Afrim Tole: Pa Akademi, futbolli është i vdekur

1600
Sigal

Nga Agron KAJA

Në këtë periudhë kohore, fund korriku e fillim gushti, si ndikon moti i nxehtë në përgatitjen që po bëjnë skuadrat e futbollit për sezonin e ri?

Në këtë rast, varet se ku ndodhen skuadrat në këtë proces stërvitor. Sepse të gjitha skuadrat i nisën përgatitjet e deri diku merkato, por vetëm ato që luanin në Europë. Nëse të tjerat janë duke u përgatitur në Shqipëri, besoj se stërvitja e futbollistëve nuk do të ketë maksimumin në ndeshje. Ka shumë faktorë klimaterikë që në këtë mot nuk ndikojnë mirë.

Mendoni se skuadrat e kanë shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë, për stërvitje dhe merkato?

Ka vite që në futboll ndiqet një ritual i tillë, i cili është shumë i domosdoshëm. Shfrytëzimi i kësaj periudhe stërvitore dhe merkatoje, do të duket kur të nisë Kampionati, madje pas fazës së parë të tij. Natyrisht që klubet dhe skuadrat kanë vepruar me programet e tyre.

Në këndvështrimin tuaj teknik, cilën mendoni si hapësirën më të mirë të mundshme përgatitore për sezonin e ri?

Menjëherë pasi është mbyllur një sezon, nis përgatitja e stafeve dhe e programeve stërvitore. Pas një pushimi të detyrueshëm, jo më shumë se dyjavor, skuadrat nisin me përgatitjet në aspektin fizik, merren edhe me merkaton. Kjo është një stinë stërvitore e kushtëzuar në prag sezoni.

Emrat që skuadrat i kanë publikuar në merkato, mendoni se kanë nivelin e një merkatoje cilësore?

Në Shqipëri, skuadrat e Superiores më shumë duket sikur i “shoshitin” lojtarët. Një sezon e merr një skuadër, në sezonin pasardhës shkon në një skuadër, e kështu gatuhet kjo merkato. Unë mendoj se ajo më shumë zhvillohet në interesa të përfitimeve, se sa të shpërblimit në fushë.

Nga 10 skuadrat e Kategorisë Superiore, 9 prej tyre i kanë ndryshuar trajnerët, është tregues ky që i shërben cilësisë, apo diçka tjetër?

Kjo diçka tjetër, mendoj se është e para, që unë nënkuptoj informalitetin që ekziston sot në tregun e trajnerëve në futbollin shqiptar. Kjo ka të bëjë më shumë me mentalitetin që kanë Presidentët e klubeve, sepse janë ata që i bëjnë të gjitha ndryshimet në skuadër, përfshi edhe trajnerin.

Katër skuadra shqiptare luajtën në Europë, ndërsa 2 prej tyre po luajnë në turet e dyta, si ka qenë performanca e tyre?

Natyrisht që, për Kukësin e Laçin që e kaluar një tur, fjalët janë të mira, por jo në maksimum. Asnjera skuadër nuk ka shumë ndryshime nga sezoni i kaluar, ndërsa Luftëtari kryesisht, e kishte shetitjen e parë në Europë, Partizani mendoj se ishte i pafat për mundësitë aktuale që ka.

Dje Tirana ka bërë publike një pjesë të Rregullores së brendshme të saj, mendoni se kjo është një detyrim për të gjitha skuadrat, në çdo nivel të futbollit?

Tirana e ka publikuar këtë pjesë të Rregullores së brendshme të saj, me mendimin se kështu është njera nga format në shërbim të forcimit të displinës në skuadër. Rregullorja e brendshme është detyrim për çdo klub e skuadër futbolli, dhe rasti i Tiranës është vetëm një akt mediatik normal i saj.