91 miqësoret e Shqipërisë

947
Sigal

Nga e para, ajo kundër Malit të Zi, tek e fundit, me Lituaninë. Një udhëtim statistikor i Kombëtares

Nga ndeshja e parë miqësore kundër Malit të Zi, më 22 shtator 1946, të fituar 5-0 dhe deri të takimi i fundit miqësor ndërkombëtar, ai fundit kundër Lituanisë të fituar 4-1 (më 26 mars 2013), Shqipëria numëron 91 ndeshje miqësore, duke pasur një bilanc prej 34 fitoresh, 25 barazime dhe 32 humbje. Miqësorja e parë e Shqipërisë, edhe pse ajo nuk njihet nga FFIA (nuk ndodhet në databazën statistikore të saj) është ajo kundër Malit të Zi, një ndeshje e fituar 5-0 në Shkodër, falë golave të Jukës (2), Telitit (2) dhe Bizhutës (1), por dhe drejtimit në bankinë të trajnerit serb, Ljubisha Broçiç. Ky është trajneri i parë i huaj që ka drejtuar Kombëtaren tonë, por dhe që ka fituar Kampionatin Ballkanik, në vitin 1946. Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest), nën drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë), duke pasur në bankinë kroatin Josip Kuzhe. Në fakt, ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë e njohur nga FIFA, duke përjashtuar atë kundër Malit të Zi (ende nuk konsiderohej një shtet), është ajo kundër Rumanisë, më 23 tetor në Bukuresht e të përfunduar në barazim 1-1 (gol i Qamil Telitit, 49’), por në regjinë e trajnerit rus, Boris Apuhtin. Fitorja e parë, daton më 4 qershor të vitit 1950, në fitoren 2-1 kundër Bullgarisë, falë golit të rrallë të Loro Boriçit (21’) e të kompletuar nga Vafsi Biçakut (56’). Fitoret më të thella: Shqipëri-Qipro 6-1, Shqipëri-Vietnam 5-0 dhe Turqi-Shqipëri (1-4). Humbja e parë është ajo me Poloninë, në Varshavë, më 6 nëntor 1949, me rezultatin 2-1, ku për Shqipërinë golin e vetëm e shënoi Zihni Gjinali: më të thellat, Hungari-Shqipëri 12-0 dhe Rumani-Shqipëri 6-0. Jahmir Hyka është autori i golit më të shpejtë në historinë e Kombëtares. Ish-mesfushori i Mainc 05 shënoi në sekondën e 46-të në fitoren 2-0 të Shqipërisë në miqësoren kundër Lihtenshtejnit në “Qemal Stafa”, më 20 gusht 2008. Atëherë në drejtim të përfaqësueses ishte holandezi Ari Han. Ka një sërë miqësoresh të pazakonta për Kombëtaren tonë, pra ndeshje kundër ekipeve jo europiane, dhe në këtë listë bëjnë shtete afrikane, amerikano-jugore, aziatike, etj. Gjeografia shtrihet në të pestë kontinentet: me Kinën në Azi, Bahreinin, Katarin dhe Iranin, në Lindjen e Mesme, Algjerinë në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, Argjentinën në Amerikën e Jugut, por dhe me Kubën në Berat. Me Kinën, Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje, duke pasur një pasur bilanc negativ: 1 humbje, 1 barazim, por ato ndeshje mund të konsiderohen me një sfond të pastër ideologjik, për të mos thënë se kemi humbur me dëshirë, apo me porosi. Në miqësoren e 15 shtatorit 1957, Kina fitoi 3-2 me Shqipërinë, ndërkohë që ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa”, takimi u mbyll në barazim 1-1 (7 nëntor 1973), por me porosi nga Komiteti Qendror i ish-Partisë së Punës së Shqipërisë, pasi ndeshja përkoi në kohën e dashurisë së madhe me Kinën Popullore, pra ishte një porosi e vetë Enver Hoxhës. 35-vjeçari Panajot Pano barazoi golin e realizuar më parë nga kinezi Van, pikërisht në ndeshjen e fundit të Panos me fanellën kuqezi (24 të tilla). Kuba e largët e liderit komunist Fidel Kastro është mysafire në vendin tonë. Ndeshja zhvillohet në Berat, më 6 gusht 1998, pikërisht në përurimin e stadiumit të ri. Një ndeshje e mbyllur pa gola. Në bankinën kuqezi është trajneri Shyqyri Rreli. Nuk mungon në statistikat e Kombëtares dhe një ndeshje me Vietnamin, madje me një fitore të thellë: 5-0, të regjistruar nga trajneri gjerman Hans-Petër Brigel, të zhvilluar në Norçia të Italisë, më 12 shkurt 2003. Tejet e rrallë është miqësorja me Argjentinën, më 20 qershor 2011, në Buenos Aires, kundër Lionel Mesit dhe Karlos Tevezit dhe të humbur 4-0. Në bankinë ishte kroati Josip Kuzhe. Dy miqësoret e tjera ekzotike janë ato kundër Katarit në Madrid (22 maj 2012, të fituar 2-1 me golat e realizuar nga Elis Bakaj dhe Erjon Bogdani), ndërsa tjetra është ajo kundër Iranit, të zhvilluar në Stamboll (27 maj 2012), të fituar 1-0 me golin e Emiljano Vilës.

  Gjeografia e ndeshjeve

 Gjeografia e miqësoreve të Shqipërisë shtrihet në të pestë kontinentet: me Kinën në Azi, Bahrejnin, Katarin dhe Iranin, në Lindjen e Mesme, Algjerinë në Afrikë, Meksikën në Shtetet e Bashkuara, Argjentinën në Amerikën e Jugut, por dhe me Kubën në Berat, apo dhe ato me Anglinë (B) dhe Portugalinë.

  Dy rekorde në miqësore

Në ndeshjet miqësore, Shqipëria ka vendosur edhe dy rekordet ekstreme të saj: humbjen më të thellë, 12-0 me Hungarinë (24 shtator të vitit 1950, Budapest) në drejtimin e trajnerit Ludovik Jakova, si dhe fitoren më të bujshme, 6-1 kundër Qipros (12 gusht të vitit 2009, Tiranë) me kroatin Josip Kuzhe.

 Nuk njihen nga FIFA

 Ështå interesant fakti se, si miqwsorja e parë e Shqipërisë, ajo kundër Malit të Zi, një ndeshje e fituar 5-0 në Shkodër (mw 22 shtator 1946), ashtu edhe ajo e fundit, e fituar 4-1 me Lituaninw nw Tiranw (26 mars 2013), nuk njihen nga FIFA dhe nuk janw tw paraqitura në databazën statistikore të saj.

 1) 22.09.1946, Shkodër

Shqipëri-Mal i Zi 5-0

2) 23.10.1949, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 1-1

3) 06.11.1949, Varshavë

Poloni-Shqipëri 2-1

4) 17.11.1949, Sofje

Bullgari-Shqipëri 0-0

5) 29.11.1949, Tiranë

Shqipëri-Rumani 1-4

6) 01.05.1950, Tiranë

Shqipëri-Poloni 0-0

7) 04.06.1950, Tiranë

Shqipëri-Bullgari 2-1

8) 17.09.1950, Pragë

Çekosllovaki-Shqipëri 3-0

9) 24.09.1950, Budapest

Hungari-Shqipëri 12-0

10) 08.10.1950, Bukuresht

Rumani-Shqipëri 6-0

11) 29.11.1952, Tiranë

Shqipëri-Çekosllovaki 3-2

12) 07.12.1952, Tiranë

Shqipëri-Çekosllovaki 2-1

13) 29.11.1953, Tiranë

Shqipëri-Poloni 2-0

14) 09.15.1957, Pekin

Kinë-Shqipëri 3-2

15) 01.05.1958, Tiranë

Shqipëri-RDGJ 1-1

16) 11.10.1964, Tiranë

Shqipëri-Algjeri 1-1

17) 22.03.1967, Tiranë

Shqipëri-Bullgari 2-0

18) 08.11.1973, Tiranë

Shqipëri-Kinë 1-1

19) 10.10.1976, Tiranë

Shqipëri-Algjeri 3-0

20) 28.03.1985, Tiranë

Shqipëri-Turqi 0-0

21) 06.08.1988, Berat

Shqipëri-Kubë 0-0

22) 20.09.1988, Kostanca

Rumani-Shqipëri 3-0

23) 18.01.1989, Tiranë

Shqipëri-Greqi 1-1

24) 05.09.1990, Patra

Greqi-Shqipëri 1-0

25) 04.09.1991, Athinë

Greqi-Shqipëri 0-2

26) 29.01.1992, Tiranë

Shqipëri-Greqi 1-0

27) 14.05.1994, Tetovë

Maqedoni-Shqipëri 5-1

28) 16.08.1995, Valeta

Malta-Shqipëri 2-1

29) 30.11.1995, Tiranë

Shqipëri-Bosnjë 2-0

30) 24.04.1996, Zenica

Bosnjë-Shqipëri 0-0

31) 14.08.1996, Marusi

Greqi-Shqipëri 2-1

32) 21.01.1998, Antalia

Turqi-Shqipëri 1-4

33) 06.02.1998, Valeta

Maltë-Shqipëri 1-1

34) 08.02.1998, Valeta

Gjeorgji-Shqipëri 3-0

35) 10.02.1998, Valeta

Shqipëri-Letoni 2-2

36) 19.08.1998, Nikosia

Qipro-Shqipëri 3-2

37) 10.02.1999, Tiranë

Shqipëri-Maqedoni 2-0

38) 06.02.2000, Valeta

Shqipëri-Andorë 3-0

39) 08.02.2000, Valeta

Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

40) 10.02.2000, Valeta

Shqipëri-Maltë 1-0

  41) 26.04.2000, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 1-0

42) 15.08.2000, Tiranë

Shqipëri-Qipro 0-0

43) 11.15.2000, Tiranë

Shqipëri-Maltë 3-0

44), 25.04.2001, Gaziantep

Turqi-Shqipëri 0-2

45) 05.01.2002, Manama

Maqedoni-Shqipëri 0-0

46) 07.01.2002, Manama

Shqipëri-Finlandë 1-1

47) 10.01.2002, Manama

Shqipëri-Bahrein 0-3

48) 13.02.2002, Hesperanzh

Luksemburg-Shqipëri 0-0

49) 13.03.2002, San Diego

Meksikë-Shqipëri 4-0

50) 27.03.2002, Tiranë

Shqipëri-Azerbajxhan 1-0

51) 17.04.2002, Andorra

Andorrë-Shqipëri 2-0

52) 12.02.2003, Norçia

Shqipëri-Vietnam 5-0

53) 30.04.2003, Sofje

Bullgari-Shqipëri 2-0

54) 20.08.2003, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 3-1

55) 11.10.2003, Lisbonë

Portugali-Shqipëri 5-3

56) 15.11.2003, Tiranë

Shqipëri-Estoni 2-0

57) 18.02.2004, Tiranë

Shqipëri-Suedi 2-1

58) 31.03.2004, Tiranë

Shqipëri-Islandë 2-1

59) 28.04.2004, Talin

Estoni-Shqipëri 1-1

60) 18.08.2004, Nikosia

Qipro-Shqipëri 2-1

 61) 29.05.2005, Szczecin

Poloni-Shqipëri 1-0

62) 17.08.2005, Tiranë

Shqipëri-Azerbajxhan 2-1

63) 01.03.2006, Tiranë

Shqipëri-Lituani 1-2

64) 22.03.2006, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji 0-0

65) 16.08.2006, Seravale

San Marino-Shqipëri 0-3

66) 07.02.2007, Shkodër

Shqipëri-Maqedoni 0-1

67) 25.05.2007, Burnli

Anglia B-Shqipëri 3-1

68) 22.08.2007, Tiranë

Shqipëri-Maltë 3-0

69) 27.05.2008, Reutlingen

Poloni-Shqipëri 1-0

70) 20.08.2008, Tiranë

Shqipëri-Lihtenshtejn 2-0

71) 19.11.2008, Baku

Azerbajxhan-Shqipëri 1-1

72) 10.06.2009, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji 1-1

73) 12.08.2009, Tiranë

Shqipëri-Qipro 6-1

74) 14.11.2009, Talin

Estoni-Shqipëri 0-0

75) 03.03.2010, Tiranë

Shqipëri-Irlanda e Veriut 1-0

76) 25.05.2010, Podgoricë

Mali i Zi-Shqipëri 0-1

77) 02.06.2010, Tiranë

Shqipëri-Andorrë 1-0

78) 11.08.2010, Durrës

Shqipëria-Uzbekistan 1-0

79) 17.11.2010, Korçë

Shqipëri-Maqedoni 0-0

80) 09.02.2011, Tiranë

Shqipëri-Slloveni 1-2

81) 20.06.2011, Buenos Aires

Argjentinë-Shqipëri 4-0

82) 10.08.2011, Shkodër

Shqipëri-Mali i Zi 3-2

83) 11.11.2011, Tiranë

Shqipëri-Azerbajxhan 0-1

84) 15.11.2011, Prilep

Maqedoni-Shqipëri 0-0

85) 29.02.2012, Tbilisi

Gjeorgji-Shqipëri 2-1

86) 22.05.2012, Madrid

Katar-Shqipëri 1-2

87) 27.05.2012, Stamboll

Iran-Shqipëri 0-1

88) 15.08.2012, Tiranë

Shqipëri-Moldavi 0-0

89) 14.11.2012, Gjenevë

Kamerun-Shqipëri 0-0

90) 06.02.2013, Tiranë

Shqipëri-Gjeorgji 1-2

91) 26.03.2013, Tiranë

Shqipëri-Lituani 4-1