Adriano nuk transferohet në Milan, shkon te Al Ahli

506
Luiz Adriano nuk do të transferohet në Milan. Ai është larguar nga Shakhtar Donetsk duke iu bashkuar klubit Al Ahli, i cili ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për transferimin e sulmuesit Luiz Adriano.
Presidenti Abdullah Saeed Al Naboohad konfirmoi se braziliani do të transferohet në Dubai. Adriano ishte përmendur si kandidat i ri i Milanit, pas dështimeve në blerjen e Jackson Martinez nga Porto dhe Zlatan Ibrahimovic nga Paris Saint-Germain.
Por, as ai nuk do të nënshkruajë në San Siro. Adriano e filloi karrierën në Internacional para transferimit në Shakhtar më 2007 për 3 milionë euro.
Sigal