A do të marrë pjesë Messi në “El Clasico”? Barcelona merr vendimin

510
Sigal

Barcelona do të përballet me Real Madridin ditën e mërkurë, ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit.

Në kampin katalanas të gjithë janë me zemër të ngrirë. Kjo sepse, flitet se Mesi do të mungojë në sfidë, për shkak të një dëmtimi jo të rëndë muskular që pati në ndeshjen me Valencian, këtë të shtunë.

Por burime të sigurta nga brenda ekipit bëjnë të ditur për gazetën katalanase “Sport”, se argjentinasi do të luajë normalisht pa asnjë problem, duke qenë se po stërvitet normalisht.

Nëse nuk ka dhimbje deri të mërkurën në mbrëmje lojtari do të grumbullohet dhe do të luajë si titullar në këtë ‘”El Clasico”.