Adrian Mikopula: Fitorja e Kupës së Federatës, premtim i madh për Kampionatin

546
Nga Agron KAJA
INTERVISTA/ Flet për “Telegraf” trajneri i volejbollit të meshkujve te Vllaznia, trofeun e parë të sezonit e mendon si start për vazhdimësinë 
Kjo javë ka sjellë një agjendë të ngjeshur mediatike për trajnerin e volejbollit tek meshkujt e Vllaznisë, pasi Adrian Mikopula është shprehur me entuziazëm rreth fitimit të Kupës së FSHV-së nga skuadra shkodrane. Ndërkohë që dje për gazetën “Telegraf”, tekniku Mikopula, jo vetëm që u shpreh edhe për këto emocione, por me humorin shkodran, saktësoi edhe një germë të mbiemrit të tij. “Unë quhem Adrian Mikopula, jo Mikopuli”, kështu e nisi këtë bashkëbisedim trajneri shkodran, duke treguar jo vetëm emocionet e Kupës së Federatës, por edhe synimet e sezonit të ri, i cili nis të shtunën, ku Vllaznia ndeshet me Partizanin në Shkodër.
Vllaznia e volejbollit të meshkujve, e nisi mbarë sezonin e ri me një trofe, çfarë tregon ky start për skuadrën tuaj?
Mendoj se kjo Kupë e Federatës që ne fituam ditë më parë, është një start pozitiv që ka bërë Vllaznia për sezonin e ri që nis këtë fundjavë. Kjo tregon edhe përgatitjet që kemi bërë para fillimit të sezonit të ri, ndaj mendoj se e kemi merituar plotësisht Kupën e FSHV-së.

Për ju është një trofe stimulues Kupa e FSHV-së?
Patjetër që po, dhe unë si trajner kam mbetur shumë i kënaqur nga skuadra ime, jo vetëm se e fitoi këtë kupë, por se përmirësimi në lojën e saj, më jep më shumë garanci. Finalja me Partizanin ka qenë një ndeshje me shumë emocion dhe rivalitet, e për këtë situatë, ne sapo kemi marrë shpërblimin e parë në këtë sezon të ri.

Mendoni ju si trajner se, gjatë kësaj ndeshjeje Vllaznia e shfaqi gjendjen e saj reale?
Ne kishim tre mungesa të rëndësishme, njëherësh edhe dy largime, dhe në këto kushte e fituam kupën. Kjo situatë natyrshëm na jep shumë garanci, sepse duket një premtim që skuadra e bën për kampionatin, i cili për ne do të nisë këtë fundjavë në Shkodër, po me Partizani.

Pse, Vllaznia këtë sezon e synon edhe fitimin e Kampionatit Kombëtar?
Edhe pse është herët të flasim për titullin kampion, nuk është sekret ta them se Vllaznia në këtë sezon e synon edhe këtë trofe të madh. Ky nuk është objektiv që erdhi pas fitimit të Kupës së FSHV-së, sepse ai ka qenë i tillë edhe para këtij trofeu. Natyrisht që çdo trofe i fituar, është edhe një stimul për vazhdimësi të tillë.

Ju do të synoni titullin, por më parë duhet të renditeni në zonën play-off?
Po, ky është synimi primar, që Vllaznia në fundin e Kampionatit në renditet në katër skuadrat më të mira, të cilat do të përbëjnë edhe zonën play-off, që do të diskutojnë titullin kampion me ndeshje mes tyre. Aty shikohet forca e çdo skuadre, dhe ne gjërat do ti marrim me radhë.

Duke qenë se të shtunën do të startoni kampionatin me përballje ndaj Partizanit, edhe këtë herë do të kërkoni fitoren?
Fitorja asnjëherë nuk del nga synimet tona, me cilën do skuadër që ndeshemi. Ne nuk mendojmë që të shtunën me Partizanin do të fitojmë ndeshjen se ndeshemi në fushën tonë, apo se e mundëm në finalen e Kupës së federatës. Jo, ne kemi besim në forcat e skuadrës sonë, dhe ky është “themeli” ku ne do mbështesim çdo sukses tonin.

Cilat skuadra i mendoni rivale për titullin në këtë sezon?
Në start, të gjitha janë rivale dhe nga ana jonë do të kenë të njëjtin vlerësim. Ndoshta do të kemi risi në këtë sezon, sa i përket katër skuadrave të para që përbëjnë zonën playoff.
Unë kam mbetur shumë i kënaqur nga skuadra ime, jo vetëm se e fitoi këtë kupë, por edhe se përmirësimi në lojën e saj më jep më shumë garanci. Finalja me Partizanin ka qenë një ndeshje me shumë emocion dhe rivalitet, e për këtë situatë, ne sapo kemi marrë shpërblimin e parë në këtë sezon të ri
Kupa e FSHV-së
Ndeshjet e meshkujve 
Datë 23 shtator 2017 
Vllaznia-Farka Volej 3-1
Studenti-Partizani 0-3
Datë 24 shtator 2017 
Ndeshja finale
Vllaznia-Partizani 3-2
Fituese: Vllaznia
Volejboll-Meshkuj A1
Sezoni 2017-2018 
Ndeshjet-Java e parë
Datë 30 shtator 2017 
Vllaznia-Partizani
Erzeni-Studenti
Elbasani-Teuta
Farka Volej-Tirana
Skënderbeu: Pushim

Turi i dytë 1/8
Grupi A/ Takimi parë
Datë 18 tetor 2017 
(1)Erzeni-Kukësi
(2)Besëlidhja/ Sk.-Mamurr.
(3)Kamza- Teuta
(4)Tirana-Vllaznia
Takimet e kthimit
Datë 1 nëntor 2017 
Grupi B/ Takimi i parë
Datë 18 tetor 2017 
(5)Pogradeci-Partizani
(6)Bylis-Luftëtari
(7)Lushnja-Laçi
(8)Turbina-Flamurtari
Takimet e kthimit
Datë 1 nëntor 2017 
Sigal