93 miqësoret e Shqipërisë

170

Nga e para, ajo kundër Malit të Zi, tek e fundit e sotme me Maltën. Një udhëtim statistikor

Nga ndeshja e parë miqësore kundër Malit të Zi, më 22 shtator 1946, të fituar 5-0 dhe deri te takimi i sotëm kundër Maltës (18:00) në “Niko Dovana” të Durrësit, Shqipëria numëron jo pak, por 94 ndeshje miqësore. Bilanci është pozitiv: 35 fitore, 26 barazime dhe 32 humbje. Për trajnerin Xhani De Biazi, sfida kundër Maltës është miqësorja e dhjetë në bankinën e Shqipërisë, ku nga nëntë të parat ai ka arritur 4 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje për të, duke qenë ai gjithmonë më i suksesshmi. Shqipëria është ndeshur shtatë herë me Maltën, pesë miqësore dhe dy ndeshje zyrtare (për eliminatoret e Botërorit 2010). Bilanci është pozitiv: 7 ndeshje; 4 fitore, 2 barazim, 1 humbje. Gjithsesi, ndeshje a fundit midis dy vendeve është mbyllur në barazim pa gola në Ta’Qali, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2010, teksa në bankinën tonë ishte holandezi Ari Han. Miqësorja e parë e Shqipërisë, edhe pse ajo nuk njihet nga FFIA (nuk ndodhet në databazen statistikore të saj) është ajo kundër Malit të Zi, një ndeshje e fituar 5-0 në Shkodër, falë golave të Jukës (2), Telitit (2) dhe Bizhutës (1), por dhe drejtimit në bankinë të trajnerit serb, Ljubisha Broçiç. Ky është trajneri i parë i huaj që ka drejtuar Kombëtaren tonë, por dhe që ka fituar Kampionatin Ballkanik, në vitin 1946. Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest), nën drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë), duke pasur në bankinë kroatin Josip Kuzhe. Në fakt, ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë e njohur nga FIFA, duke përjashtuar atë kundër Malit të Zi (ende nuk konsiderohej një shtet), është ajo kundër Rumanisë, më 23 tetor në Bukuresht e të përfunduar në barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’), por në regjinë e trajnerit rus, Boris Apuhtin. Fitorja e parë, daton më 4 qershor të vitit 1950, në fitoren 2-1 kundër Bullgarisë, falë golit të rrallë të Loro Boriçit (21’) e të kompletuar nga Vafsi Biçakut (56’). Fitoret më të thella: Shqipëri-Qipro 6-1, Shqipëri-Vietnam 5-0 dhe Turqi-Shqipëri (1-4). Humbja e parë është ajo me Poloninë, në Varshavë, më 6 nëntor 1949, me rezultatin 2-1, ku për Shqipërinë golin e vetëm e shënoi Zihni Gjinali: më të thellat, Hungari-Shqipëri 12-0 dhe Rumani-Shqipëri 6-0. Në fakt, si një humbje e turpshme mund të konsiderohet edhe ajo 2-0 me Andorrën (17 prill 2002). Jahmir Hyka është autori i golit më të shpejtë në historinë e Kombëtares. Ish-mesfushori i Mainc 05 shënoi në sekondën e 46-të në fitoren 2-0 të Shqipërisë në miqësoren kundër Lihtenshtejnit në “Qemal Stafa”, më 20 gusht 2008. Atëherë në drejtim të përfaqësueses ishte holandezi Ari Han. Ka një sërë miqësoresh të pazakonta për Kombëtaren tonë, pra ndeshje kundër ekipeve jo evropiane dhe në këtë listë bëjnë shtete afrikane, amerikano-jugore, aziatike, etj. Gjeografia shtrihet në të pestë kontinentet: me Kinën në Azi, Bahreinin, Katarin dhe Iranin, në Lindjen e Mesme, Algjerinë në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, Argjentinën në Amerikën e Jugut, por dhe me Kubën në Berat. Me Kinën, Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, duke pasur një pasur bilanc negativ: 1 humbje, 1 barazim, por ato ndeshje mund të konsiderohen me një sfond të pastër ideologjik, për të mos thënë se kemi humbur me dëshirë, apo me porosi. Në miqësoren e 15 shtatorit 1957, Kina fitoi 3-2 me Shqipërinë, ndërkohë që ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa”, takimi u mbyll në barazim 1-1 (7 nëntor 1973), por me porosi nga Komiteti Qendror i ish-Partisë së Punës së Shqipërisë, pasi ndeshja përkoi në kohën e dashurisë së madhe me Kinën Popullore, pra ishte një porosi e vetë Enver Hoxhës. 35-vjeçari, Panajot Pano barazoi golin e realizuar më parë nga kinezi Van, pikërisht në ndeshjen e fundit të Panos me fanellën kuqezi (24 të tilla). Më 11 tetor të vitit 1964, Kombëtarja jonë barazoi 1-1 me Algjerinë, një ndeshje e zhvilluar në Tiranë. Trajner ishte Zyber Konçi, ndërsa golin për ekipin tonë e shënoi i madhi Mexhit Haxhiu. Dymbëdhjetë vjet më pas, Shqipëria fitoi 3-0 me Algjerinë, po në “Qemal Stafa”, me golat e Ilir Përnaskës (2) dhe Shyqyri Ballgjinit, por në bankinë ishte Loro Boriçi. Kuba e largët e liderit komunist Fidel Kastro është mysafire në vendin tonë. Ndeshja zhvillohet në Berat, më 6 gusht 1998, pikërisht në përurimin e stadiumit të ri. Një ndeshje e mbyllur pa gola. Në bankinën kuqezi është trajneri Shyqyri Rreli. Nuk mungon në statistikat e Kombëtares dhe një ndeshje me Vietnamin, madje me një fitore të thellë: 5-0, të regjistruar nga trajneri gjerman Hans-Petër Brigel, të zhvilluar në Norçia të Italisë, më 12 shkurt 2003. Tejet e rrallë është miqësorja me Argjentinën, më 20 qershor 2011, në Buenos Aires, kundër Lionel Mesit dhe Karlos Tevezit dhe të humbur 4-0. Në bankinë ishte kroati Josip Kuzhe. Dy miqësoret e tjera ekzotike janë ato kundër Katarit në Madrid (22 maj 2012, të fituar 2-1 me golat e realizuar nga Elis Bakaj dhe Erjon Bogdani, ndërsa tjetra është ajo kundër Iranit, të zhvilluar në Stamboll (27 maj 2012), të fituar 1-0 me golin e Emiljano Vilës.

  Dy rekorde në miqësore

Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest), nën drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë), duke pasur në bankinë kroatin Josip Kuzhe.

 Miqësoret e kuqezinjve

1) Shqipëri-Mal i Zi 5-0

 2) Rumani-Shqipëri 1-1

 3) Poloni-Shqipëri 2-1

 4) Bullgari-Shqipëri 0-0

 5) Shqipëri-Rumani 1-4

 6) Shqipëri-Poloni 0-0

 7) Shqipëri-Bullgari 2-1

 8) Çekosllovaki-Shqipëri 3-0

 9) Hungari-Shqipëri 12-0

 10) Rumani-Shqipëri 6-0

 11) Shqipëri-Çekosllovaki 3-2

 12) Shqipëri-Çekosllovaki 2-1

 13) Shqipëri-Poloni 2-0

 14) Kinë-Shqipëri 3-2

 15) Shqipëri-RDGJ 1-1

 16) Shqipëri-Algjeri 1-1

 17) Shqipëri-Bullgari 2-0

 18) Shqipëri-Kinë 1-1

 19) Shqipëri-Algjeri 3-0

 20) Shqipëri-Turqi 0-0

 21) Shqipëri-Kubë 0-0

 22) Rumani-Shqipëri 3-0

 23) Shqipëri-Greqi 1-1

 24) Greqi-Shqipëri 1-0

 25) Greqi-Shqipëri 0-2

 26) Shqipëri-Greqi 1-0

 27) Maqedoni-Shqipëri 5-1

 28) Malta-Shqipëri 2-1

 29) Shqipëri-Bosnjë 2-0

 30) Bosnjë-Shqipëri 0-0

 31) Greqi-Shqipëri 2-1

 32) Turqi-Shqipëri 1-4

 33) Maltë-Shqipëri 1-1

 34) Gjeorgji-Shqipëri 3-0

 35) Shqipëri-Letoni 2-2

 36) Qipro-Shqipëri 3-2

 37) Shqipëri-Maqedoni 2-0

 38) Shqipëri-Andorë 3-0

 39) Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

 40) Shqipëri-Maltë 1-0

 41) Maqedoni-Shqipëri 1-0

 42) Shqipëri-Qipro 0-0

 43) Shqipëri-Maltë 3-0

 44) Turqi-Shqipëri 0-2

 45) Maqedoni-Shqipëri 0-0

 46) Shqipëri-Finlandë 1-1

 47) Shqipëri-Bahrein 0-3

 48) Luksemburg-Shqipëri 0-0

 49) Meksikë-Shqipëri 4-0

 50) Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

 51) Andorrë-Shqipëri 2-0

 52) Shqipëri-Vietnam 5-0

 53) Bullgari-Shqipëri 2-0

 54) Maqedoni-Shqipëri 3-1

 55) Portugali-Shqipëri 5-3

 56) Shqipëri-Estoni 2-0

 57) Shqipëri-Suedi 2-1

 58) Shqipëri-Islandë 2-1

 59) Estoni-Shqipëri 1-1

 60) Qipro-Shqipëri 2-1

 61) Poloni-Shqipëri 1-0

 62) Shqipëri-Azerbajxhan 2-1

 63) Shqipëri-Lituani 1-2

 64) Shqipëri-Gjeorgji 0-0

 65) San Marino-Shqipëri 0-3

 66) Shqipëri-Maqedoni 0-1

 67) Anglia B-Shqipëri 3-1

 68) Shqipëri-Maltë 3-0

 69) Poloni-Shqipëri 1-0

 70) Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0

 71) Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

 72) Shqipëri-Gjeorgji 1-1

 73) Shqipëri-Qipro 6-1

 74) Estoni-Shqipëri 0-0

 75) Shqipëri-Irlanda e Veriut 1-0

 76) Mali i Zi-Shqipëri 0-1

 77) Shqipëri-Andorrë 1-0

 78) Shqipëria-Uzbekistan 1-0

 79) Shqipëri-Maqedoni 0-0

 80) Shqipëri-Slloveni 1-2

 81) Argjentinë-Shqipëri 4-0

 82) Shqipëri-Mali i Zi 3-2

 83) Shqipëri-Azerbajxhan 0-1

 84) Maqedoni-Shqipëri 0-0

 85) Gjeorgji-Shqipëri 2-1

 86) Katar-Shqipëri 1-2

 87) Iran-Shqipëri 0-1

 88) Shqipëri-Moldavi 0-0

 89) Kamerun-Shqipëri 0-0

 90) Shqipëri-Gjeorgji 1-2

 91) Shqipëri-Lituani 4-1

 92) Shqipëri-Armeni 2-0

 93) Shqipëri-Bjellorusi 0-0