekordesh?
Sinqerisht ju them se, pritshmëritë tona si federatë ishin për më shumë. Ka një fakt këto vitet e fundit, pasi në veprimtari të tilla si ky Kampionat Kombëtar në pishinën me distancën 25 m, janë thyer 10 apo 15 rekorde kombëtare, për meshkuj e femra. Mendoj se këtu është evident serioziteti që tregojnë ekipet e notarët e tyre, pse jo, qartazi themi se në mes tyre është edhe menaxhimi serioz i FSHN-së.

Sipas jush, e justifikuan të gjithë ekipet e notarët pjesëmarrjen në këtë Kampionat Kombëtar?
Patjetër që po, sepse vetë rezultatet e tregojnë se, kur ka rekorde kombëtare gjithçka në organizim, menazhim e zhvillim justifikohet pozitivisht. Do të dëshiroja që të kishim sa më shumë thyerje rekordesh, sepse sporti i notit po e bën si traditë: Në thyerjen e rekordeve, po bëhet sporti “rekordmen” në raport me të gjitha sportet e tjera në vendin tonë.

Gjatë këtij viti ka pasur edhe një dukuri, ku disa notarë janë stërvitur nga prindër, e të tjerë kanë ndërruar ekipe. Sa i shërbyen cilësisë në këtë Kampionat Kombëtar?
Në fakt, ky është një moment që zhvillohet pa miratimin nga ana jonë si federatë. Ka diçka që nuk shkon, kur prindër të veçantë, pasi i kanë marrë fëmijët e tyre të trajnuar nga trajnerët tanë, i zhvendosin përgatitjet e tyre jashtë kontrollit të trajnerëve. Në këto rast, pritshmëritë ishin të mëdha, konkretisht rezultatet nuk ishin të duhurat.

Veprimtarinë e radhës e keni tre muaj më vonë, në pishinë me distancë 50 metra, do të synoni edhe aty këtë “lumë” rekordesh sikundër në pishinën 25 metra?
Besoj se edhe atje do të kemi rezultate të mira. Gjatë këtyre dy ditëve këtu, jam takuar me të gjitha ekipet garuese, të cilët do të jenë prezentë edhe në veprimtaritë në pishinën 50 metra. Natyrisht që veç falënderimeve e konsideratave për këtë event që u mbyll sot (dje), kemi bashkëbiseduar jo vetëm për veprimtarinë e radhës, por edhe për momente që duhen përmirësuar në punën tonë të përbashkët në shërbim të rritjes së cilësisë.

Cilat janë këto momente që ju kërkoni t’i përmirësoni në vazhdimësi?
Së pari, prej trajnerëve morra garancinë për vazhdimin e stërvitshëmrisë në parametra më cilësorë, ndërsa në këtë takim së bashku ndamë edhe disa momente, nga të cilët edhe ne si federatë shikojmë se duhet përmirësuar, gjithmonë në shërbim të progresit. Ja u përmenda më sipër, që në vazhdimësi, trajnerët nuk do të pranojnë për garim notarë apo notare që stërviten jashtë kontrollit të tyre teknik. Këtu shohim një pedanë të cilësisë, e cila po u “thye” pak, nuk të jep lartësinë e duhur në kërcyeshmëri.

Me veprimtaritë që si FSHN keni organizuar në 4-mujorin e parë të vitit 2017, jeni të kënaqur me çka është arritur?
Asnjëherë unë nuk e them se jam i kënaqur nga veprimtaria në veprimtari dhe këtu i kam disa arsye. Së pari, sepse unë jam president federate që vij si një ish-notar, e në këtë këndvështrim, kam shumë ambicie për të gjithë notarët. Çdo synim, apo ta quajmë objektiv, kur realizohet, të motivon për më shumë dhe ky është ndryshimi që sporti ka nga veprimtaria e përditshme në fusha të tjera të jetës sonë.
Një një event si Kampionati Kombëtar, kur ka rekorde kombëtare, gjithçka në organizim, menazhim e zhvillim, vlerësohet pozitivisht. Do të dëshiroja që të kishim sa më shumë thyerje rekordesh, sepse sporti i notit po e bën si traditë: Në thyerjen e rekordeve, po bëhet “rekordmen” në raport me të gjitha sportet e tjera në vendin tonë
3 Notarë
Deni Baholli, Gresi Koxhaku dhe Frenc Bërdaku, ishin tre notarët që në Kampionatin Kombëtar thyen nga dy rekorde kombëtare
17 Rekorde
Kjo ishte shifra e rekordeve kombëtare që u thyen gjatë garave të Kampionatit Kombëtar: 6 meshkujt, 1 femër, 5 ekipore 

PROGRAMI GARAVE
Dita e parë/ 22.04.2017 
400 m katërnotim M
400 m katërnotim F
200 m bretkosë M
400 m stili lirë M
400 m stil i lirë F
200 m delfin M
200 m delfin F
100 m shpinë M
100 m shpinë F
4X50 m stil i lirë M
4X50 m stil i lirë F
50 m delfin M
50 m delfin F
200 m shpinë M
200 m shpinë F
1500 m stil i lirë M
1500 m stil ilirë F
100 m stil i lirë M
100 m stil i lirë F
50 m bretkosë M
50 m bretkosë F
4X100 m stil i lirë M
4X100 m stil i lirë F
U zhvilluan 23 gara
U thyen 10 rekorde

Dita e dytë/ 23.04.2017
200 m katërnotim F
200 m katërnotim M
50 m stil i lirë F
50 m stil i lirë M
800 m stil i lirë F
800 m stil i lirë M
100 m bretkosë F
100 m bretkosë M
100 m delfin F
100 m delfin M
4X100 m stil i lirë F
4X100 m stil i lirë M
4X50 m mix F
M4X50 m mix M
50 m shpinë F
50 m shpinë M
100 m katërnotim F
100 m katërnotim M
200 m stil i lirë F
200 m stil i lirë M
4X200 m stil i lirë F
4X200 m stil i lirë M
U zhvilluan 22 gara
U thyen 5 rekorde
SKUADRAT 
GARUESE
Të Stela
Tirana
TDS
Studenti
Tradita
Ventus Durrës
Teuta
Partizani
Vllaznia
REKORDET KOMBËTARE
Meshkuj
Gara Stili Notari Ekipi Rezultati 
1500 m Lirë Frenc Bërdaku Teuta 16.29.30
100 m Shpinë Gres Koxhaku Te Stela 1.12.44
200 m Shpinë Gres Koxhaku Te Stela 2.34.77
1500 m Kat. B Paolo Priska Studenti 18.42.53
400 m mix Kat. B Paolo Priska Studenti 5.26.38
50 m Bretkosë Deni Baholli Te Stela 29.71
4X50 m Mix Meshkuj Studenti
Stafetat
4X50 m Lirë Të Rritur Studenti 1.41.78
4X50 m Lirë Të Rinj Teuta 1.43.66
4X100 m Mix Të Rritur Teuta 4.09.67
Femra 
1500 m Lirë Arsinda Dervishi Studenti 19.17.43
4X50 m Mix Femra Te Stela 
4X200 m Lirë Femra Studenti
4X200 m Lirë Meshkuj Teuta
Notarët më të mirë
Meshkuj të Rritur
Frenc Bërdaku (Teuta)
Femra të Rritura
Diana Basho (Studenti)
Meshkuj të Rinj
Frenc Bërdaku (Teuta)
Femra të Reja
Alesia Neziri (Tirana)
Skuadrat më të mira
Femra të Reja
Kupen e fiton Te Stela
Meshkuj të Rinj
Kupën e fiton Teuta 
Femra të Rritura
Kupën e fiton Te Stela
Meshkuj të Rritur
Kupën e fiton Teuta

FLASIN REKORDMENËT

Deni Baholli (Te Stela): Ishte një rekord i vështirë
Në të dyja ditët e zhvillimit të Kampionatit Kombëtar të Notit, notari i ekipit Te Stela, Deni Baholli, tregoi se është “Bretkosa” që askush nuk e kap në ujë gjatë garimit. Në të gjitha garat e stilit bretkosë, ai ishte absolut, dhe dje gjatë zhvillimit të garave në pishinën “Te Stela”, për gazetën “Telegraf” deklaroi se, rekordi i parë u vështirësua. “Në garën e parë kam pak vështirësi, pasi nuk jap maksimumin, por ja arrita dhe me rekord kombëtar. Edhe në garat e tjera ku unë morra pjesë, kam besuar tek vetja. Madje do tu them se, në mesditën e ditës së parë të garave, kam biseduar me veten për rekordin, dhe u binda se do ta vendosja”, kështu deklaroi fillimisht rekordmeni Deni Baholli, i cili më pas tregoi se do të synojë thyerjen e rekordeve edhe në garat e tjera, madje ai tregoi se më shumë hobi ka çiklizmin. “Nuk mendoj të ndalem me kaq, unë e ndjej se kam më shumë për të dhënë. Në çdo veprimtari besoj se do të thyej edhe rekorde të tjera. Por, do t’u tregoja se unë më shumë hobi kam çiklizmin, pasi në fundjavë bëj rreth 80 km në ditë, çka më ndihmon edhe në këtë performancë gjatë garave të notimit”.
Skuadrat më të mira
Femra të Reja
Kupën e fiton Te Stela
Meshkuj të Rinj
Kupën e fiton Teuta 
Femra të Rritura
Kupën e fiton Te Stela
Meshkuj të Rritur
Kupën e fiton Teuta
Arsinda Dervishi (Studenti): Përgatitem për nivele të larta
Notarja e ekipit të Studentit, Arsinda Dervishi, jo vetëm që mbeti femra e vetme rekordmene, por ajo tregoi se synimet e saj janë për nivele më të larta. “Me trajnerin tim Eduar Cane, unë isha përgatitur për rekordin. Gara e 1500 metrave besoj se është e vështirë, sepse që të arrish rekordin, duhet që të harmonizosh mirë 15 distancat në 100 metra. Gjithsesi, jam e kënaqur dhe tashmë më duhet një përgatitje për nivele më të larta. Edhe pse unë kam një hobi ndryshe nga noti, vizatimin, them se në të dy do të jem rekordmene”
Gresi Koxhaku (Te Stela): Isha përgatitur për rekordet
Për notarin beratas që garon në ekipin Te Stela, dy rekordet që ai theu në ditën e parë të garave, ishin të pritshme. Në përgatitje me trajnerin e tij, vëllanë Marion, Gresi pretendon se do të arrijë më shumë se kaq. “Unë e ndjej se jam në gjendje që në të gjitha garat të thyej rekordet. Në stilin shpinë ndjehem më i sigurt, dhe për këtë kampionat isha i përgatitur që do të arrija rezultate të mira, pse jo, kisha menduar edhe këto rekorde. Përgatitjet do t’i vazhdoj sistematike, pres që në Mitingun e Kroacisë të thyej një rekord Kombëtar”.
Sigal