Sigal

Zinedine Zidane është lidhur disa herë me Manchester Unitedin dhe Bayern Munichun dhe pritet të rikthehet së shpejti si trajner sipas djalit të tij, Enzo.

Francezi është i pa punë që prej se u largua nga Real Madridi gjatë verës, pasi kishte arritur ta fitonte Ligën e Kampionëve tre herë radhazi, transmeton Gazeta Express.

“Të gjithë e dimë se babai im e do futbollin dhe punën e trajnerit, kështu që shumë shpejt do të rikthehet në detyrë”, ka thënë Enzo Zidane.

“Tani ai po pushon sepse është diçka që ai ka nevojë”.