Abrashi: Kalimi te Freiburgu, vendimi më i mirë i karrierës

485
Në një intervistë ekskluzive me “4-4-2.com”, Amir Abrashi jep informacion në lidhje me sezonin e tij të parë (të suksesshëm) jashtë vendit. Abrashi u largua në verën e vitit 2015 nga Grasshopersi, pas pesë vitesh aty, në drejtim të SC Freiburg. Mesfushori i kombëtares shqiptare e ka gjetur veten menjëherë në Bundesliga 2. Ai flet për lëvizjen e tij drejt Gjermanisë, trajnerin e Freiburgut, Christian Streich, si dhe për progresin që ka bërë në “Breisgau”. Intervista u regjistrua javën e kaluar, kur Freiburgu ishte duke u përgatitur në një kamp trajnimi në Spanjë, para nisjes së gjysmës së dytë të sezonit.
Sigal

“Kjo është pikërisht koha e duhur për të qenë këtu, në të nxehtë. Kam dëgjuar se në shtëpi duhet të ketë qenë borë (qesh). Ne kemi kushte të shkëlqyera, për t’u përgatitur si duhet për pjesën e mbetur të sezonit. Pse vendosët t’i bashkoheshit Freiburgut verën e kaluar? Ky është një klub familjar, çka e kam konstatuar që në vizitat e para. Kur u bëra pjesë e tij rezultoi diçka magjepse. Tifozët, atmosfera dhe profesionalizmi që rrezaton ky klub përmbushin ambiciet e mia për të shkuar përpara. Unë mendoj se është ende krejtësisht e mundur me 25 vjet që kam mbi supe”, tha Abrashi.