70 studentë serbë do të jenë në ndeshja e 8 tetorit

404
Ilir Shulku, sekretari i Përgjithshëm në FSHF, ka konfirmuar se do të ketë edhe 70 studentë serbë të pranishëm në tribunën qendrore. “Është një marrëveshje mes qeverisë shqiptare dhe asaj serbe. Do të vijnë rreth 70 studentë serbë, të cilët do të akomodohen në familjet e studentëve shqiptarë dhe në ditën e ndeshjes do të jenë bashkë në stadium për të ndjekur takimin. Kuptohet që kjo është diçka sensibilizuese, mjaft e mirë dhe pozitive për një frymë bashkëpunimi e ‘fair play’, të cilën ne ua kërkojmë të gjithë tifozëve dhe njerëzve të pranishëm në stadium”, është shprehur Shulku në lidhje me këtë çështje.
Sigal