“80-milionëshi” Morata, të martën në ndeshjen e parë me Chelsea ndaj Bayern Munich

569
Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata do të luajë ndeshjen e parë me Chelsea të martën për International Champions Cup në Singapor ndaj Bayern Munich të Carlo Ancelotti.
Kjo është bërë e ditur nga trajneri Antonio Conte në konferencën e shtypit, duke shtuar se sulmuesi spanjoll nuk do ta nisë ndeshjen si titullar, pasi “ai është bashkuar me grupin vetëm dje”.
Pas transferimit te Celsi, kampionët e Anglisë në fuqi, për pesë vjet për 80 milionë euro, sulmuesi spanjoll, Alvaro Morata, ka deklaruar se “jam shumë i kënaqur që jam këtu. Është një emocion i papërshkruar që të jesh pjesë e një klubi të madh. Do të punoj me impenjim maksimal për të shenuar sa më shumë gola, që ekipi të fitojë të gjitha trofetë e mundshme”, ka theksuar sulmuesi 24-vjecar.
Sigal