A do festojë sërish nëse shënon edhe në ‘Anfield’? Ja si përgjigjet Luis Suarez

491
Sigal

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është paraqitur në konferencë për mediat para sfidës me Liverpoolin, që do të zhvillohet nesër mbrëma në “Anfield Road”.

Suarez, i cili festoi golin që e shënoi kundër ish-ekipit në fitoren 3-0 në gjysmëfinalen e parë, thotë se s’do ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Liverpool.

“Kam shumë respekt për gjithçka që më ka dhuruar Liverpooli, i jam shumë mirënjohës. Kam shumë respekt për klubin dhe tifozët, por njerëzit që e ndjekin futbollin, e duan futbollin, jetojnë për futbollin, e dinë çfarë rëndësie ka të shënosh në gjysmëfinale”, tha Suarez, kur u pyet përse festoi në “Camp Nou”.

“A do të festoj nëse shënoj në ‘Anfield’? Nëse shënoj në këtë stadium, nuk do të festoj, kam shumë respekt për klubin dhe tifozët”, shtoi ai.