Adi Huter, Jang Bojs: Ndeshje e vështirë, do kërkojmë fitoren

592
Në konferencën e djeshme për shtyp, trajneri i Jang Bojs, Adi Huter, ka deklaruar se pret një ndeshje të vështirë në Elbasan përballë Skënderbeut, një ekip për të cilin ai deklaron se e kishte studiuar. “natyrisht që pres një ndeshje të vështirë, pasi Skënderbeu ka eksperiencë në Evropë dhe do të na krijojë probleme, duke qenë se do të ketë edhe mbështetjen e tifozëve të saj. Nuk mund ta dimë si do të dalë një ndeshje, pasi ka shumë faktorë që mund të ndikojnë. Nuk do ta quaja dështim nëse nuk fitojmë, sepse ne e respektojmë Skënderbeun. Por ne do të kërkojmë fitoren, por të shohim. Kemi disa mungesa për këtë përballje”, tha Huter në deklarimin e tij.
Sigal