Agim Canaj: Skuadrat kanë ngërç në shënim e golit, janë jashtë forme

540
Nga Agron KAJA
FOKUS/ U mbyll dje sfida kryesore dhe e fundit e javës së dytë të Kategorisë Superiore, për gazetën “Telegraf”, ja si e përshkruan paraqitjen e skuadrave, specialisti i futbollit shqiptar 
Java e dytë e Kategorisë Superiore i shtriu ndeshjet në tri ditë, më mirë kështu për skuadrat, apo për të patur më shumë shikueshmëri?
Mendoj se në përgjithësi, më mirë është në dy ditë zhvillimi i ndeshjeve të një jave kampionati, por ndoshta dalje e Skënderbeut në grupet e UEFA Europa Ligë, ndoshta e ka kushtëzuar një shtrirje të tillë. Të bëheshin në dy ditë, si Partizani me Kukësin që nuk kishin lidhje me Skënderbeun, ishte më normale, sepse janë javët e para dhe nuk ka interes të hapen kaq ditë.

Java nisi me Flamurtari-Lushnja 3-1 dhe u mbyll me Partizani-Kukësi 0-0, si u zhvilluan në tërësi këto pesë takime?
Si fillim kampionati, lojrat nuk kanë qenë cilësore, thuajse të gjitha. Të 10 ekipet kanë bërë ndryshime në kontigjentin e sezonit të kaluar, e kështu ndryshimet e mëdha sjellin ngërçe, sidomos në fazën sulmuese. Këtë javë, specifikisht nuk pati ndeshje të bukura, vetëm rezultate që përfituar ekipet.

Duke qenë se fituan në transfertë tre skuadra (Luftëtari e Teuta dhe Skënderbeu), mund ta quajmë javën e dytë si favorite të transfertave?
Kampionati shqiptar ka hyrë në situata të tilla, që ekipe si Skënderbeu, Luftëtari e Teuta, janë të harmonizuara dhe nuk janë supriza. Teuta luajti mirë në Shkodër, Luftëtari luajti mirë në Laç, sepse ato janë munduar që, nëpërmjet një niveli jo shumë të qartë, të shfrytëzojnë cilësitë e lojtarëve, si Abazaj te Luftëtari e Çurbja te Teuta.

Cili ishte sipas jush rezultati më i papritur, dhe cili ishte më interesant në pesë ndeshjet e javës së dytë?
Rezultati i Skënderbeut dhe i Luftëtarit ishin të papritur. Skënderbeu vinte pas rezultateve me ekipe të nivelit të lartë, dhe ka formë më të mirë se skuadrat e kampionatit shqiptar. Dje, ishte një Skënderbe që çaloi në fazën sulmuese e mbrojtëse dhe lojtarët kryesorë nuk dhanë atë që duhej. Kjo tregon se, Kampionati është më i rëndësishëm se në UEFA.

Kjo javë kulmoi me sfidën Partizani-Kukësi 0-0, përpos rezultatit, çfarë treguan skuadrat në këtë takim?
Atë që unë pashë në fushën e lojës për të dyja këto skuadra, investimet e tyre nuk e kanë justifikuar. Loja e tyre la për të dëshiruar, sidomos nga sulmuesit. Mungesat e Pejiç dhe Ekuban kanë lënë boshllëk te të dyja skuadrat. Partizani ende nuk e ka gjetur golin, ndërsa Kukësi një gol në dy ndeshje. Kjo nuk por tregon pritshmëritë e tyre.

Po takimi Kamza-Skënderbeu 1-1 , mos po tregon se skuadrat debutuese e kanë të vështirë të ballafaqohen me kundërshtaret e Superiores?
Në këto dy javë, skuadra që më ka bërë përshtypje është Lushnja, e cila ka një ambient të mirë, por qëndrimi i gjatë në Kategorinë e Parë, ende nuk e ka sjellë aty ku duhet. Edhe merkato, apo buxheti i tyre këtë nivel ka. Me kontigjentin që ka do ta ketë të vështirë, ndërsa Kamza në dy ndeshje ka treguar futboll më të mirë se Lushnja.

Në këtë javë u shënuan 8 gola, është mesatare normale për Kategorinë Superiore?
Është një shteprësi në javën e dytë, madje edhe në aspektin e bukurisë së lojës, jo vetëm në shënimin e golave. Në krahasim me kampionatin e kaluar, kemi katër sulmuesa që janë larguar, dhe ata kanë lënë këtë boshllëk te ekipet Në dy javë kanë ngërç në aspketin sulmues.

Në javën e tretë, një tjetër sfidë e vështirë për Partizanin, këtë herë në transfertë me Skënderbeun, mendoni se ky Partizan “italian” nuk funskionon realisht?
Nëse shkurtimisht e analizojmë Partizanin në dy ndeshje, si teknik më bën përshtypje se ka ndryshime pozicione, që në fushë nuk rezultuan mirë. Partizani ishte i lexueshëm dhe nuk kishte rrjedhmëri në aksione, me shumë pasime. Humbje kohe në lojë, që nuk sjell rezultat, e këtu Partizani Çaloi shumë, duke i dhënë mundësi Kukësit që të organizonte kundërsulmin. 
Këtë vit do të ketë një grup më të madh skuadrash për të fituar titullin, edhe për të mos rënë nga kategoria. Skënderbeu, Partizani e Kukësi janë skuadra më të organizuara, edhe Teuta ka një ndryshim shumë cilësor. Flamurtari që ka marrë elementë cilësorë, por që duhet konsoliduar, Vllaznia ka shumë lojtarë shkodranë, por janë jashtë forme. Këtë do ta vuajnë skuadrat, por do të kemi edhe supriza.

KATEGORIA SUPERIORE
Ndeshjet-Java e dytë
Të shtunën, 16 shtator 2017
Flamurtari-Lushnja 3-1
Shënues: Alvesh 38’, 
Bushiç43’, Musta77’/Gava31’
Të dielën, 17 shtator 2017 
Laçi-Luftëtari 0-1
Shënues: Abazaj 61’
Vllaznia-Teuta 0-1 
Shënues: Çyrbja 70’
Dje, 18 shtator 2017 
Kamza-Skënderbeu 1-1
Shënues: Rezi 67’, Shkodra 29’
Partizani-Kukësi 0-0
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Teuta 2 6 
2.Skënderbeu 2 4
3.Kukësi 2 4
4.Luftëtari 2 3
5.Laçi 2 3
6.Vllaznia 2 3
7.Flamurtari 2 3
8.Kamza 2 1
9.Partizani 2 1
10.Lushnja 2 0
GOLASHËNUESIT
2 gola: Abazaj (Luftëtari), Gava (1aut) (Lushnja)
1 gol: Lena (1p), Shehaj, Çyrbja (Teuta), Bakaj (1p) (Kukësi), Lilaj (1p), Muzaka, Shkodra (Skënderbeu), Eskuerda, Kallaku (Laçi), Hasani (Vllaznia), Alvesh, Bushiç, Musta (Flamurtari), Rezi (Kamza) 
Sigal