Afër “Francë 2016”, Shqiptarët festojnë vendimin e CAS në sheshin “Nënë Tereza”

495
Vendimi i CAS për ti dhënë Shqipërisë 3 pikë me ndeshjen ndaj Serbisë, pas asaj që ndodhi në Beograd më 14 tetor të vitit të kaluar ka sjellë një gëzim dhe entuziazëm jo vetëm tek sportëdashësit, por tek të gjithë qytetarët. Të gjithë sot janë ndjerë kuq e zi. Sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet u tejmbush me qytetarë të veshur kuq e zi.
Po ashtu edhe rrugët e Tiranës qindra qytetarë kanë festuar këtë vendim të CAS, shumë të rëndësishëm për eliminatorët e Euro 2016 që do të zhvillohet në Francë.
Sigal