8 yjet e kombëtares sonë që janë pjesë e merakatos

436
Tetë lojtarë të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare pritet që të zyrtarizojnë transferimet në skuadrat e reja në ditët në vazhdim. Duke nisur nga kapiteni Lorik Cana, mbrojtësit Elseid Hysaj, Andi Lila e Arlind Ajeti, mesfushorët Taulant Xhaka, Migjen Basha e Ledian Memushaj, si dhe sulmuesi Hamdi Salihi janë aktualisht në merkato. 
Cana pritet të zgjedhë mes Shalkes, Olimpikut të Marsejës dhe Nju Jork Sitit, ndërsa Hysaj duket shumë pranë Napolit, edhe pse Fiorentina ka shfaqur një interesim të herpashershëm. Lila, i cili është larguar nga Parma për shkak të falimentimit të klubit, është futur në bisedime me Karpin, skuadër e sapo ngjitur në Serinë A. 
Mbrojtësi Arlind Ajeti, sipas të rejave më të fundit është thuajse i larguar nga Bazeli dhe pritet të transferohet në një tjetër skuadër zvicerane. Xhaka po ashtu është më shumë pranë kalimit tek Fiorentina, teksa mbetet vetëm akordi mes dy klubeve: Bazelit që ka kartonin dhe italianëve. Ndërkohë, Basha do të largohet nga Torino dhe sytë e tij janë kthyer drejt klubeve Zviceran dhe Francez.
Sigal