Agim Canaj: “90 minuta në sulm!”

508
Sigal

Trajneri i Kukësit flet në prag të ndeshjes kundër kazakëve të Kairatit për Ligën e Europës

Trajneri i Kukësit, Agim Canaj, u shpreh optimist për gazetën “Telegraf”, për një fitore në “Qemal Stafa” dhe kualifikim të mundshëm ndaj kazakëve të Kairatit për Ligën e Europës. Takimin e parë, nënkampionët e Shqipërisë e humbën 1-0 me një gol të pësuar në minutën e 89-të. Kuksianëve u duhet të fitojnë minimalisht 1-0, për ta çuar ndeshjen në shtesë, ndërsa ata kualifikohen me çdo rezultat tjetër me dy gola diferencë.

 – Zoti Canaj, Kukësi e humbi ndeshjen e parë me Kairatin në Kazakistan me një gol në minutën e fundit. Sa e përgatitur është skuadra për ta përmbysur rezultatin dhe arritur kualifikimin?

– Parashikoj një ndeshje shumë të vështirë, pasi përballë kemi një kundërshtar të fortë. Ketë e pamë edhe në fushën e lojës gjatë ndeshjes së parë. Kairati ishte një skuadër e organizuar në të gjitha drejtimet. Në patëm vështirësi, por dhe disa momente të mira në takimin e parë. Por, ajo që ka rëndësi tani është të bëjmë një ndeshje perfekte në takimin e dytë.

– A besoni te kualifikimin tani që do të luani në “Qemal Stafa”?

E kisha deklaruar edhe në prag të ndeshjes së parë se, kualifikimi do të vendoset në 90 minutat e dyta. Rezultati 1-0, në ndeshjet me eliminim direkt favorizon ekipin kundërshtar. Dhe nëse nuk shënon shpejt gjërat vështirësohen. E dimë se është një mision i vështirë, por gjatë kësaj jave ne kemi punuar fort për të rregulluar ato probleme që patëm në Kazakistan dhe eliminuar pikat e forta që ka kundërshtari.

– Çfarë strategjie do të shohim në fushë?

– Duhet të jemi nesër (sot) shumë agresivë dhe ta kërkojmë nga minuta e parë golin, dhe për këtë duhet të funksionojnë shumë mirë të gjitha repartet. Sigurisht që, do të shohim më shumë nga sulmi. Natyrisht që, e kemi të vështirë detyrën por jo të pamundur.

– Çfarë nuk funksionoi te Kukësi në ndeshjen e parë?

– Një nga gabimet ishte organizimi, patëm mangësi në fazën sulmuese. Nuk duhet të harrojmë se kundërshtari ishte mjaft i mobilizuar, por dhe agresivë. Le të shpresojmë që nesër (sot) në ndeshjen e kthimit të jemi ne ekipi më i mirë, të jemi agresivë, por me një ekuilibër midis reparteve.

– Ndeshja nuk do të luhet në Kukës, por në Tiranë…

– Ne jemi të sigurt që, do të kemi shumë mbështetës në “Qemal Stafa”. Unë shpresoj shumë te ndihma e tifozëve, ashtu siç ka qenë edhe vitin e kaluar të Ligës së Europës. Djemtë janë të mobilizuar e të përqendruar. Jam i bindur se, do ta bëjnë detyrën që u kërkohet, pra kualifikimin. Ajo që ka rëndësi, përveç lojës të kemi dhe fatin me vete.

– A do të ketë ndryshime nga ekipi që luajti në Kazakistan?

– Po, do të ketë disa ndryshime të vogla pasi luajmë në fushën tonë dhe strategjia do të jetë komplet tjetër. Duke qenë në disfavor të një goli, ekipi do të orientohet nga sulmi. Gjithsesi, duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi golin vjen si në minutë e parë por dhe ta të 90-të për të shtyrë ndeshjen e më pas për t’u kualifikuar. Çdo gabim mund të na kushtojë rëndë. Në sulm do të jenë Pero Pejiç dhe Sokol Cikalleshi.

– Kur shorti iu vendosi përballë Kairatit, natyrshëm që njohja ishte e pakët. Sa e njihni atë tani?

– Sigurisht që tani, ia dimë pikat e forta kundërshtarit, por dhe ato të dobëta që ai ka. Ishte një kundërshtar jashtëzakonisht i mobilizuar dhe me lojtarë cilësorë, duke pasur në gjirin e tij futbollistë serbë, kroatë, sllovakë, brazilianë.

– Cilat janë pikat më të forta të Kairatit?

– E njoh atë tashmë atë. Është një skuadër e fortë dhe e konsoliduar, kjo dhe për faktin se kampionatin në Kazakistan tani ndodhet në javën e 19-të. Ka kryer investime të mëdha në lojtarë. Stoli i tij ishte i niveleve shumë të larta.

– A besoni se, Kukësi do ta përsërisë suksesin e edicionit të kaluar?

– Të gjithë e dëshirojmë atë, por më përpara ta kalojmë këtë tur, pasi shorti na ka vendosur sërish me kundërshtarë të fortë turin e dytë. Unë jam i fokusuar te 90 minutat e ndeshjes kundër Kairatit.

– A keni menduar, edhe për shtesat e penalltitë e mundshme?

– Trajneri i mendon të gjitha. Ne po shohim një Kampionat Botëror shumë rezultativ në të gjitha aspektet. Futbolli asnjëherë nuk është një gjë absolute, është relativ, kështu që gjithçka mund të ndodhë.

– Canaj, ju keni një përvojë ndërkombëtare si trajner, madje me ish-skuadrën tuaj, Vllazninë, keni kaluar edhe ture, teksa keni pasur fatin edhe të ndesheni me Napoli, një nga skuadrat më të -mira të Italisë. Sa do të vlejë përvoja juaj te lojtarët?

– Kukësi luan edicionin e tij të dytë në Ligën e Europës. Një pjesë e lojtarëve kanë përvojë në kompeticionet ndërkombëtare. Edicionin e kaluar kaluan tre ture në Ligën e Europës. Kemi bërë ndeshje të mira në fushën tonë. Shpresoj shumë që dhe nesër (sot) të marrim një rezultat pozitiv. Kemi një moment të mirë psikologjik, pasi loja të ofron shumë situata të ndryshme. Duhet të shënojmë shpejt dhe të parët, kjo ka shumë rëndësi.

Ora e së vërtetës për ekipet shqiptare në Europë

 Po troket ora e së vërtetës për skuadrat shqiptare pjesëmarrëse në Ligën e Europës. Flamurtari, Kukësi dhe Laçi do të zbresin në fushë për takimet e kthimit të raundit të parë kualifikues të këtij kompeticioni, me objektiv kualifikimin në fazën tjetër. Rezultatet e sfidave të parë janë premtuese, ku shkallën më të lartë të vështirësisë e ka pa dyshim Kukësi, që është mundur 1-0 në Almaty me skuadrën vendase Kayrat. Të parët do të zbresin në fushë kurbinasit, pikërisht në orën 17:00 ndaj sllovenëve të Rudar Velenje, që në takimin e parë u befasuan nga goli barazimit i Adeniyi një minutë para përfundimit të kohës së rregullt. Optimizmi në kampin laçian është i ligjshëm, pasi Stavri Nica do të ketë në dispozicion dy pika të forta të skuadrës Erjon Vucajn dhe Taulant Sefgjinin, që munguan në Slloveni për arsye pezullimi. Gjithsesi, trajneri durrsak nuk e ka zbuluar formacionin titullar, pasi dëshiron t’u rezervojë një tjetër surprizë të pakëndshme kundërshtarëve. Ky takim do të gjykohet nga hungarezi Tamas Bognar. Kuotat më të larta për t’u kualifikuar në raundit e dytë të Europa League i ka Flamurtari, që mori një fitore me shumë vlerë në minutat e fundit në transfertë me Sioni Bolnisi. Avantazhi i një goli por edhe 3 finalizimet në fushën kundërshtare i bëjnë kuqezinjtë favoritë, pasi edhe një humbje minimale nuk e ndal rrugëtimit e tyre në Ligën e Europës. Problemi më i madh për të besuarit e Ernest Gjokës është vetëm euforia, pasi me mbështetjen e tifozëve vlonjatë kuqezinjtë nuk kanë arsye për të dështuar në shtëpinë e tyre. Kukësi zbret i fundit në tapetin e “Qemal Stafës” me misionin e vështirë për të përmbysur humbjen 1-0 në fushën e Kayrat Almatit. Në fjalorin e nënkampionëve të Shqipërisë e pamundura nuk ekziston, ndërsa precedenti frymëzues i një sezoni më parë mbetet pikë referimi për të besuar te përmbysja.

 Liga e Europës

Turi I/Ndeshjet e kthimit

Sot, 11 korrik 2014

17:00 Laçi-Rudar Velenje              (1-1)

19:00 Flamurtari-Sioni Bolnisi      (3-2)

19:30 Kukësi-Kairat Almati          (0-1)

KUNDËRSHTARËT E EKIPEVE TONA

 RUDAR VELENJE

 Kundërshtari i Laçit, sllovenët e Rudar Velenje e përfunduan sezonin e fundit në vend të tretë. Ata drejtohen nga trajneri vendas Jernej Javornik ndërkohë për herë të fundit në Europë kanë marrë pjesë në sezonin 2009-2010 teksa u eliminuan në raundin e dytë të Ligës së Europës nga serbët e Cervena Zvedës. Rudari është themeluar 66 vjet më parë dhe luan në një impiant me një kapacitet prej vetëm 2341 vendesh.

 KAIRAT ALMATY

 Kundërshtari i Kukësit, kazakët e Kairat Almaty e mbylli kampionatin e fundit në vend të tretë. Merr pjesë në kompeticionet europiane për herë të katërt. Kampionati i Kazakistanit është në aktivitet e sipër. Skuadra e qytetit të Almatit është themeluar 60 vjet më parë dhe luan në Central Stadium (23 000 vende). Ekipi drejtohet nga një emër i njohur, siç është sllovaku Vladimir Vajs.

 SIONI BOLNIS

 Kundërshtari i Flamurtarit, gjeorgjianët e Sioni Bolnisi kampionatin e fundit e mbyllën në vendin e tretë ndërkohë që nuk marrin pjesë në Europë që prej sezonit 2006-2007. E themeluar në vitin 1936, Sioni Bolnisi luan në impiantin “Tamaz Stephania Stadium” dhe drejtohet nga trajneri Vladimir Burduli. Sioni Bolnisi ka dal kampion në vitin 2006 dhe finaliste e Kupës së Gjeorgjisë në vitin 2003.

NDESHJET E PARA

3 korrik 2014

 SIONI BOLNISI–FLAMURTARI 2-3

GOLAT: Isiani 27’, 30’/ Veliu 20’, Kuqi 74’, G.Lika 90’

SIONI BOLNISI: Merlani, Popkhadze, Imedashvili, Svanidze, Kandelaki, Lobjanidze (Ugulava 54’), Gureshidze (Adamia 85’), Aptsiauri (Samkharadze 74’), Tskadaia, Kakhelishvili, Isiani. Trajner: Vladimir Burduli

FLAMURTARI: I.Lika, Arbri (Idrizi 90’), Kuqi, Veliu, Mici, Telushi, Lena, Muzaka (Meto 87’), Zeqiri (A.Shehaj 82’), G.Lika, Abilaliaj. Trajner: Ernest Gjoka

KARTONË TË VERDHË: Ugulava 60’, Imedashvili 68’, Gureshidze 83’, Samkharadze 90+4’, Kakhelishvili 90+7’/ Arbri 34’, Kuqi 68’, Telushi 78’, Abilaliaj 85’

GJYQTARË: Kristo Tohver, S.Klasen, D.Vinogradov (Estoni)

KAIRAT-KUKESI 1-0

Golat: Darabayev 89’

KAIRAT: Khomich, Pliev, Gurman, Kislitsyn, Smakov, Michalik (Baitana 82’), Islamkhan, Bakaev, Artur Edigaryan, Gohou, Isael. Trajner: Vladimír Ëeiss

KUKESI: Halili, Smajlaj, Shameti, Dushku, Hallaçi, Bicaj, Allmuça, Musolli, Lushtaku (Peric 86’), Cikalleshi, Hoxha. Trajner: Agim Canaj

Gjyqtarë: R.Hasanov, Y.Abasov, R.Mamadov (Azerbajxhan)

Kartonë të verdhë: Pliev 32’, Kislitsyn 89’, Bakaev 90+5’ / Halili 89’

RUDAR VELENJE – LAÇI   1-1

GOLAT: Klinar 17’/ Adeniji 89’

RUDAR VELENJE: Rozman, Bukshek, Roser (Bolha 75’), Krefl (Jahiç 60’), Knezoviç, Stjepanoviç (Koçiç 45+2’), Çrnçiç, Tolimir, Klinar, Firer, Eteroviç. Trajner: J.Javornik.

LAÇI: Vujadinoviç, Ofojen, Çela, Sheta, Sefa, Oueje (Ndreca 39’), Nimani, Teqja, Zefi, Veliaj, Adeniji. Trajner: S.Nica.

KARTONË TË VERDHË: Krefl 35’, Tolimir 66’, Eteroviç 80’/ Ndreca 80’, Ofojen 84’

GJYQTARE: G.Vadashkoria, Z.Menteshashvili, L.Varamishvili (Gjeorgji